Truri mund të ndërveprojë drejtpërdrejt me realitetin virtual si në "Matrix"

2016-12-16 14:54:34 CRI Komenti juaj Printoni

Nuk është vetëm fantashkencë ideja që truri mund të lidhet drejtpërdrejtë me botën virtuale të një kompjuteri, ashtu siç imagjinohej në filmin "Matrix".

Shkencëtarët e drejtuar nga Rajesh Rao, të Universitetit të Uashingtonit, kanë arritur të kryejnë hapin e parë për të treguar, nëpërmjet një loje video, se qeniet njerëzore mund të ndërveprojnë me realitete virtuale nëpërmjet stimulimit të trurit.

Në këtë studim të publikuar në revistën shkencore "Frontiers in Robotics and AI", studiuesit përshkruajnë atë që është demostrimi i parë i njerëzve që luajnë një video lojë të thjeshtë duke përdorur vetëm të dhënat që vijnë nga stimulimi i trurit, pa përdorur asnjë lloj sinjali që vjen nga shikimi, dëgjimi apo prekja.

Ashtu si tek Matrix

Pjesëmarrësit në këtë studim duhet të gjejnë rrugën në 21 labirinthe të ndryshme, me dy zgjedhje, të ecin drejt ose posht, duke u bazuar në stimulime vizive.

"Por, pyetja thelbësore është nëse truri mund të përdorë informacione artificiale që nuk i ka parë më parë dhe të navigojë në një botë virtuale apo të kryejë detyra të nevojshme pa stimulues të shqisave", shprehet Rao.

"Në fakt përgjigja është po", thekson ai.

Pesë personat që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment kanë kryer veprimet e duhura në labirinthe në 92 për qind të rasteve, kur kanë marrë sinjalin drejtpërdrejt me stimulimin e trurit, kundrejt 15 për qind të rasteve që nuk e kanë marrë këtë informacion.

Kjo do të thotë se edhe informacione të reja që vijnë nga sensorë artificialë apo të gjeneruar në formë virtuale mund të përpunohen dhe të dërgohen në tru për të zgjidhur ushtrime.

"Në të ardhmen kjo teknikë mund të përdoret për të ndihmuar persona që kanë mangësi të ndryshme, përveç se të hapë rrugën për një realitet virtual më real", përfundon Rao.

Valët e trurit

Nëse mendja mbizotërohet nga valët alfa, atëherë ajo do të jetë e relaksuar, pa stres dhe automatikisht përdor më shumë anën e djathtë të trurit.

Këto valë arrihen më mirë përmes meditimit dhe gjumit, kur truri nis të qetësohet.

Gjumi është tepër i rëndësishëm për ne pasi i jep kohë trurit të çlodhet dhe trupit të gjejë ekuilibrin. Kjo është arsyeja kur ne flemë më shumë kur jemi të sëmurë, pasi truri ynë kthehet në gjendje alfa për të rigjeneruar trupin tonë.

Valët beta

Valët beta kanë një frekuencë 14 deri 21 cikle në sekondë. Ne përdorim këtë valë kur jemi zgjuar dhe kur punojnë apo arsyetojmë.

Sidoqoftë, valet beta rriten me shtimin e stresin dhe nervozizmit tek ju, që do të thotë, sa më i stresuar të jeni aq më e lartë frekuenca e kësaj vale. NHëse valet e trurit arrijnë në 60 sikël për sekondë mund të shndërroheni në histerikë.

Rregulli i artë: Sa më e larta vala e kësaj frekuence, aq më të vështirë do ta keni të funksiononi gjatë ditës. Psh gjatë një takimi të rëndësishëm të biznesit kur jeni i stresuar dhe në ankth ka mundësi që valët në trurin tuaj të jenë mbi 30 dhe ka raste që nuk mendoni dot racionalisht apo si duhet.

Valët alfa

Frekuenca është 7 deri në 14 cikle në sekondë. Kjo gjendje e mendjes quhet si "relaks". Ju jeni i qetë dhe me një kthjelltësi të lartë të të menduarit. Në këtë moment mund të gjeni zgjidhje të shumë problemeve tuaja si dhe mund të keni një mënyrë më kreative të të menduarit.

Mësoni më lehtë. Kjo gjendje ju ndihmon të arrini potencialin e duhur dhe ta ndihmojë trupin të rigjenerojë vetveten duke rritur nivelin e shëndetit dhe të energjisë. Kjo është gjithashtu një gjendje kur mund të arrini hipnozën dhe të flini.

Valët theta

Valët theta mund të përshkruhen si gjumë i thellë dhe variojnë nga 4 deri në 7 cikle për sekondë. Këtu regjistrohet të gjitha emocionet tona

Valët Delta

Valët Delta karakterizohen si gjendja më e thellë e gjumit dhe kanë një frekuencë më të ulët se 4 cikle në sekondë por jo zero pasi truri vdes në zero. Kjo gjendje përshkruhet më mire si një gjendje totale e pavetëdijshme

Cikli i gjumit

Në një periudhë gjumi 8-orëshe mund të shpenzoni 30 deri në 90 minuta në gjendjen delta, 30 deri në 60 minuta në gjendjen theta dhe kohën tjetër në gjendjen alfa. Megjithatë, kjo varjon nga një individ tek tjetri, madje dhe nga nata në natë tek po i njëjti person.

Aftësia për të përdorur më mirë anën e djathë të trurit dhe aktiviteti e valëve alfa në tru do të thotë që ju të takoheni me intuitën tuaj, kreativitetin, muzikën, artin, shkrimin dhe kërcimin. Po ashtu, aftësitë e zgjidhjes së problemeve ndodhin në gjendjen alfa.

Nëse do të dëgjoni muzikë alfa, mendja juaj do të kalojë në një gjendje alfa. Zakonisht këtë e realizojmë duke dëgjuar muzikë relaksuese, dhe meditimi. Ju mund ta realizoni këtë gjendje gjithashtu duke bërë punë krijuese.

Gjendja alfa arrihet gjithashtu edhe me ushtrime të qeta meditimi apo joga. Këto aktivitetemund të realizohen me ndihmën e muzikës alfa

Përfundimi

Ju mund të përmirësoni hapësirën tuaj personale duke dëgjuar muzikë. Muzika ka fuqi të jashtëzakonshme, të gjithë e dimë këtë, sidomos në rastin kur një muzikë e veçantë na zgjon disa kujtimeve të vjetra.

Të menduarit pozitivisht

Dokumentari "Të menduarit pozitivisht sjell energji pozitive" na tregon se

universi percepton valët që kalojnë në trurin e njeriut dhe i jep atë që i kalojnë njeriut në mendje. Dmth, që valët edhe mendimet në trurin e njeriut tërheqin energji pozitive ose negative.

Dokumentari sugjeron që të mendojmë për ato gjëra që duam të na ndodhin në jetë e jo për ato që nuk duam të na ndodhin, pasi kur ne mendojmë shumë kohë për një gjë, qoftë ajo pozitive apo negative, e terheqim atë energji. Universi nuk arrin të dallojë nëse ti e do apo nuk e do atë gjë, keshtu që nëse ti e mendon, do e tërheqësh. Per gjërat që nuk i do, mos i mendo, por mendo te kundërtën. Psh kur mendon "nuk dua të sëmurem ", zëvendësoje atë mendim me "dua të jem i shëndetshëm".

Ndersa, kur nuk e do, mos bëj gjëra që të çojnë drejt saj.

Sa më tepër e mendon një gjë aq normale të duket ajo.

Lloji i energjisë që ju rrethon është një faktor përcaktues në mënyrën se si ju mendoni. Si energji që ju mund të ndikojnë në moralin tuaj brenda pozitivisht ose negativisht. Ju mund të drejtoni këtë energji pozitive për të transformuar ëndrrat tuaja në realitet. Fuqia është në ju, dhe ju mund të filloni të përdorni tani.

Çfarë mendoni rreth vetes përcakton atë që ju bëni. Menyra se si e shohim veten në të ardhmen manifestohet shpesh në realitet. Duke u parë të lumtur dhe të shëndetshëm ne jemi të prirur të përjetojmë lumturi dhe shëndet. Duke parë arritjen e qëllimeve tona, ka më shumë të ngjarë që të mobilizohen të gjitha burimet tona të brendshme për arritjen e suksesit.

Edhe në qoftë se ëndrrat tuaja nuk janë ende një realitet, ato janë ende duke pritur. Kjo është një çështje kohe para se do të rishfaqen në botën e jashtme e rezultateve/pasojat e energjisë suaj të brendshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore