Qigong--fiskultura e trurit, trupit dhe shpirtit

2017-03-30 21:29:22 CRI Komenti juaj Printoni

Qigong është një sistem gjithëpërfshirës i lëvizjeve të trupit, me frymëmarrjen, meditimin, si dhe spiritualitetin në formën e artit marcial. Me rrënjët në mjekësinë tradicionale kineze, filozofinë dhe artet marciale qigong konsiderohet si një ushtrim për kultivimin e balancimit "chi", që mund të përkthehet si "energji e jetës".

Fjala "Qigong" është e përbërë në kinezisht nga "chi" që është energji e jetës, në harmoni me të gjithë universin. Ndërsa fjala e dytë "gong" do të thotë përmbushje, ose vënie në praktikë. Pra të dyja fjalët së bashku mund të shpjegohen si energji e kultivuar. Kjo praktikë përdoret tradicionalisht nga kinezët për rritjen e energjisë fizike dhe mendore si dhe për të ruajtur forcën e shëndetit.

Master Mingtong Gu, thotë se;

"Chi është energjia e jetës që ruan dhe mbron të gjithë jetën, mbështjell trupin, ushqen zemrën, trurin dhe të gjithë organet dhe të gjitha qelizat e trupit dhe të gjithë gjallesat që na rrethojnë. Çdo energji është pjesë e Chi, që është termi kinez për përshkrimin e energjisë së jetës së të gjithë universit".

Praktika Qigong mund të konsiderohet si art marcial, mjekësor dhe shpirtëror. Të tre përbërësit përfshijnë qëndrimin trupor, në lëvizje apo të ndaluar, teknikën e frymëmarrjes dhe përqëndrimin e mendjes.

Disa praktika shërbejnë për rritjen e chi-së, pra të energjisë. Praktikat variojnë nga ato të lëvizjeve të lehta siç është Tai Chi deri tek ato të lëvizjeve më të forta të jashtme siç është Kung Fu. Megjithatë lëvizjet e lehta dhe plot hijeshi të formave të Qigongunt mund të përshtaten për çdo moshë dhe formë trupore.

Qigong sipas mjekësisë tradicionale kineze është një praktikë me ndikim të madh në shëndetin e njeriut. Shumë ekspertë të shëndeti e këshillojnë praktikimin e Qigong si një formë alternative plotësuese e kurimit të sëmundjeve të ndryshme.

Një pjesë e ushtrimeve të Qigong nuk përfshin sistemin e meridianeve të përdorur gjerësisht nga akupunktura, por i kushton rëndësi të madhe frymëmarrjes dhe lëvizjeve fizike. Lëvizjet e lehta dhe ritmike të Qigong ulin stresin, rrisin energjinë, ndërtojnë staminën dhe forcojnë sistemin imunitar. Por nga studimet e fundit mësojmë se praktikimi i rregullt i Qigong ndikon në përmirësimin e sistemit kardiovaskular, të frymëmarrjes, qarkullimit të gjakur dhe funksioneve tretëse e limfatike të njeriut.

"Sëmundja nuk është gjë tjetër vetëm një bllokim i energjisë, dhe ky bllokim frenon lëvizjen natyrale të energjisë, lëvizje natyrore të jetës dhe kjo prek funksionit tuaj fizik gjithashtu dhe mirëqënien tuaj emocionale. Duke u rilidhur me këtë energji mund të arrini kapacietitn e vetëshërimit. "

Ata që e praktikojnë Qigongun thonë se kjo praktikë ushtrimesh ndihmon për rifitimin e gjallërisë fizike dhe mendore, madje edhe personat e moshuar apo ato që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Studjuesit perëndimorë kanë arritur në përfundimin se praktikimi i Qigong ul tensionin e lartë dhe ndjesinë e rrëzimit te personat e moshuar. Një nga efektet më të rëndësishme të Qigongut është se arrin të ndërthurë vepritmarinë e trupit, të mendjes dhe të shpirtit.

Njerëzit që praktikojnë Qigong ruajnë një trup të shëndetshëm, mendje të qetë dhe shpirt të lumtur.

Kur të tre këto aspekte të njeriut ndërthuren individi e sheh jetën nga një perspective pozitive, gjë që e ndihmon atë në aspektin psikologjik dhe të përballimit të sfidave. Kjo praktikë sjell një stil jetese të balancuar, më shumë harmoni, qëndrueshmëri dhe gëzim te personat që e ushtrojnë atë rregullisht.

Format e Qigong-ut

Ka disa forma të Qigongut, nga më të thjeshtat e deri te më të ndërlikuarat e sfidueset.

Format e ndryshme të Qigong mund të praktikohen nga njerëz të moshave të ndryshme, të formave të ndryshme fizike e deri te atletët profesionistë.

Në Kinë ka kurse të ushtrimit të Qigongut për fëmijë, për të moshuar, pra për çdo grup-moshë.

Meqënëse Qigong mund të ushtrohet nga kushdo dhe kudo nuk nevojiten veshje të veçanta për ushtrimin e kësaj praktike.

Çdo njeri mund ta shtojë stërvitjen Qigong në përditshmërinë e tij. Ajo ndihmon në rritjen e energjisë, të përqëndrimit,në uljen e stresit. Përsa i përket të moshuarve praktikimi i Qigong u përmirëson atyre cilësinë e jetës. Mjaft interesant është praktikimi i Qigongut te grate shtatzëna, pasi i ndihmon ato për ruajtjen e një shëndeti të mirë dhe i ndihmon për një proces më të lehtë të lindjes.

Vitet e fundit, shkencëtarët kinezë dhe ato të huaj kanë bërë shumë kërkime shkencore në lidhje me stërvitjen qigong. H. Benson i Institutit të Mjekësisë pranë Universitetit të Harvardit është marrë gjithmonë me kërkime shkencore lidhur me efektet që ka stërvitja qigong ndaj hipertensionit. Nga një studim të bërë në mesin e ushtruesve të kësaj praktike, ai zbuloi se megjithëse tensioni i tyre i gjakut nuk pati rënie, sasia e medikamenteve që ata trajtoheshin u

pakësua në mënyrë të ndjeshme.

Fondacioni i Rokfelerit, në Nju-Jork, e mjekon hipertensionin me qigong. Nga një eksperiment të kohëve të fundit morën pjesë 500 pacientë me probleme me hipertensionin dhe pas 6 muajsh, mbi 75 për qind e tyre patën përmirësim të dukshëm. Nga kërkimet studimore ka rezultuar se stërvitja me Qigong mund të çojë në një relaksim të trupit duke ulur presionin e gjakut.

Përvoja dhe kërkimet bazë studimore kanë treguar se stërvitja me ushtrimet qigong mund të luajë rol rregullues në funksionimin e disa organeve të brendshme të trupit;

Gjithashtu, trajtimi me qigong ka efekte të sigurta për uljen dhe stabilizimin e tensionit dhe stërvitja për një kohë të gjatë mund të parandalojë problemet në disa pjesë apo organe trupore si zemra, enët e gjakut etj. Një institut mjekësor në Shangai ka realizuar një eksperiment, duke i grupuar

204 pacientë që vuanin nga hipertensioni, por që ushtronin Qigong, dhe një një grup pacientësh të zakonshëm. Në grupin e Qigong-ut ishin 104 të sëmurë dhe në grupin tjetër, 100 pacientë. Të gjithë të sëmurët përdornin të njëjtën sasi medikamentesh për uljen e tensionit. Pacientët e të dyja grupeve kishin pothuajse të njëjtat karakteristika si moshë, seks, profesion, historinë e sëmundjes dhe nivelin e tensionit të gjakut. Ekspertët e fushës i kanë vëzhguar

për disa vjet këta dy grupe dhe kanë dalë në përfundim se në grupin e Qigong-ut shkalla e vdekshmërisë është 17.3, kurse në grupin tjetër ishte afro sa dyfishi.

Mrekulli