Epërsia e Mjekësisë Tradicionale Kineze, trajtimi në spitalet moderne

2016-11-24 11:47:01 CRI Komenti juaj Printoni

Spitali i Shenzhen-it i Universitetit të Guangzhou-t për Mjekësinë Kineze, që më parë quhej Spitali i Mjekësisë Kineze "Futian", ndodhet në një zonë të rëndësishme të qytetit Shenzhen. Ky spital përdor plotësisht epërsinë e veçantë të mjekësisë tradicionale kineze dhe zhvillon testet dhe zbulimet pozitive në shumë fusha si parandalimi i sëmundjeve, trajtimet mjekësore ndaj sëmundjeve potenciale, masazhi dhe akupunktura tradicionale, trajtimet ndaj sëmundjet kronike, përhapja e njohurive të ruajtjes së shëndetit etj.

Drejtori i spitalit Zhang Tianfeng ka shumë vite që merret me studimin mbi trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ai është mjek i njohur kinez në trajtimin e këtyre sëmundjeve përfshi ato koronare, të aritmisë etj.

Megjithëse shumë i ngarkuar me punë administrative ai merret me vizitat mjekësore çdo javë. Para disa viteve, ai u votua si drejtor i Spitalit të Mjekësisë Kineze "Futian".

Ai tha se Guangdong-u është një provincë e madhe, ku preferohet jashtë mase mjekësia kineze. Banorët e Guangdong-ut besojnë tek mjekësia kineze dhe e duan shumë atë. Duke folur për Planin e Kinë mbi Shëndetësinë 2030, publikuar kohët e fundit, shefi i spitalit Zhang u shpreh se mjekësia kineze ka shans të mirë të zhvillimit.

"Tani, zhvillimi i mjekësisë kineze ka shumë kushte të mira sidomos pas mbledhjes së punës për shëndetin kombëtar, mjekësia kineze ka rast të mirë zhvillimi. Mjekësia tradicionale kineze është jo vetëm një burim shëndetësor, por edhe burim ekonomik me potencial të madh, burimi kulturor i shkëlqyer dhe burimi ekologjik i rëndësishëm. Mjekësia kineze është jo vetëm mjekësi, por edhe një kulturë, një shkencë me bukuri të veçantë orientale. Deri tani, mjekësia kineze është përhapur në 166 vende dhe rajone botërore duke tërhequr vëmendje të madhe, meqenëse ajo mund të zgjidhë disa probleme, të cilat nuk mund të zgjidhen nga mjekësia perëndimore."

Në Spitalin e Shenzhen-it të Universitetit të Guangzhou-s të Mjekësisë Kineze, janë ndërmarrë shumë terapi pa ilaçe, si masazhi, trajtimi me moksibustion, akupunktura, sauna, aplikimi i pikave të akupunkturës, analiza e kushteve fizike etj. Deri tani, në këtë spital janë përdorur mbi 50 terapi holistike, duke mbuluar 90% të departamenteve të spitalit, përfshi atë të kirurgjisë, pediatrisë, gjinekologjisë, ortopedisë etj. Një tjetër epërsi që ka MTK-ja është se nuk ka efekte anësore ose ka fare pak. Në çdo dhomë akupunkture dhe masazhi të këtij spitali ka shumë pacientë. Mjekja Yang Lixia që merret me shërbimet e akupunkturës në çdo dhomë, thotë se

 

"Shumica e pacientëve kanë probleme me dhimbjet e ndryshme, mbipeshën, sëmundjet në sistemin tretës, puçrra në fytyrë dhe rinormalizim pas sëmundjeve të rënda. Metodat tona kryesore përfshijnë akupunkturën, hedhjen e kupave, guasha, moxibustion etj., të cilat janë terapi tradicionale kineze. Këtu përdoret edhe disa teknika e rinormalizimit të shëndetit, kryesisht për pacientët e prekur nga apopleksia."

Një paciente që vuante nga dhimbjet e qafës dhe të shpatullës thotë se e viziton shpesh këtë spital. Në të kaluarën, ajo kishte problemin e kokëdhembjes. Pas disa trajtimeve në këtë spital, u lehtësuan dukshëm siptomat e migrenës. Ajo tha se në Spitalin e Shenzhen-it, mund të gëzojë jo vetëm shërbimet e shkëlqyera mjekësore, por edhe mund të mësojë shumë njohuri për ruajtjen e shëndetit.

"Në Spitalin e Mjekësisë Kineze "Futian", mjekët na mësojnë një stërvitje qafe, që mund të ketë rolin e ruajtjes së shëndetit të qafës dhe të mesit për punonjësit e zyrave apo ato që e përdorin shumë komputerin. Pas trajnimit nga mjekët, bëj këtë stërvitje gjimnastikore çdo ditë."

Mjekët e Spitalit të Shenzhen-it të Universitetit të Guangzhou-s të Mjekësisë Kineze ngarkohen edhe me punë të tjera duke i ofruar pacientëve trajnim për mënyrat se si të ushqehen, si të ruajnë shëndetin psikologjik etj. Në fakt, mjekët e këtij spitali punojnë jo vetëm brenda klinikës, por edhe jashtë spitalit për të trajnuar banorët. Shefi i spitalit Zhang Tianfeng tha se spitali i konsideron aktivitetet e shërbimeve publike si një përgjegjësi.

(sinkron 4 Zhang Tianfeng)

"Shumë veta humbën jetën jo vetëm për shkak të sëmundjes, por edhe për shkak të panjohurive në fushën e shëndetit. Vitet e fundit, përpiqemi për përhapjen e njohurive, për ta ngritur konceptin e tyre shëndetësor. Organizata Botërore e Shëndetësisë paraqiti konceptin e "mjekëve me 5 yjeve", kërkojmë që mjekët e spitalit tonë të bëhen transferuesit e njohurive të shëndetshme. Mjekët tanë punojnë jo vetëm brenda spitalit, por edhe jashtë. Brenda spitalit, një mjek u shërben më pak se 100 pacientëve çdo ditë. Nëse mjeu mban një leksion, ai u jep njohuri 500 persona, të cilët mund të transferojnë më tej njohuritë e ruajtjes së shëndetit, duke iu favorizuar të tjerët. Në vitin 2012, në spitalin tonë u formua "grupi i transferuesve të njohurive të ruajtjes së shëndetit", i përbërë nga 86 mjekë dhe zhvillon afro 100 leksione mbi shëndetit çdo vit."

Në katin e 4-t të Spitalit të Shenzhen-it të Universitetit të Guangzhou-s të Mjekësisë Kineze, është vendosur "Dega e Parandalimit të Sëmundjes". Megjithëse mjekësia tradicionale kineze ka epërsi të veçantë për parandalimin e sëmundjeve, vendosja e "Degës së Parandalimit të Sëmundjes" në spitalin modern është një përvojë e re. Drejtuesja e infermieres Wu Yujuan na tregon se në "Degën e Parandalimit të Sëmundjes" janë përgatitur afro mjekët analizues dhe mund të shërbejnë dhjetra pacientë çdo ditë. Ajo na shpjegon parimet dhe procedurat e parandalimit të sëmundjeve nëpër mjekësisë kineze.

"Dega jonë është edhe qendër drejtuese e parandalimit të sëmundjeve, që u përcaktua nga bashkia e qytetit të Shenzhen-it dhe drejton qendrat e shëndetit të komunitetit dhe spitalet pa degë të mjekësisë tradicionale kineze. Në degën tonë, përfshihen dega e kontrollit fizik. Përmes kontrollit fizik, mund të zbulohen personat me shëndet jo të mirë. Pastaj, mund të gjykojmë karakteristikat fizike personale. Personat me potencial të lartë të sëmundjeve mund të plotësojnë informacionet mbi stilin e jetës dhe shëndetin e tyre, pastaj mjekët do t'i fusin këto informacione në programet në kompjuter, që mund të përcaktojnë karakteristikat fizike personale. Tani, janë vendosur 9 lloje kryesore të karakteristikave fizike. Pas përcaktimit të tyre, programet e kompjuterit do të sugjerojnë për përzgjedhjen e dietës, llojin e stërvitjes, stilin e jetës etj, për të realizuar objektivat e ruajtjes së shëndetit dhe të parandalimit të sëmundjeve."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore