Uji orizit, një nga sekretet e bukurisë kineze 12 janar

2017-01-13 20:55:19 CRI Komenti juaj Printoni

Për mijëra vite gratë në Azi, sidomos në Kinë, kanë përdorur ujë orizi si një mënyrë për të pastruar lëkurën dhe shkëlqyer flokët. Uji orizit përmban vitamina të tilla si: B1, C, E, si dhe minerale, të cilat së bashku forcojnë lëkurën dhe e bëjnë të duket më e re dhe më e butë. Pastrimi i lëkurës me ujë orizi ofron mbrojtje edhe nga dielli。

Përveç përparësive ushqyese dhe shëndetësore, orizi ka edhe anën kozmetike, kështu që është pjesë përbërëse e shumë preparateve kozmetike.

Për ta përgatitur: Hidhni në një tas një filnxhan orizi të bardhë dhe mbulojeni me ujë.Lëreni për 1 orë në qetësi. Kjo hohë nevojitet që mineralet të depertojnë në ujë, duke krijuar një larës fytyre natyral për lëkurën tuaj. Më pas këtë ujë vendoseni në një kavanoz qelqi.

Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje para se të shkoni për të fjetur në fytyrë me një pambuk. Mos harroni të përdorni tonikun i cili rregullon ekuilibrin e pehashit të lëkurës.

Pini ujë orizi

Uji i orizit mund edhe të pihet. Ai sjell shumë përfitime shëndetësore pasi është një burim i mirë energjie, i pasur me karbohidrate.

Trupit të njeriut i duhen karbohidrate për energji, prandaj një gotë me ujë orizi në mëngjes është mënyrë e mirë për të filluar ditën.

Me ta pirë këtë ujë do të ndiheni të relaksuar dhe me energji.

Ky ujë parandalon kapsllëkun, pasi ai është i pasur me fibra dhe nxit zhvillimin e baktereve të mira (probiotikëve) në stomak.

Uji i orizit si tonik

Orizi dhe uji janë gjërat që ju nevojiten që vetë ta përgatitni një përzierje për fytyrën, por edhe për flokët. Larja e fytyrës me ujin, në të cilin është zier orizi, lëkurën e bën më të butë dhe mund të shërbejë si zëvendësim i mirë i tonikut. Nëse i lani flokët me ujë të orizit, flokët do të bëhen me një shkëlqim të veçantë. Përgatitja është e thjeshtë. Ujin në të cilin është zier orizi e aplikoni në fytyrë dhe e lini të thahet. Kur të jetë tharë tërësisht lëkura, e fshini me pambuk të zhytur në ujë të distiluar. Ujin e orizit mund ta përdorni për zbukurim të shpejtë të fytyrës dhe për mënjanim të shkëlqimit yndyror të lëkurës,

Për një lëkurë pa puçrra

Nëse e bëni vetë një piling për fytyrë nga orizi, me lehtësi mund t'i hiqni qafe puçrrat ose aknet. Për lëkurë të yndyrshme e bëni një piling nga orizi të kombinuar me kade, sodë të bukës ose qumësht. Ato do ta rregullojnë funksionin natyral të gjëndrave përgjegjëse për sekretim të yndyrës. Fytyra më nuk do të jetë e yndyrshme, por e freskët dhe e shkëlqyer. Për lëkurë shumë të tharë, duhet kombinuar orizin me vaj të ullirit. Vaji i ullirit i hap poret e lëkurës së fytyrës, e për shkak të poreve të mbyllura krijohen problemet me thatësinë. Ndihmon edhe në mënjanimin e qelizave të vdekura. Qelizat e vdekura të lëkurës mund t'i mënjanoni edhe me një piling nga orizi dhe mjalti, e mund ta përdorni për shembull për mënjanim të lëkurës së fortë të thembrave.

Sekreti i bukurisë në maskën nga orizi

Për ta mbajtur lëkurën në një gjendje të përkryer dhe për ta parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës, femrat e Lindjes së Largët përdorin maskë nga orizi. Kjo maskë shëruese për fytyrë me oriz, qumësht dhe mjaltë përgatitet lehtë. Pas përdorimit të saj, lëkura bëhet e butë, e lëmuar dhe e shkëlqyer. Për përgatitjen e maskës japoneze nga orizi i merrni 2-3 lugë me oriz të papërpunuar dhe shtojeni në ujë dhe i ngrohni gradualisht derisa të zbutet orizi. Orizin e zier e kulloni dhe e vendosni në një enë të veçantë. Orizin e zier e shpëlani me ujë dhe ia shtoni një lugë me qumësht të ngrohtë. E përzini mirë dhe ia shtoni më pas një lugë me mjaltë. Maskën e aplikoni në shtresë të trashë në lëkurën e pastruar të fytyrës dhe qafës. Pas gjysmë ore atë e hiqni me kujdes dhe e lani me ujin e orizit të zier. Ajo e hidraton lëkurën e fytyrës.

Orizi është një burim i shkëlqyer i acidit linoleic dhe skualenit, një antioksidant i fuqishëm që nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Skualene gjithashtu mbron lëkurën nga dëmtimet prej rrezeve te diellit, shkaktare për krijimin e rrudhave. Nga ana tjeter, sasia e lartë e gamma oryznol dhe vitamina E ndihmojnë në shëndetin e zemrës dhe uljen e kolesterolit.

Orizi ka aftësi të mrekullueshme edhe per rinimin e lëkurës dhe kjo recetë është e mirë për zbutjen e rrudhave dhe për ta bërë lëkurën të ndritshme.

Maskë me ujë orizi për t'u dukur 10 vjet më e re

•3 luge oriz

•1 lugë qumësht

•1 lugë mjaltë

Pergatitja:

•Pasi te zieni orizin, kullojeni dhe ruajeni veçmas ujin e zierjes.

•Shtoni qumështin e ngrohur tek orizi dhe përziejeni. Pasi ta keni perzierë mirë shtoni mjaltin.

•Aplikoni maskën në fytyrën e pastruar mirë dhe lëreni te thahet. Hiqeni maskën dhe shpëlajeni fytyrën me ujin e orizit.

•Përsëriteni të paktën një herë në javë që të filloni të dalloni ndryshimin në lëkurën tuaj, për t'u dukur 10 vjet më e re.

Mrekulli
Lajmet Kryesore