Lulelakër e skuqur

2017-02-17 14:46:55 CRI Komenti juaj Printoni

Salca Kung Pao është një salcë shumë e njohur kineze që përdoret për skuqje dhe e ka origjinën nga kuzhina e Sichuanit. Pa harruar dhe pulën Kung Pao, një gatim i cili është cilësuar si më i pëlqyeri nga të huajt në Kinë. Kjo salcë mund të përdoret me shumë përbërës përfshi kërpudhat, karkalecët, tofu dhe rrënjë lotusi.

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Racione: 2

Përbërësit

1 kokë lulelakër e ndarë në lule të vogla

2 lugë qepë të gatuara

1 spec jeshil të prerë në copa

1 spec të kuq (të embël) të prerë në copa

1 fije presh të prerë në copa në trashësinë 2cm

3 thelpinj hudhra, të grira imët

1 copë e vogël xhenxhefili

1/2 gotë me kikirikë të pjekur

1 lugë kafeje piper të kuq

Për salcën

1/2 lugë salcë soje e errët

1 lugë salcë soje e lehtë

1 lugë çaji kripë

1 lugë gjelle niseshte

1 lugë gjelle uthull

2 lugë ujë

1/2 lugë çaji sheqer

Përgatitja

Priteni lulelakrën në copa më të vogla.

Në një tas të vogël, përziejini të gjithë përbërësit për salcën për skuqje dhe lëreni mënjanë.

Nxehni pak vaj gatimi dhe skuqni hudhrën, xhenxhefilin, preshin, piperin dhe kavardisini deri sa të marri aromë të këndshme. Hidheni lulelakrën brenda dhe skuqeni për 1-2 minuta derisa lulet të zbuten.

Përziejini salcën që kishim lënë mënjanë në fillim dhe hidheni në tigan.

Shtoni specat e kuq dhe mbulojeni lulelakrën me kërë salcë duke e përzjerë.

Shtoni kikirikët e pjekur dhe qepën. Përziejini mire dhe shërbejeni të ngrohtë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore