Të gjelbrat e shëndetit

2017-01-26 17:10:44 CRI Komenti juaj Printoni

Bizelet, multivitaminat e vogla

Termi "bizele" e ka origjinën nga latinishtja "pisum". Bizelet bëjnë pjesë në familjen e legumeve, së bashku me thjerrzat, qiqrat dhe fasulet.

Bizelet përmbajnë vitaminat A, B1, B6, C, dhe vitaminën K, e njohur për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe kundër mpiksjeve të gjakut. Përmbajnë sasi të lartë fibrash dhe fare kolesterol, bizelet janë perime që përmbajnë proteina.

Ato ndihmojnë në rrëzimin e kileve të tepërta: Meqënëse bizelet kanë pak kalori dhe zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra, ndihmojnë në humbjen e peshës. Sidomos fibrat tek bizelet bëjnë që të kemi ndjesinë e ngopjes për një kohë më gjatë.

Për shëndetin e zemrës: Niacina ndihmon në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.

Për sistemin digjestiv: Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit.Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin digjestiv nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë.

Kundër kancerit në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.

Për kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtuar nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.

Mbrojnë kundër sëmundjeve të trurit: Përmbajtja e hekurit tek biezelet luftojnë aneminë.

Kundër depresionit: Antioksidantët dhe folatettek biezelet kanë një impakt tepër pozitiv në shëndetin mendor dhe ulin riksun për depresion.

Forcon imunitetin: Bizelet janë një burim i mirë i vitaminës C, që mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bizelet janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium, zink, bakër, manganese etj. që forcojnë sistemin imunitar.

Brokoli, arma e fortë kundër kancerit të gjirit

Brokoli është edhe një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet e mëparshme kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi.

Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat jane shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë.

Brokoli është dhe një detoksifikues i shkëlqyer.

Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe ndihmuar në largimin e problemeve si artrit, reumatizëm, sëmundjet e lëkurës si ekzema, psoriasis etj.

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të rregullojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut. Magnezi dhe vitaminat e pranishme tek brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi.

Brokoli është i vlefshëm edhe për lëkurën. Për të gjithë ata që duan të kenë një lëkurë me shkëlqim duhet të konsumojnë brokoli pasi ai përmban betakaroten ,vitaminës C dhe kompleksin e vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkëlqim lëkurës dhe flokëve dhe rinon indet e lëkurës), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega-3, aminoacideve dhe folateve te pranishëm tek brokoli.

Shpargu, perimja e mbretërve

Shpargu është një bimë që ka veti të mëdha për shëndetin. Prania e lartë e vlerave ushqyese si vitamina K, A B, C folate, po ashtu edhe flavonoide, kuercetinë, rutin, etj, e bëjnë këtë bimë një thesar për shëndetin.

Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe minderalet si zink, selenium etj .

Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.

Një nga perimet "top" për tretjen

Shpargu ka veti tepër të mëdha për tretjen pasi ai përmban inulinë, e cila përdoret për të përmirësuar tretjen dhe është e përshtatshme për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina.

I mirë për shëndetin e zemrës dhe rregullimin e sheqerit në gjak

Nga studimet ka rezultuar se asparagusi redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare si dhe parandalon diabetin e tipit 2.

Përmbajtja e vitaminës B e bën këtë perime një burim të shkëlqyer të acidit folik, vitaminës B1, B2, B3 dhe B6. Ai përmabn gjithashtu biotinë, dhe acid pantothenic. Grupi i vitaminave B luan një rol të rëndësishëm në metabolizmine sheqerit dhe brumërave, të cilat janë të rrezikshme për diabetin.

Për shkak të përmbajtjes së fortë anti- inflamatore dhe antioksidante asparagu redukton rrezikun e prekjes nga kanceri. Janë kryer shumë studime tek minjtë dhe ka rezultuar se shpargu sjell përfitime kundër-kancerit. Për këtë organizatat shëndetësore e rekomandojnë shpargun si një perime që duhet të konsumohet çdo ditë.

Spinaqi, perimja e të "fortëve"

Kjo perime me ngjyrën e theksuar të gjelbër ofron më shumë vlera ushqimore se çdo ushqim tjetër. Edhe pse mund ta blini gjatë tërë vitit, sezoni i saj zgjat prej marsit deri në maj dhe prej shtatorit deri në tetor, kur është më e freskët dhe me shije më të mirë.

Spinaqi është një perime e mrekullueshme për ruajtjen e linjave.

Një filxhan me spinaq përmban rreth 20 për qind fibra dietike, që ndihmojnë funksionin e tretjes, parandalojnë kapsllëkun dhe mbajnë të ulët nivelin e sheqerit në gjak.

Në luftë kundër kancerit

Studimet kanë zbuluar se spinaqi ul riskun e prekjes nga kanceri me 34 për qind. Vitaminat A dhe C, fibrat, acidi folik, magnezi dhe 13 flavonoide të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër kancerit, veçanërisht atij të zorrës së trashë, mushkërive dhe të gjirit, ndërsa është dëshmuar se është jashtëzakonisht efikas në parandalimin e kancerit agresiv të prostatës.

Antioksidues natyral

Vitamina C dhe E, beta-karotina, magnezi dhe zinku që përmban spinaqi, shërbejnë si antioksidues të fortë që luftojnë kundër osteoporozës, arteriosklerozës dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Spinaqi është i pasur me kalium dhe ka pak natrium, ndërsa raporti i sasive të mineraleve të përmendura është i rëndësishëm për shtypjen e gjakut, sepse kaliumi e ulë, e natriumi e rrit. Acidi folik, të cilin e përmban gjithashtu, ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe relakson enët e gjakut, gjë me të cilën e mban një qarkullim të duhur të gjakut.

Spinaqi është i mbushur me luteinë, e cila përbën një pjesë të madhe të pigmentit të syve. Si antioksidues ka veprim të fortë mbrojtës në makulë. Megjithatë, me kalimin e viteve reduktohet sasia e luteinës në molekulë dhe për këtë arsye spinaqi mund të jetë i një dobie të madhe për mbrojtje të shikimit. Ai është, gjithashtu, i pasur me vitaminë A, që e bën të dobishëm nëse keni shikim të dobët. Pirja e lëngut të spinaqit dy herë në ditë mund të ndihmojë në zgjidhjen e atij problemi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore