Kuzhina e Shandong-ut, një shije origjinale e Kinës

2017-01-05 15:48:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kuzhina e Shandong-ut ka një ndikim të jashtëzakonshëm në ushqimin e pjesës veriore të Kinës dhe nëse e provoni patjetër që do t'ju pëlqejë.

Shandong-u ishte pjesë e rëndësishme e civilizimit në Kinën e lashtë si dhe një qendër e hershme kulturore. Kuzhina e Shandong-ut, një nga 8 kuzhinat e famshme tradicionale të Kinës zhvilloi një stil që u përshtat edhe nga rajonet fqinje, sidomos veriu.

1. Krapi i ëmbël dhe i thartë

Si rajon bregdetar, Shandong ka shumë gatime me prodhime deti, përfshi pjatën më popullore: Krapin e ëmbl dhe të thartë, peshk që e peshkojnë nga Lumi i Verdhë dhe që nga vetë emrit gatuhet me sheqer dhe uthull.

2. Kukurec me salcë kafe

Kjo pjatë në kinezisht quhet "Jiu Zhuan Da Chang" për vetë mënyrën e procesit të gatimit. Zorrët e derrit zihen, fërgohen dhe rregullohen me mbi 10 erëza përfshi kanellë dhe piper të zi. Si një nga gatimet më të njohura të kuzhinës tradicionale të Shangdong-ut, kjo pjatë njihet për shijen e veçantë. Kur e provoni mund të shijoni të gjitha shijet në një kafshatë.

3. Tranguj deti të kavardisur me qepë të njomë

Trangujt e detit përmbajnë 18 aminoacide që forcojnë metabolizmin dhe shtojnë energjinë. Pjesa më e madhe e tyre që përdoren për këtë gatim janë nga Qingdao. Qepa e njomë përdoret për të lehtësuar aromën e rëndë të prodhimeve të detit. Kjo pjatë jo vetëm që shijon, por edhe ushqen falë vlerave ushqyese.

4. Mish derri me perime të konservuara

Banorët tradicionalisht kanë ruajtur perimet gjatë stinës së dimrit. Mishi i derrit pasi zihet për disa orë u shtohet perimeve të konservuara dhe rrethohet me kuleçë të gatuar në avull.

5. Sallatë me rrënjë lotusi

Edhe pse kuzhina e Shandong-ut karakterizohet nga ushqimet e fërguara, ka disa pjata të ftohta që nuk duhet t'i lini pa provuar. Rrënjët e lotusit mblidhen dhe përgatiten sa janë të freskëta, me kripë dhe vaj susami.

6. Patëllxhan të gatuar në zjarr të ngadaltë

Klima e Shandong është e shkëlqyer për të rritur patëllxhanë, duke e bërë këtë një perime rajonale bazë. Në këtë gatim patëllxhanët priten, kavardisen dhe u hidhet kripë dhe sheqer. Ndërkohë që mund të tingëllojë si një gatim i thjeshtë, patëllxhanët kërkojnë kohë të posaçme gatimi, prandaj është më mirë ta provoni këtë gatim në restorant, përgatitur nga një shef.

7. Sallatë me xhensen

Sallata me xhensen kombinon bimë tradicionale kineze me perime të freskëta, dhe thuhet se ky kombinim është shumë i mirë për shëndetin. Xhenseni është një bimë që ka shumë të mira, përfshi lehtësimin e dhimbjeve dhe ruajtjen e bukurisë së lëkurës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore