Hapet në Palestinë klinika e parë e TMC-së

2016-12-23 15:46:14 CRI Komenti juaj Printoni

Palestinezi Ousama Habiballah ka studjuar mjekësinë tradicionale kineze për 5 vjet në Kinë. Në shtatorin e vitit 2016 ai hapi klinikën e pare të mjekësisë tradicionale kineze në qytetin Ramallah të Palestinës, në bregun perëndimor të lumit Jordan. Emri I klinikës është "Tao", që vjen nga libri klasik kinez "Tao Te Ching". Në klinikën e tij, ofrohen kryesisht shërbimet tradicionale të mjekësisë kineze si akupunktura, masazhi, hedhje kupash etj.

Klinika e mjekësisë kineze ndodhet në një hotel me 5 yje, ndër më të mirët në qytetin Ramallah. Pronari i hotelit është një zvicerian, që e provoi konkretisht magjinë e mjekësisë kineze, pasi mjeku Ousama Habiballah zgjidhi problemin e tij me spondilozën e qafës, duke përdorur metoda tradicionale të mjekësisë kineze. Pronari i hotelit menaxhoi së bashku me Ousama Habiballah janë bashkëpronarë të klinikës mjekësore. Pavarësisht se ata nuk kanë bërë shumë reklama për klinikën, përherë e më shumë vetë po e njohin magjinë e saj nëpërmjet facebookut apo përshtypjeve të personave që e frekuentojnë atë. Deri tani klinika ofron shërbime mjekësore për 9-10 pacientë në ditë.

"Në fillimet e klinikës pacientët nuk ishin të shumtë. Por tani numri I tyre është shtuar pasi metodat e mjekësisë tradicionale kineze janë të ngjashme me mjekësinë tradicionale arabe. Për shembull, hedhja e kupave përmendet dhe në besimin islam dhe vlerësohet si metodë e mirë për shëndetin. Përveç kësaj, barnat popullore arabe janë të ngjashme me ato kineze. Për këtë arsye, shumë pacientë i pranojnë metodat e mjekësisë tradicionale kineze."

Shtetasja amerikane Carol Jabari e martuar me një palestinez ka banuar në Jeruzalem për mbi 30 vjet. Burri i saj kryen trajtime mjekësore me akupunkturë në klinikën e Ousama Habiballah-ut. Carol Jabari ka studjuar për infermieri në një universitet britanik dhe tani ajo kujdeset për pacientët e prekur nga kanceri, duke u aktivizuar me një organizë jo-qeveritare në Jeruzalem. Ajo ka patur gjithnjë shumë interes për mjekësinë tradicionale kineze , ndaj u propozon pacientëve që të provojnë metodat tradicionale të mjekësisë kineze. Tani, bashkëshorti i saj ndjehet mjaft mirë pas trajtimeve me mjekësinë tradicionale kineze.

"E dimë se mjekësia kineze ka luajtur një rol të madh për mijëra vitet. Kjo është një metodë e suksesshme për trajtimin e sëmundjeve. Burri im ka pirë ilaçet e mjekësisë perëndimore për një kohë të gjatë dhe ndonëse kanë patur efekt, por përsëri nuk ndjehej mirë. Menduam se mjekësia kineze është metoda më e përshtatshme për të dhe tani au ndjehet shumë mirë."

Hani, bashkëshorti i Carolit, vuante nga dhimbja e kokës, urinimi i shpeshtë, dispepsia. Ai kishte pirë ilaçet e mjekësisë perëndimore por shpesh ndjehej i pafuqishëm. Pas trajtimeve të mjekësisë kineze me akupunkturë për mbi 20 herë në këtë klinikë Hani ndjehet shëndoshë e mirë.

"Jam përmirësuar shumë. Më thonë të gjithë se edhe ngjyra e fytyrës sime është më e shëndetshme. Bëj një gjumë më cilësor tani. Në të kaluarën shkoja 3-4 herë gjatë natës në tualet, kurse tani vetëm një herë."

Ahmad Saleh punon në një dyqan makinash. Në të kaluarën, aivuante nga dhimbja e mesit, që ndikonte në ecjen e tij. Më vonë, ai kërkoi ndihmë në klinikën e mjekësisë kineze. Pas vetëm 4 trajtimesh ai ndjen përmirësim të dukshëm.

"Kam qenë në spitalin e Jordanit për sëmundjen time. Shumë mjekë më thane se kam hernie diskale, dhe se duhet të operohesha. Në atë periudhë nuk flija dot dhe u dobësova shumë. Pas 4 trajtimeve në këtë klinikë jam përmirësuar shumë."

Ousama Habiballah është shumë i gëzuar për zgjidhjen e problemeve shëndetësore të pacientëve. Duke folur për pervojën e mësimit të mjekësisë kineze, Ousama Habiballah na tregon se në moshë të vogël kishte shumë interes për kongfu-në kineze. Në vitin 2003 ai erdhi në Pekin për ta mësuar kongfu-në kineze në Universitetin e Sporteve të Pekinit. Pasi mësoi gjuhën kineze, ai filloi të interesohej dhe për kulturën tradicionale kineze. Më vonë, ai zbuloi lidhjen magjike mes kongfu-së dhe mjekësisë kineze dhe dëshiroi të mësonte mjekësinë kineze. Në Universitetin e Mjekësisë Tradicionale Kineze ai kishte studjuar mjekësinë tradicionale për 5 vjet. Pas diplomimit, Osama u kthye në atdhe dhe punoi në një klinikë të Jeruzalemit. Vitin e kaluar, ai hapi një klinikë të mjekësisë tradicionale kineze në qytetin Ramallah. Por klinika u ndalua të ushtronte aktivitetin për 1 vit nga Departamenti i Shëndetësisë i Palestinës. Në shtator të këtij viti, klinika u rihap.

"Vitin e kaluar hapa klinikën por ajo u mbyll nga Departamenti i Shëndetësisë i Palestinës, për shkak se ata nuk e dinin çfarë është mjekësia tradicionale kineze. Prej afro një viti arrita të provoja çfarë është mjekësia tradicionale kineze. Falenderoj ambasadën kineze në Palestinë për ndihmën e ofruar. Më në fund, mora lejen e ushtrimit të aktivitetit të klinikës me mjekësi tradicionale kineze."

Ousama Habiballah tha se gjendja ekonomike e Palestinës nuk është e mirë. Shumë persona përballen me stres të madh në jetën e përditëshme dhe kanë problem me dobësimin e Qi-së, ndaj preken nga sëmundje të ndryshme. Mjekësia tradicionale kineze mund të lehtësojë stresin. Në klinikën tone vijnë pacientë nga Betlehemi, Hebroni, Nablusi për tu vizitua, thotë Ousama I cili është optimist për të ardhmen. Përveç mjekësisë tradicionale kineze, Ousama Habiballah-u jep kurse falas të Tai Chi-së dhe Qigong, çdo të hënë. Ai prezanton dobinë e Kongfu-së kineze për shëndetin. Ousama shpreson se më shumë vetë do ta pëlqejnë kulturën tradicionale kineze. Ndër ëndrrat e tij është dhe krijimi I një qendre të kulturës kineze, ku të promovohet kultura kineze për qytetarët palestinezë.

"Dëshiroj të ndërthur mjekësinë tradicionale me kongfunë kineze. Gjatë stërvitjes së Tai Chi-së, u tregoj atyre përse ky veprim mund t'i stimulojë qarkullimin e brendshëm të Qi-së, përse kjo lëvizje mund t'u favorizojë organet e brendshme. Në të ardhmen, dëshiroj të formohet një qendër e madhe, ku të ketë mjekësi kineze, barna popullore, masazhe, akupunkturë, stërvitje e Tai Chi-së, kongfu kineze etj. Kjo do të jetë një qendër e veçantë për kulturën kineze, jo vetëm për mjekësinë tradicionale kineze. Shpesojmë që ëndrra e këtij të riu palestinez të realizohet sa më parë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore