Hani, Pini dhe jetoni gjatë!

2016-08-15 11:26:13 CRI Komenti juaj Printoni

Disa gjëra në jetë nuk i kemi nën kontroll, por studimet e reja shkencore tek 90-vjeçarët na tregojnë, çfarë, kur dhe si të hamë për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Brokoli, rrush dhe sallatë

E nisim me një pohim shkencor: Një dietë e pasur në fruta dhe perime, me shumë elemente ushqyes dhe pak kalori është më e mira për ju.

Doni detaje? Hani më shumë brokoli, rrush dhe sallatë: Studiuesit kanë gjetur se përbërësit tek këto 3 ushqime kanë përfitime ekstra përzgjatjen e jetës.

Frutat e pyllit

Këto fruta janë plot me antioksidantë, të njohura si forcuese të imunitetit dhe që mbajnë larg sëmundjet dhe plakjen. Sipas një studimit të vitit 2012 nga Universiteti i Harvard-it u arrit në përfundimin se të paktën një racion me fruta pylli ose dy racione me luleshtrydhe në javë ulin rrezikun e disa sëmundjeve kur plakemi.

Hudhra, antibiotiku natyror

Një 107-vjeçare Nancy Fisher ttha se ka jetuar kaq gjatë nga pasioni për hudhrat dhe në fakt ajo mund të ketë të drejtë, pasi një studim gjeti se fitosubstancat tek hudhra pengojnë formimin e substancave kanceroze në trup dhe se grate që hanë më shumë hudhra kanë rrezik më të ulët për t'u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

Vaji i ullirit, ari i lëngshëm

Shumë njerëz e përdorin vajin e ullirit nëpër gatime të ndryshme dhe sallata, por disa të tjerë e përdorin atë si një produkt kozmetik - Julia Roberts e cila përdor vajin e ullirit për lëkurën e duarve, ndërsa

Sofia Loren thotë se vaji i ullirit është ilaçi më i mirë për bukurinë e flokëve, pasi i ushqen dhe i shkëlqen ato.

Në pothuajse të gjitha recetat bimore (të përgatitura në kushtet e shtëpisë) si maskat e fytyrës dhe të flokëve nuk mungon vaji i ullirit. Ky produkt është i shkëlqyer si për përdorim të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm. Ai është i pasur me vitaminat A, E, B, D, K, dhe të gjithë e dinë se ky vaj është tepër i dobishëm për lëkurën e të gjithë trupit, pasi përmban sasi të mirë të vitaminës E. Ky lloj vaji lidhet me shëndetin e trurit dhe me parandalimin e kancerit. Mundohuni të konsumoni 2 lugë në ditë.

Bok choy

Studimet kanë treguar se kjo perime e pasur me fibra, vitaminë C dhe folate ju ndihmon kundër sëmundjeve. Sipas Universitetit Vanderbilt u zbulua se grate që i mbijetuan kancerit të gjirit në Shangai kishin konsumuar më shumë nga kjo perime, rrepë të bardhë dhe lakër të gjitha këto perime shumë popullore në Kinë—tek këto gra shanset për t'u prekur nga kanceri janë më të ulëta.

Avokado

Si të parandalohet sëmundja e zemrës, vrasësja më e madhe në SHBA, sipas një raporti të fundit nga Qendra Kombëtare për Statistika mbi Shëndetin?

Hani më shumë avokado pasi këto fruta ju ulin nivelin e kolesterolit të keq duke ju rritur nivelin e kolesterolit të mirë, si dhe ndihmojnë trupin të përthithë më mirë elementët si betakarotenin dhe likopenin.

Domatet

Likopeni është një element shumë i rëndësishëm për të luftuar kancerin, shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve në SHBA. Dhe nuk ka burim më të mire për këtë sesa domatet e kuqe. Ngrënia e tyre të gatuara, me makarona apo në supë, në fakt rrit nivelin e kancer-luftuesit.

Legumet

Fasulet janë të shkëlqyera për shëndetin, sipas një stumi të vitit 2004 tek të moshuarit në Australi, Japoni, Suedi dhe Greqi. Shkencëtarët arritën në përfundimin se pjesëmarrësit në studim kishin 7% në 8% më pak shans për vdekje për çdo 20 gramë legume që konsumonin në ditë. Një dietë e pasur me fasule mënjanon rritjen e kancerit , sipas një studimi nga Universiteti i Michigan-it

Fibrat dhe Farat

Më shumë fibra më pak kile të tepërta

Ekspertët thonë se fibrat na mbrojnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës disa tipe kanceri dhe obeziteti, po ashtu ato mudn të ulin dhe kolesterolin, nivelin e sheqerit në gjak dhe tensionin e lartë.

Pini, por me karar

Shumë studime na tregojnë se një sasi e kontrolluar alkooli—jo më shumë se 2 gota në ditë për burrat dhe një për gratë—mund të na ndihmojë për shëndetin e zemrës. Studime nga Harvard Medical School në vitin 2012 na tregojnë se konsumi i moderuar i alkoolit tek burrat ul shanset e vdekjes nga sëmundjet koronare.

Çaj Pu er

Me këtë çaj ju forconi imunitetin dhe mbani larg shumë sëmundje pasi ai është i mbushur me antioksidantë. Specialistja e shëndetit Frances Largeman-Roth thotë se ky çaj ka nivelin më të lartë të antioksidantëve se çdo gjë tjetër, verë apo çokollatë etj. Ky çaj po ashtu ju dobëson falë avantazhit që ka për të shkrirë yndyrën në trup. Këshillohet që ta konsumoni rreth 30 minuta ose 1 orë pas buke. Mund ta kombinoni këtë çaj me me mjalt për një shije më të mirë.

Çokollatë? Ok, por e zezë!

Hani çokollatë të zezë dhe shtoni një vit jetë. Burrat që hanë një sasi të moderuar çokollate 3 herë në muaj kishin shanse për të jetuar 1 vit më shumë se ata që nuk hanin, thuhet në një studim të vitit 1999 nga Universiteti i Harvard-it ku morën pjesë 8 mijë vetë. Në vitin 2009 studimet nga Instituti Karolinska në Stockholm, pacientë që I mbijetuan sulmit në zemër kishin 44% më pak mundlsi për të vdekur në 8 vitet e ardhshme nëse hanin çokollatë të paktën njëherë në javë, në krahasim me ata që nuk kishin ngrënë. Sipas studiuesve përfitimet më të mëdha që vinin nga çokollata ishin falë flavonoleve, antioksidantë që i gjejmë tek kakaoja. Për sa më shumë flavonole, thonë shkencëtarët, qëndroni tek çokollata e zezë.

Më pak mish të kuq, më shumë të bardhë

Nëse bëheni vegjetarianë për disa javë mund të zgjasni jetën me disa vite. Ata të cilët janë mish të kuq çdo ditë kanë risk më të lartë të vdesin 10 vjet më të rinj se ata që hanë mish të bardhë ose ata që hanë një sasi shumë herë më të ulët mishit ë kuq, sipas një studimi në vitin 2009 nga Universiteti i Karolinës së Veriut. (Vdekjet më të shumta në studim vinin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.) Hamburgerët, bifteku dhe mishi I derrit ishin shkaktarët më të lartë, por nuk mbeteshin pas edhe mishirat e përpunuara si sallamrat, proshutat apo kremviçet, që sipas studimeve na shkurtojnë jetën.

Nga ana tjetër, mishi i bardhë si ai i pulës, i gjelit të detit dhe peshku ndihmojnë në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore