Xhenseni, bima që rregullon humorin dhe lufton kancerin

2017-01-06 16:12:17 CRI Komenti juaj Printoni

Xhenseni është një bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe ngritjen e energjisë dhe për të luftuar impotencën. Mjekësia kineze e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj.

Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë është është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.

Xhenseni është një ilaç bimor, që luftohet kryesisht për ta luftuar lodhjen, stresin dhe gjendjen e depresionit.

Rrënja e tij është e njohur për vetitë terapeutike dhe shëruese, duke i luftuar çrregullimet psikosomatike.

Ai është i shkëlqyer për mbajtjen në nivele të ulëta stresin, si fizik, ashtu edhe mendor si dhe rrit përqendrimin.

Gjithashtu, xhenseni ndihmon pacientët me kancer afatgjatë, që të luftojnë lodhjen e shkaktuar nga kjo sëmundje.

Nëse keni çrregullim humori apo ndjeheni gjithë kohës të rraskapitur xhenseni është zgjidhja.

Kjo bimë është përdorur që nga lashtësia për një spektër të gjerë sëmundjesh.

Nëse e konsumoni atë në mbrëmje do të flini më qetë si dhe do të nxitet rigjenerimi i hormoneve, në mëngjes do të zgjoheni te rigjallëruar dhe të fortë.

Në fakt, për shkak të aftësisë së saj ripërtëritëse xhenseni nxit pjellorinë dhe vitalitetin. shtë një antioksidant i fuqishëm dhe i mbron qelizat nga stresi oksidativ. Ajo kontribon në shëndetin e lëkurës dhe ka një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular.

Mjekët kinezë thonë se xhenseni forcon sistemin e lodhur nervor që paraqet shenja të paqëndrueshmërisë emocionale dhe stresi. Edhe mjekët në Indi e preferojnë shumë këtë bimë. Nga studimet e tyre ka rezultuar se rrënja e xhenxhefilit korrigjon dëmet e shkaktuara nga stresi dhe me kalimin e kohës zvogëlon ndjenjën e stresit.

Rrit dëshirën seksuale

Ajo përdoret për të rritur potencën seksuale dhe prodhimin e spermës. Studimi i Indian Herbalist P. Paranjpe, botuar në librin e tij "Bimët mjekësore indiane", ka treguar se xhenseni rigjeneron me efektivitet organet riprodhuese dhe përmirëson cilësinë dhe sasinë e spermës dhe qëndrueshmërine seksuale.

Xhenseni këshillohet edhe për fëmijët që kanë lindur prematurë, ata të dobëtit dhe ata që po ndjekin terapi pas operacionit. NMëse pluhurin e rrënjës së xhensenit e hidhni në qumësht për 60 ditë dhe e konsumoni, sidomos fëmijët, atëherë do të ketë rritje të peshës. Për shkak të ndërtimit të muskujve, është e dobishme për atletët për të rritur masën muskulare, formimin e muskujve dhe qendrueshmërinë e tyre.

Ja pse na bën mirë xhenseni

Siguron mbrojtjen e sistemit imunitar

Eliminon efektet e stresit

Përmirëson aftësit e te mësuarit, kujtesës dhe të reagimit me kohë

Zvogëlon ndjenjat e ankthit dhe depresionit,

Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak

Ul kolesterolin

Zvogëlon zhdukjen e qelizave të trurit

Çaji i xhensenit ka gjithashtu veti shumë të mira:

Për problemet me ciklin: Çaji ixhensenit njihet për vetitë e qetësimit. Rekomandohet për të rejat që kanë dhimbje gjatë menstruacioneve ose atyre që kanë stres. Ai gjithashtu minimizon dhimbjet e stomakut si pasojë e ciklit

Për ata që vuajnë nga tensioni i ulët: Çaji i xhensenit është shumë efektiv për ata që kanë tension të ulët. Kjo pije energjike ju mban active dhe në majë të gishtave gjatë gjithë ditës duke ju rritur tensionin e gjakut dhe energjinë.

I bën mirë trurit: Çaji i xhensenit është një pije që vepron si stimulus i qelizave të trurit. Ai përmirëson aftësinë e përqëndrimit dhe të njohjes, këshillohet shumë për studentët dhe gjatë sezonit të provimeve.

Obeziteti: Nëse doni të rrëzoni kilogramët e tepërt, çaji i xhensenit do të ndihmojë në zakonet tuaja të të ngrënit. Kjo bimë ka aftësi në uljen e oreksit. Nëse e konsumoni shpej këtë çaj do të jeni më të dobët pasi ai ju shpejton metabolizmin dhe rrit afëtsinë për djegien e yndyrës.

Kancerin: Xhenseni ka aftësi anti-kanceroze. Studimet kanë treguar se njerëzit që pine çaj prej tij kanë rrezik më të ulët për t'u prekur nga kanceri. Ekspertët e shëndetit na rekomandojnë të pimë më shumë këtë lloj çaji për të shmangur rrezikun e rritjes së kancerit në organizëm.

Si ta përdorim xhensenin?

Xhenseni është cilësuar edhe si bimë magjike për vetitë e shumta që ka. Po si ta prëgatisim atë? Ja disa këshilla.

1. Gatimi në avull

Pasi ta keni pastruar mirë gatuheni në avull për 5 deri në 10 minuta. Priteni në copa të vogla për ta konsumuar më lehtësisht. Shtojin pak mjalt dhe mund ta ruani në frikorifer të mbuluar mirë.

2. Supë me pulë dhe xhensen

Përgatisni një supë të thjeshtë me mish pule sipas dëshirës suaj dhe shtojini xhensen.

3. Bëni çaj xhenseni

Priteni xhensenin në copa të vogla dhe hidhini në një filxhan. Shtoni ujë të nxehtë dhe mbulojeni për 5 minuta ose dhe për më shumë, kjo varet nga preferenca e gjithësecilit. Mund të përdorin dhe xhensen pluhur për të bërë çajin

Mrekulli
Lajmet Kryesore