Shenjat që tregojnë se keni mungesë vitaminash

2016-09-23 16:07:49 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse punoni pa pushim dhe nuk keni kohë të gatuani në shtëpi dhe hani më shumë ushqime të gatshme, ka mundësi që ju nuk po ushqeheni si duhet dhe nuk po merrni vitaminat.

Lodhja është një nga problemet më të dukshme tek ata që kanë nivel të ulët vitaminash. Mungesa e tyre mund të shkaktojë simptoma të ndryshme. Më poshtë ju sjellim 7 simptomat më të dukshme.

1. Keni dhimbje muskujsh

Nëse e shihni që ju dhembin muskujt vazhdimisht pa asnjë arsye, atëherë ju ndoshta vuani nga mungesa e vitamins D. Kjo mungesë është një nga më të zakonshmet sidomos në vendet nordike. Bëni një analyze për të parë nivelet e kësaj vitamine në organizëm.

Për të shtuar nivelet e vitaminës D në organizëm pini më shumë qumësht ose hani kos pa sheqer, ose kërpudha, salmon, ton (jo më shumë se dy here në javë për shkak të niveleve të mërkurit). Duhet të provoni gjithashtu të qëndroni të paktën 15 minuta në diell në orët e para të ditës.

2. Keni mpirje gjymtyrësh

Nëse ju mpihen gjymtyrët apo ju kap shpesh ngërçi, atëherë keni nivel të ulët të vitaminës B12. Pse? Sepse vitamina B12 është e nevojshmepër shëndetin dhe funksionin e trurit dhe të sistemit nervor. Nëse nuk e keni në sasinë e duhur truri do ta ketët ë vështirë të komunikojë me nervat, duke rezultuar në mpirje gjymtyrësh apo probleme me ekuilibrin.

Për të rritur nivelet e vitaminës B12 në dietën tuaj hani më shumë peshk, pulë, qumësht dhe çerealë.

3. Keni probleme me shikimin gjatë natës

A keni vështirësi me shikimin në darkë? Nëse po atëherë jkeni mungesë të vitamins A. Nëse nuk keni vitaminë A mjaftueshëm, mund të keni probleme të tilla deri tek degjenerimi makular.

Dieta e pasur me vitaminë A përfshin perime me gjethe jeshile si spinaq apo lakër kaçurrele, perimet si karotat, patate e ëmbël dhe speca të verdhë po ashtu edhe vezët.

4. Keni ngadalësim refleksesh

Nëse keni reflekse të ngadalëta mund të ndodhë të keni mungesë të vitamës E. Vitamina E nevojitet për shëndetin e nervave dhe ashtu si B12, ndihmon në komunikimin ndërmjet trurit dhe nervave duke kontrolluar punën e muskujve dhe reflekseve.

Për të marrë më shumë vitamin E duhet të konsumoni vaj ulliri, vezë, mish organic arra dhe fara dhe avokato.

5. Plagët ju shërohen me ngadalë

Nëse e shihni që ju nevojitet një kohë më e gjatë për shërimin e plagëve se zakonisht, atëherë mund të keni problem me vitaminën C. Kjo pasi qelizat e lëkurës dhe qeliza të tjera duhet të riprodhojnë vetveten që të nisë procesi i shërimit pas plagosjes u nevojitet vitamin C (së bashku me vitaminën A dhe zinkun) për ta arritur këtë. Pa këto elemente do të jetë tepër e vështirë që plaga të shërohet shpejt dhe do të rritet rreziku i infeksionit.

Për të marrë më shumë vitaminë C në dietën tuaj, hani limona, spinaq, rukola dhe speca apo shegë.

6. Keni shpesh luhatje humori

Jo të gjitha simptomat e mungesës së vitaminave janë fizike. Çdokush ndihet shpesh pa humor, por nëse e shihni që gjendja po përkeqësohet dhe ju ndihen në depresion shumicën e kohës kjo mund të vijë si pasojë e mungesës së vitamisën B1. Ashtu si vitamina B12, kjo vitamin shërben për shëndetin e nervave dhe për qelizat e trurit: nëse nuk keni nivel të mjaftueshëm të vitamins B1 në trup, këto qeliza nuk funksionojnë aq mirë sa duhet atëherë mund të prekeni nga problem psikologjike si depresioni. Kjo mungesë vitamine është e rrallë por ndodh tek ata që vuajnë nga alkoolizmi, sëmundja e Crohn-it dhe anoreksia

Ushqimet që përmbajnë B12 janë lloje të ndryshme mishi përfshi edhe mëlçia, po ashtu bizelet, fasulet dhe thjerrzat etj.

Një studim i fundit ka arritur në përfundimin se një në katër banorë në SHBA vuan nga mungesa e vitaminës B12. Ajo ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të nervave dhe qelizave të gjakut. Vitamina B12 ndihmon gjithashtu parandalimin e një lloji anemie që quhet anemi megaloblastk që i shkakton njerëzve lodhje dhe dobësi. Vitamina B12 është e pranishme tek mëlçia dhe veshkat.

B12 është e rëndësishme për funksionimin e nervave, sistemit tretës, vaskular dhe atij riprodhues. Rregullon prodhimin e hormoneve, forcon imunitetin, ndërton qelizat e kuqe dhe AND-në. Është e lidhur me aftësitë njohëse dhe stabilitetin emocional.

Pasojat që sjell mungesa e vitaminës B12

Mund të keni mungesë të vitaminës B12 për dy arsye, ose ju nuk konsumoni ushqime që kanë sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine, ose ju nuk jeni në gjendje ta absorboni atë. Meqënëse vitamina B12 ndodhet kryesisht tek prodhimet me bazë shtazore, vegjetarianët janë më të rrezikuarit nga mungesa e saj. Prandaj gjëja e parë që duhet të tregoni kujdes është dieta, mënyra si ushqeheni.

Ushqimet kryesore me vitaminë B12 janë mishi, peshku, produktet e qumështit dhe vezët. Duke ngrënë rregullisht këto ushqime do të siguroni sasinë e kësaj vitamine në mënyrë natyrale. Nëse keni mungesë të vitaminës B12 atëherë ka të ngjarë të vuani nga anemia, që do të thotë se ju keni më pak qeliza të kuqe në gjak – qeliza këto që transportojnë oksigjenin dhe rregullojnë metabolizmin që ofron energji për të gjitha funksionet e trupit. Ndoshta mund të vuani nga anemia për shkak të mungesës së hekurit, por edhe për shkak të mungesës së vitaminës B12.

Ndoshta ju keni mungesë të kësaj vitamine pasi trupi nuk arrin ta përthithë atë, dhe kjo mund të vijë për shkaqe të ndryshme duke nisur që nga problemet me stomakun e deri tek sëmundjet auto-imune. Po ashtu, tek personat mbi moshën 50 – vjeçare mungesa e kësaj vitamine sa vjen dhe shtohet për shkak se absorbimi ulet si pasojë e pakësimit të lëngjeve të stomakut. Ushqimi ka vështirësi për t'u përthithur nga organizmi sidomos nëse vuani nga ulcera, sëmundja Crohn, sëmundja celiake, gastriti ose nëse keni operuar stomakun. Gjithashtu disa ilaçe mund ta vështirësojnë absorbimin e kësaj vitamine nga trupin përfshi edhe metforminën apo ilacin e diabetikëve.

Gjithashtu, nëse konsumoni më shumë se 4 filxhanë kafeje çdo ditë reduktoni nivelin e sasisë së vitaminës B12

Simptomat e mungesës së vitaminës B12

Zakonisht simptomat nuk janë shumë specifike, kështu që nuk do ta kuptoni prej vitesh ndoshta se në trupin tuaj ka mungesë të vitaminës B12. Gjithashtu simptomat mund të ngatërrohen me sëmundje apo shqetësime të tjera në organizëm. Për të zbuluar këtë gjë ju duhet një analizë gjaku për të parë nivelin e kësaj vitamine. B12 njihet edhe me emrincobalamin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore