Studimi i Harvardit-Bimët kineze që ju dobësojnë

2016-03-10 14:50:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që duan të dobësohen dhe nuk kanë mundur ta bëjnë këtë me dietë perëndimore: kërkuesit e Harvard-it kanë eksperimentuar bimën kineze "Thunder God" dhe arritën në përfundimin se kjo bimë mund të jetë e fuqishme në uljen e oreksit, që mud të çojë në dobësim.

"Mund të jetë një mënyrë e fuqishme për trajtimin e obezitetit dhe përmirësimin e shëndetit tek shumë pacientë që vuajnë nga obeziteti dhe komplikacionet që shkakton ai, si sëmundje zemre, dhjamosje të mëlçisë dhe diabet të tipit 2," thotë endokrinologu Ozcan, pranë Shkollës Mjekësore Harvard.

Kjo bimë funksionon duke shtuar veprimin e leptinës, hormon që ul oreksin dhe dërgon sinjale në tru kur jemi të ngopur dhe duhet të ndalojmë së ngrëni, sipas studimit. Kërkuesit më parë spekuluan se mungesa e ndjeshmërisë së leptinës mund të jetë shkaku i obezitetit. Në studim, kërkuesit zbuluan se minjtë obezë që morën dozë të lartë të ekstraktit "Thunder God" për një javë konsumuan 80 për qind më pak ushqim në krahasim me minjtë që nuk e morën këtë ekstrakt. Pas 3 javësh, minjtë që morën këtë përbërës humbën 45 për qind të peshës së tyre trupore, ndërkohë që grupi tjetër nuk humbi asnjë kilogram.

Ndërkohë:

Çaji i bardhë: Sipas një studimi publikuar në revistën "Nutrition and Metabolism" tregohet se çaji i bardhë rrit lipolysis dhe bllokon adipogenesis (formimin e qelizave yndyrore). Kombinimi i çajit me kafeinën dhe (EGCG) duket se pengon formimin e dhjamit.

Çaji i mentes: Sipas një studimi menteja apo çaji i saj con sinjale në tru që duhet të ndalojmë së ngrëni. Nga studimi rezultoi që personat që përdornin mente apo e mbanin erë atë çdo 2 orë, humbën deri në 3 kg në muaj.

Çaji Oolong: Ky çaj kinez që mban dhe emrin "dragoi i zi," është i lehtë dhe ashtu si dhe çaji jeshil, përmban katekinë, që ndihmon në nxitjen e humbjes së peshës dhe nxit metabolizimin e lipideve (yndyrnave). Sipas një studimi nga Kina, personat që konsumonin rregullisht çaj oolong humbën 3 kg për 6 javë.

Majdanozi: Gjethja e gjelbër që zakonisht shtyhet në cep të pjatës dhe nuk konsumohet është një superushim tepër i fuqishëm, pasi ka folate, vitamin B.

Kanella: Kanella përmban antioksidantë të fuqishëm që quhen polifenole dhe që janë provuar se përmirësojnë nivelet e insulinës në trup. Sipas një studimi tek kafshët ka rezultuar se kanella redukton grumbullimin e dhjamit në zonën rreth barkut. Dhe shumë studime të publikuara në American Journal of Clinical Nutrition arritën në përfundimin se një lugë kanelle në ditë ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Piperi i zi: Piperina, një përbërës I fuqishëm tek piperi i zi është përdorur prej shekujsh në mjekësinë e Lindjes për trajtimin e shumë problemeve të shëndetit përfshi problemet me inflamacionin dhe me barkun si dhe redukton formimin e dhjamit dhe nivelet e kolesterolit

Fara Mustardi: Shkencëtarët e Institutit Politeknik anglez të Oksfordit arritën në përfundimin se duke ngrënë një lugë çaji mustard në ditë përshpejtoni metabolizmin me 25 për qind për disa orë pas ngrënies.

Mrekulli
Lajmet Kryesore