A duhet t'i lëmë të tjerët të na ndryshojnë?

2016-04-29 15:43:40 CRI Komenti juaj Printoni

Brenda martesës, ekziston një fenomen i zakonshëm që bashkshortët përpiqen të ndryshojnë njëri-tjetrin. Ky është shkaku i zakonshëm i konfliktit brenda çiftit. Një nga metodat më të mira për zgjidhjen e këtij problem është komunikimi mes burrit dhe gruas dhe hqja dorë nga metodat e vjetra, duke krijuar një kulturë të re familjare, ku favorizohet çdo anëtar i familjes. Pra gjetja e një zgjidhjeje ku të gjithë të mbeten të kënaqur.

I sapomartuari Xiao Li zbuloi një gjë të çuditshme. Bashkëshortja e tij e gatoi peshkun sipas mënyrës së saj, ia hoqi kokën dhe bishtin. Një ditë, Xiao Li e pyeti gruan: "Përse ia heq peshkut kokën dhe bishtin." Pasi u mendua disa minuta, gruaja iu përgjigj: "edhe nëna ime kështu e gatuan peshkun, dhe kjo është mënyrë e veçantë e gatimit në familjen tonë."

Gjatë mbrëmjes, Xiao Li pyeti vjehrrën, përse duhet të presin kokën dhe bishtin, para gatimit të peshkut. Vjerra e tij u përgjigj se gjyshja e gruas së tij e gatuante peshkun në këtë mënyrë. Një ditë, Xiao Li shkoi në familjen e gjyshes dhe bëri të njëjtën pyetje. Gjyshja i tha se në të kaluarën familja e saj nuk kishte enë të mëdha gatimi si tepsi, tenxhere etj, pasi ishin tepër të varfër.. Prandaj, ajo duhet t'ia hiqte kokën dhe bishtin peshkut gjatë gatimit sepse enët e kuzhinën nuk e nxinin. Kjo gjë mbahej sekret në 3 breza.

Një tjetër rast është mes një çifti tjetër kinez. Gruaja, një studente e shkëlqyer, pas u diplomua, u martua shumë shpejt dhe lindi një fëmijë. U detyrua të linte punën dhe u shndërrua në shtëpiake. Gjatë këtyre viteve, burri i saj përgjigjej për sigurimin e të ardhurave, ndërsa ajo përgjigjej për punët e shtëpisë, për mbarëvajtjen dhe rritjen e fëmijës. Por, ky ekuilibër u prish kur fëmija nisi shkollën. Në atë periudhë, gruaja donte të përgatitej për provimet pasuniversitare. Por, burri i saj ishte i mendimit se çifti duhet të angazhohej së bashku në shpenzimet familjare. Ai i sugjeroi gruas së tij të gjejë një punë të thjeshtë më parë dhe të bëjë përgatitjet mbi provimet pasuniversitare në kohën e lirë. Në këtë moment shpërtheu konflikt i ashpër pasi gruas i duhej të zgjidhte midis punës dhe studimeve pasuniversitare. Pasi u mendua gruaja tha se kishte ankth për të nisur një punë pas kaq kohësh. Gjatë kohës së shkollës ajo ishte një nxënëse dhe studente e dalluar dhe ishte shumë krenare për veten. Por, pas diplomimit nga universiteti, ajo kishte provuar dështimet e mëdha gjatë punës profesionale. Për shkak të lindjes së fëmijës, ajo nuk mori përvojën e duhur pasi i duhej të qëndronte në shtëpi për kujdesjen e fëmijës. Kur fëmija u rrit asaj i duhet të përballet përsëri me presionin e punës. Ajo ka dëshirë të punojë, por ka ankth.

Kur ishte e vogël, pavarësisht nga gabimet që kishte bërë, nëse ajo do të shkonte në dhomë për të mësuar, prindërit do ta falnin. Prandaj, ajo e shihte kohën e mësimit si periudhën më të sigurt dhe më të lumtur. Por, burri i saj nuk ka të njëjtat pikëpamje me të.

Ai është i mendimit se modeli i familjes normale duhet të jetë ndryshe psh: gjatë ditës, prindërit shkojnë në punë dhe fëmija shkon në shkollë; gjatë pasdites, të gjithë anëtarët e familjes kthehen në shtëpi. Në fakt, burri është rritur në një familje me dy prindër të punësuar. Nga kujtimet e fëmijërisë së tij, në orën 7:00, të gjithë anëtarët e familjes shkojnë në punë, ndërsa ai në shkollë. Për shkak se ai ishte rritur sipas një modeli tjetër, nuk arrin të kuptojë frikën e gruas së tij për punën jashtë shtëpisë.

Nga ky rast, është e vështirë të vlerësojmë se kush ka të drejtë, pasi të dy palët ndjekin stilin e familjeve të tyre.

Në familjen e re, nëse të dy bashkëshortët duan të ndjekin modelet e familjes të prindërve, njëri do detyrohet të adaptohet me modelin e tjetrit dhe kjo gjë mund të shkaktojë konflikt. Gruaja shpreson se burri i saj do të luajë rolin e prindërve të saj, duke i ofruar përkrahje ekonomike dhe materiale dhe ajo të ketë mundësi të vazhdojë rolin si studente e shkëlqyer pasuniversitare. Burri shpreson që ata mund të dublikojnë modelin e prindërve të tij, duke u ngarkuar së bashku shpenzimeve familjare nga puna. Kjo është arsyja e konfliktit brenda martesës.

Një rast tjetër....

Gruaja dhe burri vijnë nga familje shumë të ndryshme. Familja e gruas është e pavarur në shtëpi. Babai i saj shpenzon shumë kohë jashtë për punë; nëna e saj pëlqen aktivitete argëtuese si shah etj; ndërsa ajo pëlqente librat me kukulla. Të tre anëtarë të familjes kishin shumë hapësira private.

Familja e burrit është ndryshe. Që në moshë të vogël, çdo aktivitet i tij ishte nën mbikëqyrjen dhe kujdesjen e prindërve. Çdo luhatje humori apo problem në mësime tërhiqte vëmendje të madhe të prindërve të tij, të cilët do t'i ofronin ndihmën e duhur. Kur ishin të dashuruar, çifti tërhiqej nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme. Gruaja, një femër e lirë dhe e pavarur, ndërsa burri një mashkull i kujdeshëm dhe përkrahës. Tek këta dy persona lindi një dashuri që u kurorëzua shumë shpejt në martesë. Por jeta pas martesës ndryshoi. Në ditët e pushimit, gruaja luante me celular dhe jetonte në hapësirën e saj private, ndërsa burri i saj merret me punët e shtëpisë duke i kërkuar gruas së tij të heqë dorën nga lojërat në celular dhe duke e kritiktuar shumë për zakonet e pa shëndetshme të gruas.

Gruaja u mërzit nga kritikat e bashkëshortit duke menduar se kjo është një ndërhyrje në hapësirën e saj private. Burri nga ana tjetër ishte i palumtur për mungesën e komunikimit mes tyre. Pas analizimit, arsyeja e konfliktit të tyre vjen nga sfondi dhe atmosfera e familjeve të tyre. Gruaja një femër e ftohtë dhe e pavarur, burri një mashkull i ngrohtë, që pëlqen marrëdhëniet e ngushta mbështetur nga njëri-tjetri.

Është një fenomen i zakonshëm që çiftet pëlqejnë të ndryshojnë njëri-tjetrin, për shkak të modeleve të familjeve të prindërve të tyre. Metoda më e përshtatshme për zgjidhjen e problemit është komunikimi dhe shpalosja e kërkesave të vërteta. Të dy bashkëshortët duhet të bëjnë kompromis në martesën e re, duke bërë disa ndryshime të vogla, por pa e detyruar palën tjetër të sakrifikojë tepër, duke bërë që të gjithë familja të jetë e lumtur. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore