PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dobësohuni duke ngrënë mëngjes
2015-07-30 14:09:53 CRI Komenti juaj Printoni

Të gjithë ne bëjmë një jetë të ngarkuar me punë dhe ndoshta nuk kemi kohë të mjaftueshme. Shumë prej nesh zgjohen vonë dhe nuk hanë mëngjes, në këmbim të disa minutave më shumë gjumë. Në këtë mënyrë ju sabotoni organizmin në shumë mënyra:

Pasi të lexoni këtë artikull do ta keni të vështirë të dilni pa mëngjes në të ardhmen, pasi do ta kuptoni sa i rëndësishëm është ai.

1. Përmirësoni metabolizmin

Nëse jeni zgjuar rrallëherë ndodh që të qëndroni 8 orë pa ngrenë diçka. Sigurisht, kur flini ju nuk konsumoni ushqim. Gjatë kësaj kohe metabolizmi juaj ngadalësohet dhe zgjohet me zgjimin tuaj. Përfitoni nga ky moment, duke konsumuar një mëngjes të shëndetshëm në mënyrë që trupi juaj ta tresë në mënyrë natyrale. Në këtë mënyrë ju rregulloni metabolizmin dhe mbani të qëndrueshëm Indeksin e Masës Trupore.

Llogaritja e Indeksit të Masës Trupore (Body Mass Index – BMI) bëhet lehtë nëpërmes një formule të thjeshtë matematikore, për parë nëse pesha juaj është e shëndetshme, apo jo për trupin tuaj?

Si llogaritet BMI-ja?

(Shembull: Peshoni 98 kg dhe jeni i gjatë 1.75 m)

BMI= 98/1.75×1.75;

BMI= 98/3.0625;

BMI= 32;

BMI= obez).

**Nëse:

BMI= nën 18.5=> nënpeshë

BMI= 18.5 deri 25=> i shëndetshëm

BMI= 25 deri 30=> mbipeshë

BMI= mbi 30=> obez

2. Do të stabilizoni peshën

Sigurisht që duke mbajtur një BMI të qëndrueshme edhe pesha juaj do të jetë e qëndrueshme. Nëse konsumoni një mëngjes të shëndetshëm, kjo është një strategji për të rënë nga pesha. Kjo për shkak se kur të vijë dreka ju nuk do të jeni tepër i uritur, dhe ndoshta do të hani më pak ose do të konsumoni ushqime të gatuara dhe të shëndetshme dhe jo fast-food, siç bëjmë shpesh kur nuk kemi kohë dhe i biem për shkurt.

3. Konsumoni mëngjes të shëndetshëm

Një mëngjes i shëndetshëm do të thotë tërshërë me qumësht ose kos, vezë, mish pule dhe fruta. Këto ushqime kanë shumë vitamina dhe minerale dhe ju mbajnë energjikë gjatë gjithë ditës.

4. Rrit përqëndrimin

Kur ishim të vegjël, mësuesit na këshillonin gjithnjë të hanim mëngjes të shëndetshëm përpara një testi. Ata e dinin fare mirë që mëngjesi i bollshëm dhe i shëndetshëm na mban të përqëndruar gjatë kohës së provimit. Ushqimi i jep energji trupit, e kuptohet edhe trurit. Koha më e gjatë që qëndroni pa ngrënë ndoshta është koha e gjumit. Kur zgjoheni duhet të hani ushqim për të stabilizuar sheqerin në gjak. Studimet kanë treguar se persona që konsumojnë mëngjes janë më inteligjentë.

5. Ju përmirëson humorin

A e keni dëgjuar sloganin e Snickers: "Ju nuk jeni vetvetja kur jeni i uritur." Është mëse e vërtetë!.. Nëse hani mëngjes kjo do të thotë që rreth orës 10 të mëngjesit nuk do të jeni të uritur dhe kështu do të jeni më efiçentë në punë. Ndoshta në fillim do ta keni të vështirë të ndryshoni, por përpiquni të ngriheni 10 minuta më herët dhe niseni si duhet ditën. Trupi dhe truri juaj do t'ju falënderojnë për këtë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China