Si ta largoni mykun nga thonjtë

2017-02-17 14:30:59 CRI Komenti juaj Printoni

Myku në thonj, i njohur gjithashtu si onychomycosis, është një problem shumë i njohur. Simptomat më kryesore janë infamimi, enjtja, trashja apo çarja e thoit. Zakonisht nuk ka dhimbje, deri në momentin kur nuk është përhapur infeksioni.

Myku përhapet në disa kushte, përfshi nivele të çekuilibriara të pehashit të lëkurës, dobësimit të sistemit imunitar, qëndrim i gjatë në lagështi, mbajtje e këpucëve për një kohë të gjatë, e kështu djersiten këmbët dhe çorapet, higjena e varfër dhe diabeti.

Nëse lihet pa u kuruar, myku i këmbëve mund të shkaktojë çarje të thoit në shtresa madje mund të çojë në zhdukje totale të thoit. Lajmi I mire është se myku i thoit është i kurueshëm dhe mund të përdoren metoda të pakushtueshme. Ka shumë kura popullore që mund t'i realizoni në kushtet e shtëpisë për ta larguar këtë problem për një ose dy muaj.

Ja si mund ta bëni këtë...

1.Uthull molle

Uthulla e mollës është acidike dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të mykut tek thonjtë. Po ashtu uthulla vret bakteriet dhe mykun.

Përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës me ujin. Futuni thonjtë në të për 30 minuta në ditë. Pas kësaj thajini mirë duart apo këmbët. Nëse do ta përdorni këtë metodë për disa javë do të shihni ndryshim të madh.

2. Sodë buke

Soda e bukës gjendet në kuzhinat e çdo amvise dhe mund të përdoret edhe për të kuruar mykun e thojve si dhe do të neutralizojë erën e keqe të këmbëve.

Shtoni gjysmë filxhani sodë buke, çerek filxhani me peroksid hidrogjeni 3% dhe gjysmë filxhani kripë deti në 4 filxhanë ujë të ngrohtë. Përziejini mire së bashku dhe më pas shtoni çerek filxhani uthull të basrdhë.

Zhytini këmbët apo duart në përbërje për 10 minuta.

Më pas shplajini me ujë të pastër dhe thajini mire me peshqir. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për disa javë.

3. Vaj rigoni

Vaji i rigonit ka veti antiseptike, antibakteriale, antiparazitike, antivirale, dhe kundër mykut. Kjo e bën këtë vaj një trajtues efektiv për mykun e thojve

Përzieni dy pika vaj rigoni me një lugë vaj ulliri.

Aplikojeni këtë përzierje në zonën e prekur.

Lëreni të paktën 30 minuta.

Më pas shplajini duart apo këmbët dhe thajini mirë.

Përsëriteni këtë dy herë në ditë për tri javë.

4. Listerinë

Listerina vret bakteriet në gojë, mund të vrasë dhe bakteriet në thua. Ajo përmban alkool dhe përbërës të tjerë të cilat së bashku mudn të veprojnë si antiseptik i forte për të vrarë bakteriet e dëmshme dhe kërpudhat.

Në një enë hidhni listerinë dhe uthull të bardhë nësasi të barabarta. Fusni pjesët e prekura dhe lërini për 30 minuta. Fërkoni thonjtë butësisht

Shplajini dhe thajini mirë.

Përsëriteni këtë metodë një apo dy here në javë derisa të pastrohet infeksioni.

5. Hudhër

Hudhra quhet ndryshe dhe antibiotiku natyror. Ajo përmban një substancë që quhet alicinë dhe ajoene që kanë veti të luftojnë mykun.

Për të trajtuar mykun e thonjve tuaj miksoni vaj hudhre me uthull të barhe në sasi të njëjta. Aplikojeni këtë përzierje në zonat e infektuara dhe mbulojeni me një fashë. Lëreni për pakë ndoshta tërë natën. Përsëriteni çdo ditë derisa të largohet infeksioni. (Nëse nuk gjeni vaj hudhre atëherë mund ta përgatisni vetë duke skuqur dy thelpinj hudhra në dy lugë vaj ulliri. Më pas kullojin vajin. Lëreni të ftohet). Mund të hani dhe 1-2 thelpinj hudhra në ditë.

6. Lëng limoni

Lëngu i limonit ka si veti antiseptike, po ashtu lufton edhe mykun. Acidi citrik tek lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mykut në thua.

Aplikoni lëng të freskët limoni në zonën e infektuar. Lëreni për rreth 30 minuta përpara se ta shplani me ujë të ngrohtë.

Një tjetër mënyrë është të miksoni sasi të njejta të lëngut të limonit me vaj ulliri dhe të masazhonizonën e infektuar. Lëreni për pak orë para se ta shplani. Vaji i ullirit do t'ju ybusë lëkurën, ndërkohë që lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mëtejshme të mykut.

Përdorni këto metoda çdo ditë për mbi një muaj ose më gjatë derisa të shihni rezultate pozitive.

Mrekulli