A duhet ta konsumojnë sheqerin natyral nga frutat?

2016-06-17 19:26:15 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë organizata të shëndetit kanë theksuar shpeshherë dëmet e sheqerit për organizmin.

Një banana mesatare përmban 14 gramë sheqer natyral. Por, për hir të përmbajtjes së lartë të fibrave (3 gramë), cilësohet si frut me GI të ulët. Nga ana tjetër, një racion shalqi përmban 9-10 gramë sheqer; por nivel të të ulët fibras, prandaj mund të jetë jo i mirë për nivelin e sheqerit në gjak.

Dietologët këshillojnë që sheqeri natyral të jetë rreth 1/3 niveleve të përgjithshme të karbohidrateve. Për shembull, një dielë me 1,800 kalori ofron 45% për qind karbohidrate do të përmbajë 200 gramë të totalit të karbohidrateve dhe sugjerohet që të ulet sasia e sheqerit natyral me një të tretën e asaj sasie ose rreth 67 gramë.

Ndërsa sipas Agjencisë Amerikane të Ushqimit sheqeri i shtuar në një dietë ditore me 2,200 kalori duhet të jetë rreth 12 gramë ose sa 3 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo sasi mund t'ju duket e lartë por mos harroni që vetëm një kanace kola përmban 35-40 gramë. Në SHBA, sasia mesatare e e sheqerit të shtuar është rreth 80 gramë në ditë.

Nga ana tjetër hulumtuesit thonë se lëngu i frutave duhet hequr nga lista e 5 asortimenteve kryesore që duhen marrë çdo ditë.

Një studim tregoi se lëngu i frutave përmban sheqer më shumë se një kola dhe nuk duhet konsumuar në sasi të mëdha.

Sasia e rekomanduar nga dietologët është 150 ml në ditë.

Kutitë me lëng për fëmijë përmbajnë 6 lugë kafeje me sheqer.

Përveç kësaj, studimi sugjeron eleminimin e lëngjeve në kuti dhe përdorimin vetëm të lëngjeve të freskëta.

Instituti i Shëndetit në Angli ka rekomanduar lëngun e frutave si një luftues i sëmundjeve të zemrës, por studimi i fundit nga "Action on Sugar" pohon se konsumi i tepërt mund të rezultojë i dëmshëm.

"Prindërit nuk e kuptojnë diferencën midis lëngut të freskët dhe lëngut në kuti. Madje shpesh konsumojnë lëngje në kuti më të mëdha se 200 ml", tha Kaëther Hashem, dietolog.

Ai shtoi se prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm në minimizimin e lëngut të frutave te fëmijët.

"Lëngu i frutave duhet të jetë një trajtim rastësor dhe jo një asortiment i përditshëm", tha Hashem.

Susan Jebb, profesore në Universitetin e Oksfordit tha se është e gabuar mënyra se si e konceptojnë pridërit lëngun e frutave. "Shumica e prindërve e konceptojnë lëngun e frutave si një mënyrë hidratimi të trupit, por kjo është e gabuar. Mënyra më e shëndetshme për hidratimin e trupit është pirja e ujit", tha Jebb.

Konsumi i tepërt i lëngjeve të frutave mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve si dhe rritje në peshë, ndaj duhet konsumuar në sasi të kufizuara dhe jo me një përdorim të përditshëm.

Edhe pse lëngu i portokallit mund të veprojë si një alternativë shumë më e shëndetshme sesa Coca- Cola, është mashtrim, thonë ekspertët. Lëngjet e frutave ka kohë që janë reklamuar si një zgjedhje e shëndetshme, por në vitet e fundit kjo temë është shumë aktuale, duke pasur parasysh se ato përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi të sheqerit si pijet e gazuara, shije artificiale ose ngjyra dhe konservans. Javën e kaluar kjo ka qenë temë aktuale në Britani të

Madhe, pasi që Elizabeth Caplin, drejtoreshë e një shkolle fillore, ka kërkuar me shkrim nga prindërit për të mënjanuar lëngjet nga paketa e drekës për fëmijët e tyre. Në vend të kësaj, fëmijët do të jenë në gjendje të pinë vetëm ujë. Disa ditë më parë, Susan Dzeba nga universiteti i Kembrixhit theksoi se një gotë me lëng nuk mund të zëvendësojë një pjesë të frutave.

Ndërkohë, qeveria britanike ka rekomanduar konsumimin e përditshëm të pesë vakteve me fruta ose perime dhe se një prej këtyre mund të jetë lëngu, por Susan-i beson se kjo është e gabuar. Lëngu i frutave mund të mos jetë i njëjtë sikurse vetë fruta, sepse ka të njëjtën sasi të sheqerit sikurse edhe shumë pije klasike të gazuara. Gjithashtu, absorbohet shumë shpejt dhe rrjedha që arrin në stomak i pamundëson trupit tuaj të dijë nëse është fjala për lëng portokalli apo Coca-Cola.

Lëngjet zëvendësoni me fruta

Është shumë lehtë për të mënjanuar lëngjet nga ushqimi. Thjesht, hani fruta sa herë që ju pihet një lëng, ose mund ta përzieni me ujë, në qoftë se ju pihet, këshillon Dzeba. Të njëjtit shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë tërhequr vëmendje se sa është shurupi i dëmshëm për shëndetin, i cili përdoret në vend të sheqerit në shumë pije të gazuara për shkak të çmimit të ulët, tani paralajmërojnë për rrezikun që shtrihet në lëngjet e "shëndetshme". Industria e lëngjeve ka gëzuar reputacion të gjatë si prodhues i produkteve të shëndetshme.

Çdo gjë që ka të bëjë me fruta, njerëzve iu duket i shëndetshëm dhe joshës. Megjithatë, tani që e vërteta është shfaqur në publik, është dashur që shitja e lëngjeve të reduktohet, por nuk ndodhi ashtu. Një sondazh i fundit tregoi se 83 për qind e njerëzve konsumojnë lëngje frutash të paktën një herë në javë.

Sondazhi gjithashtu tregoi se 34 për qind e konsumatorëve ishin të shqetësuar në lidhje me sasinë e sheqerit në lëngje, ndërsa 76 për qind mendonin se lëngjet janë me të vërtetë të shëndetshme. Megjithatë, nuk besojnë të gjithë se lëngjet e frutave duhet të tërhiqen plotësisht nga shërbimi. Nga shoqata dietike britanike thonë se problemi është në sasinë e cila konsumohet. Shumë njerëz mendojnë se lëngjet e frutave janë të shëndetshme dhe pinë një gjysmë shishe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore