Oriz i skuqur me karkaleca deti

2017-03-22 10:44:49 CRI Komenti juaj Printoni

Orizi i skuqur (炒饭) dhe makaronat chow mein (炒面) janë ndoshta dy tipet e gatimeve më kryesore në Kinë.

Për të bërë pilaf me karkaleca ju nevojiten:

 

6 tasa me oriz të gatuar

2 vezë të mëdha të rrahura

2 lugë vaj vegjetal

2 lugë proshutë të prerë hollë

8-10 karkalecë të qëruar

1/2 gotë me bizele

1/2 gotë me karota të grira imët ose në kubikë

Pak kripë

1/4 lugë kafeje piper i bardhe

1 lugë salcë soje

2 qepë të njoma të grira hollë

Përgatitja:

-Nxehni 1 lugë vaj në tigan me bazë të thellë dhe skuqni bizelet dhe më pas karotat derisa të zbuten.

-Nxehni një lugë vaji në tigan dhe skuqni karkalecat derisa tëzbuten dhe më pas hiqini nga tigani dhe lërini mënjanë.

-Shtoni një lugë vaj për skuqje dhe më pas hidhni vezën e rrahur dhe orizin dhe përziejini mirë së bashku

-Më pas shtoni bizelet, karotat, proshutën dhe karkalecët, salcën e sojës, pak kripë dhe piperin e bardhë. Kavardisini mirë të gjitha së bashku.

-Në fund shtoni qepën e njomë dhe lërini të skuqen për 30 sekonda.

Shërbejeni të ngrohtë!

Mrekulli
Lajmet Kryesore