Mbretëresha e lakrave në tavolinat shqiptare

2017-02-13 11:40:32 CRI Komenti juaj Printoni

Lakra e vogël e njohur si Lakra e Brukselit, që rritet në Mesdhe, e njohur për vlerat ushqimore, ka nisur të kultivohen së fundmi edhe në Shqipëri, kryesisht në Lushnje dhe Divjakë dhe serviret edhe në restorante.

Bashkë me rukolën dhe finokun, lakrat e Brukselit po shihen si shumë interesante nga fermerët dhe konsumatorët.

Lakra e Brukselit është një ndër lakrat më të dobishme dhe të shëndetshme për trupin tonë, pasi kjo lakër ka vlera ushqyese më shumë se çdo lakër tjetër. Përmbajtja e tyre me proteina është me e lartë se 4%, hydrate të karbonit rreth 7,5%, yndyrë 0,5% . Është e pasur me vitamina A, B1, B2, C dhe me materie minerale (potasium, kalium, hekuri, magnez, bakri, sulfur). Shfrytëzohet si e freskët dhe në gjellëra të ndryshme.

Lakrat a Brukselit ka një nivel më të lartë proteinash më shumë se në te gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale, që i bëjnë këto kokrra të vogla, të nevojshme për tryezën tonë.

Lakra e vogël mbron ADN-në shkruan agbroweb, ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike. Mbështet sistemin kardiovaskular Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës. Ajo është burim i pasur fibrash dhe vitaminash. Lakra e vogël përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në proçesin e detoksifikimit.

Lakra është e pasur me veti ushqyese dhe me pak kalori. Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Lakra përmban Vitamina A, vitaminë C, vitaminë E, dhe Vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e energjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant. Së fundi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur lëkurën pasi është një antioksidant me yndyra të ngopura.

Lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi. P.sh mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me mishin e dhëmbëve dhe rënie imuniteti. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe trupi është më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Lakra siguron një sasi të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shumë Vitamina C se portokalli. Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e këshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshëm.

Ajo është e dobishme në trajtimin e depresionit, ulcerave, kancerit të zorrëve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një tjetër mangësi në të cilën lakra mund të ndihmojë është edhe mangësia e ushqimit të fortë. Ushqimi i fortë, i njohur ndryshe si fije dietetike, është pjesë e bimëve që nuk është në gjendje që të tretet. Ai mban ujë dhe përmirëson funksionin e zorrëve. Mungesa e fijeve dietetike në ushqime mund të çojë në kapsllëk. Kapsllëku është shkaku kryesor i sëmundjeve të tilla si dhembje koke, ulcera në stomak, tretje, kanceri i zorrëve, si dhe shumë probleme të tjera. Lakra është e pasur me fije dietetike. Ky është ushqim shumë i mirë për t'u ngrënë, n.q.s ju vuani nga kapsllëku.

Një mangësi në squfur mund të çojë në një sistem imunitar të dobësuar të trupit, është më pak efikas në luftimin e infeksioneve kur kjo mungon. Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në shërimin e plagëve. Squfuri është një tjetër lëndë ushqyese që është e rëndësishme në shërimin e ulcerave në stomak.

Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit, reumatizëm dhe disa probleme të lëkurës,të tilla si ekzema. Lakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur te trurit. Jodi është e vështirë për të gjetur në ushqime. Lakër gjithashtu ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht. Vetitë shëndetësore të lakrës janë të shumta, jo vetëm duke ndihmuar me disa sëmundje, por edhe duke ndihmuar për të ngadalësuar procesin e plakjes. Lakra është padyshim një ushqim që duhet të jetë i shtuar në listën tuaj ushqimore

Shumë njerëz nuk i dinë përfitimet e perimeve në përgjithësi. Por, studimet e fundit tregojnë se perimet, e sidomos lakra, ju ndihmojnë edhe në fertilitet.

Neema Savvides, terapeute e vlerave ushqyese në Qendrën për Fertilitet "Harley Street", thotë se shtimi i konsumimit të lakrave mund të luaj rol të madh në fertilitet.

"Besoni ose jo, ky perim i vogël i gjelbër është një superushqim për bërjen e bebeve. Së pari, ato janë plot me acid folik, shumë i rëndësishëm për shtimin e fertilitetit si tek meshkujt, ashtu edhe femrat. Ky burim i pasur me vitamina rrit edhe nivelet e spermës dhe ndihmon rregullimin e mitrës me vlerat e duhura ushqyese duke rritur mundësitë e mbijetesës së spermës", thotë ajo.

"Një përfitim tjetër i këtij ushqimi të pasur me acid folik është se ndihmon në uljen e rrezikut të lindjeve të hershme dhe defekteve në lindje", shton Savvides.

Lakrat e Brukselit përmbajnë edhe një fitonutritient të quajtur di-indolylmethane, i cili ndihmon femrat të absorbojnë nivele të balancuara të estrogjenit hormonal.

Kjo lakër gjithashtu mendohet se ul nivelet e kolesterolit dhe ka veçori anti-inflamatore.

Lakra mundet ta përmirësojnë pasqyrën e gjakut, ta zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të inflamacionit. Këto janë mënyrat në të cilat mund ta përdorni lakrën si ilaç natyral.

1. Nëse pini një gotë ose dy gota me lëng të freskët nga lakra e papërpunuar për çdo ditë, mund ta zgjidhni problemin me diarrenë ose me inflamacionin e zorrëve. Tri gota me lëng të freskët të lakrës në ditë janë ilaçi më i mirë për ulcerë në lukth.

2. Për shkak të sasisë së madhe të kripërave minerale, vitaminave dhe klorofilit, u rekomandohet personave anemikë që ta hanë të papërpunuar ose të përgatitur në avull, si dhe që për çdo ditë t'i pinë dy gota me lëng të shtrydhur.

3. Dhimbjet e kokës së shkaktuara nga dehja e një nate më parë mund të zbutet me pirjen e 2 deri në 4 decilitrave me lëng të lakrës turshi në lukth të zbrazët.

4. karakteristikat shëruese të lakrës janë shumë të njohura kur bëhet fjalë për plagët. Fletët jeshile lahen në ujë dhe fshihen, me thikë mënjanohen koçanët, ndërsa fletët rrafshohen me shishe, si dhe priten me madhësi të nevojshme. Para se të vendosen në plagë ose në vendin ku keni dhimbje, ngrohen ngadalë në furrë ose më hekur për hekurosje. Plaga mbulohet me fletët e lakrës. Në fillim fletët ndërrohen çdo dy orë, e më pas çdo katër orë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore