Prirjet ushqimore në 2017-n

2017-03-03 11:33:51 CRI Komenti juaj Printoni

1. Perimet në qendër të pjatës

Në një botë ku shumë ngjasojnë me maratonomakët dhe gjëja e parë që na shkon në mëndje është të hamë ushqim të shpejtë e më pas ndeshemi me problemet e peshës së tepërt dhe sëmundjeve të ndryshme, është shumë e rëndësishme të hamë më shumë perime apo lloje të ndryshme sallate.

Nga studimet dhe sondazhet e shumta shumica ka pranuar se duhet të hanë më shumë sallatë në 2017-n dhe më pak fast-food apo karbohidrate për të ruajtur shëndetin, pse jo edhe linjat. Shumë trajnerë fitnesi ia atribuojnë pjesën më të madhe të dobësimit ushqimit të shëndetshëm dhe dietave, dhe më pak ushtrimeve në palestër. E thënë shqip, palestra është një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe e shoqëruar me dietën do të ndihmojë në fitoren e betejës kundër dhjamit.

2. Më pak ushqim të çuar dëm

Franca është bërë vendi i parë në botë që ndalon supermarketet të hedhin ose të shkatërrojnë ushqimet e pashitura, duke i detyruar që ti dhurojnë për bamirësi në bankat e ushqimit.

Ndërkohë, sipas numrit të banorëve, Maqedonia është në listën e dhjetë vendeve të botës, e vendosur në vendin e shtatë dhe të tetë që hedh më shumë ushqim.

Sipas studimeve të deri tanishmem tani për tani SHBA hedh ushqim më tepërt, ndërkohë që në Siri apo dhe në vende të tjera fëmijët kanë mungesa ushqimi.

3. Tavolina e vitit me ushqime BIO dhe kuzhinë tradicionale

Pothuajse në çdo vend të botës kuzhina tradicionale është mbretëresha e gjithë pasurive. Jo më kot thonë se :"Rruga e dashurisë kalon përmes stomakut"dhe për të lënë një shije sa më të mirë, si në stomak po ashtu edhe në mendje, konsumoni më shumë kuzhinë vendase, ku përdoren prodhime të freskëta blegtorale të kopeve që rriten nëpër malet buzë detit.

Kërkesa për ushqimet BIO po shtohet gjithnjë e më tepër dhe të gjithë ne tregohemi gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj shëndetit tonë dhe ushqimeve që përdorim.

Të ushqehesh bio është diçka më shumë sesa një mënyrë e të ushqyerit: është një stil jetese, një impenjim për veten e për planetin, një provë dashurie për trupin e mirëqënien tonë.

Mund të quhen bio vetëm ushqimet dhe produktet që mbajnë vulën "Bujqësi Biologjike", e kontrolluar në mënyrë të rreptë nga autoritetet kompetente. Kjo markë vërteton që prodhimi i këtyre produkteve vjen nga praktikat e kultivimit dhe mbarështimit që respektojnë ambientin dhe shëndetin e njerëzve e të kafshëve.

Frutat, perimet dhe drithërat vijnë nga fara pa OMGJ ( organizma të modifikuar gjenetikisht) dhe janë të kultivuara pa pesticide e kimikate. Bujqësia Në të njëjtën mënyrë, mishi, peshku, vezët dhe qumështi vijnë nga stallat në të cilat është i ndaluar përdorimi i hormoneve të rritjes dhe tagjia jo biologjike e kafshëve. Antibiotikët përdoren në mënyrë të arsyeshme dhe kafshët duhet të kenë hapësirë të mjaftueshme për të jetuar në mënyrë dinjitoze.

Përsa u përket produkteve të transformuara ( djathërat, biskotat, gjellë të gatshme), duhet të përbëhen të paktën 95% nga përbërës që vijnë nga bujqësia biologjike. Nuk përmbajnë as OMGJ, as kimikate dhe as shtesa ushqimore apo konservues.

Ndërgjegjësimi për ruajtjen e shëndetit duket se është në qendër të vitit 2017 duke u ushqyer pa substanca toksike, pa OMGJ, mbeturina organike dhe antiparazitarë: Ushqimet BIO kanë më shumë vlera ushqyese. Nga pjesa më e madhe e studimeve të fundit, rezulton se ushqimet biologjike sjellin një sasi më të madhe mikroushqyesish, pra patatet, domatet, pjeshkët, sallata, lakra, spinaqi… përmbajnë pak më shumë vitaminë C, magnez, hekur. Mishi , peshku, bulmetrat janë më të pasur me Omega 3.

4. Harrojeni birrën dhe verën, pija e së ardhmes është prej orizi

Në tregun e pijeve alkoolike në Kinë bëhet fjalë për tjetër gjë, e ngjashme me pijen e vjetër alkoolike.

Vera e orizit të verdhë, që zakonisht njihet si keku i lëngët, daton 3 mijë vjet më parë në dinastinë Shang. Ajo është pija alkoolike që po shitet në masë në Kinë, me një volum në rritje që vetëm vitin e kaluar është vlerësuar 8%, sipas China International Capital Corp.

Bloomberg raporton se me rënien e shitjeve të birrës dhe verës, vera e orizit të verdhë ka pësuar një rritje të ndjeshme në 2016. Ajo është më pak alkoolike se rakia baijiu.

Por përveç kësaj kjo pije shihet dhe si mjaft ushqyese, prandaj quhet keku i lëngët, pasi përmban tetë lloje aminoacidesh thelbësore. Kjo pije ka më pak se 20 për qind alkool dhe bëhet nga uji, drithërat si orizi, mel, grurë dhe kultura të tjera.

Ndërsa ndër ushqimet që nuk duhet të konsumohen në vitin 2017 sipas specialistëve të ushqimit nga e gjithë bota janë sheqeri, i cili është rrënja e shumë sëmundjeve përfshi diabetin dhe kancerin. Po ashtu mishi i kuq dhe qumështi, pasi këto dy produkte janë sa të mira po aq dhe të këqija. OBSH-ja ka deklaruar se një nga faktorët që sjell kancerin është qumështi dhe mishi është shkaktari i problemeve kardiovaskulare.

Pijet me ëmbëlsues dhe ngjyrues

Këto pije përmbajnë sheqer në sasi të madhe prandaj nuk duhet të konsumohen në sasi të tepërta. Ato janë të dëmshme për trupin, në vend të këtyre pijeve konsumoni ujin.

Mrekulli