Pse duhet të hani rrënjë bambuje

2016-01-26 15:31:42 CRI Komenti juaj Printoni

Një nga ushqimet më popullore në Kinë me përfitime të mëdha për shëndetin janë dhe rrënjët e bambusë.

Për përfitimet e kësaj bime flitet në librin e lashtë kinez nga dinastia Tang (618 AD- 907 AD).

Një nga përfitimet më të mëdha që kemi nga to është se na ndihmojnë për të rënë në peshë. Ato kanë shumë pak kalori, karbohidrate dhe sheqer.

Të mira për zemrën

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se lëndët ushqyese tek rrënjët e bambusë janë të shkëlqyera për eleminimin e kolesterolit të keq në gjak si dhe pastrojnë gjakun.

Luftojnë kancerin

Studimet kanë treguar se tek rrënjët e bambusë gjenden flavone, amylase dhe klorofil, të cilat mbajnëlarg kancerin.

Forcojnë sistemin imunitar

Vitaminat dhe mineralet tek rrënjët e bambuve janë të shkëlqyera për forcimin e sistemit imunitar. Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët prezente tek këto rrënjë janë thelbësore për forcimin e trupit nga brenda dhe jashtë

Të pasura me fibra dietike

Sasia e fibrave dietike tek rrënjët e bambuve është e lartë dhe kjo sasi fibrash na nevojitet për një sistem më të mirë tretës si dhe për të rrëzuar kile të tepërta.

Veti anti-inflamatore

Në një prej studimeve tregohet se rrënjët e bambusë kanë veti anti-inflamatore dhe analgjezike (lehtësojnë dhimbjen). Po ashtu ato ndihmojnë në shërimin e ulçerës. Lëngu nga rrënjët e bambusë mund të përdoret gjithashtu si ilaç për plagët dhe ulçerën.

Kurë kundër helmimit

Sipas mjekësisë tradicionale besohet se rrënjët e bambusë kanë veti kundër helmimit. Ato gjithashtu janë të domosdoshme në rastet e pickimit nga gjarpri dhe akrepi.

Çrregullimet me stomakun

Rrënjët e bambusë përdoren për trajtimin e çrregullimeve me stomakun. Përveç rrënjëve të bambusë, gjethet gjithashtu përdoren kundër krimbave në zorrë si dhe çrregullimeve me stomakun.

Përmbajnë kalium

Rrënjët e bambusë përmbajnë një sasi të lartë kaliumi. Ky mineral është tepër i domosdoshëm në balancimin e elektroliteve si dhe ndihmon në mbajtjen në ekuilibër të tensionit të gjakut.

Vlera ushqimore

Në 100 gramë rrënjë bambuje gjenden 20 kalori. Karbohidratet gjithashtu zënë 3-4 gramë. Sasia e sheqerit është 2.5 gramë për 100 gramë bamboo, më pak se 0.49 gramë yndyrë dhe 2.5 gramë proteinë. Fibra dietike 6-8 gramë për 100 gramë bambu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore