Tofu me kërpudha kineze

2016-11-24 15:49:56 CRI Komenti juaj Printoni

Përbërësit:

1 pako me tofu

3-5 kërpudha shiitake

2 thelpinj hudhër, të grira imët

1/2 copë e hollë xhenxhefil

2 fije qepë të njoma

1/4 gotë vaj

Për salcën:

1 lugë gjelle salcë soje

1 lugë sheqer

1/2 luge vaj susami

1 lugë uthull

Përgatitja:

--Së pari prisni tofunë dhe skuqini nga të dyja anët. Kur të kenë marrë një ngjyrë të artë hiqini nga zjarri dhe vendosini në një pjatë. Nxehni vajin dhe skuqni hudhrën, qepën e njomë me xhenxhefilin dhe lërini derisa të lëshojnë një aromë të mirë.

--Më pas kavërdisni copat e kërpudhave për 3 minuta, dhe po aty ktheni në tigan tofunë e skuqur më parë, shtojini të gjithë përbërësit e salcës dhe lërini të gatuhen për 4-5 minuta. Në fund hidhini borzilok të freskët. (Ju bëftë mirë!)

Mrekulli
Lajmet Kryesore