PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dieta e verës nga lashtësia
2015-06-30 14:28:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ashtu si Toka dhe stinët e saj, trupi juaj ndryshon në sinkron me natyrën—edhe pse ka raste që shumë prej nesh nuk e kuptojnë këtë ndryshim.

Të paktën, kjo ishte pikëpamja e kinezëve të lashtë, që e shihnin trupin e njeriut nga një mnyrë holistike dhe pothuajse shpirtërore.

Nëse dëgjoni kinezët e lashtë, mund të bëni disa ndryshime në dietën tuaj ditore.

Në stinën e verës, nga 5 elementët, zjarri është më aktivi gjatë kësaj periudhe dhe ashtu si edhe flakët, energjia ngjitet lart. Energjia pozitive yang rritet dhe ju keni një gjendje më të gëzueshme dhe ndiheni më energjikë.

-Kujdesuni për veten gjatë verës

Në stinën e nxehtë, trupit i nevojitet pushim në mes të ditës. Mundohuni të vini një sy gjumë pas drekës. Pini lëngje sa duhet.

Bëni aktivitete relaksuese si meditim, qigong, ose yoga.

Dieta e verës për shëndet të mirë

Në verë duhet të konsumoni ushqime që ju freskojnë, reduktojnë toksinat dhe ushqejnë trupin.

Kur është vapë trupi juaj kërkon ushqime freskuese si sallatë, fruta dhe prodhime deti. Duke dëgjuar trupin tuaj— atëherë do t'i ofroni atij ushqimet që kërkon yin, ose ushqime freskuese.

Konsumoni këto ushqime

Frutat e stinës, pjepri, pjeshka, qitro etj

-Rrënjë bambuje dhe shparg

-Brokoli, lakër bok choy dhe spinaq

-Kërpudha të bardha, trangull dhe sallatë deti

-Prodhime deti

-Bimë të tjera si majdanoz, koper, xhenxhefil etj

•Evitoni mishin e kuq, produktet e qumështit dhe yndyrnat.

•Organet e trupit që lidhen me verën (zjarrin) janë zemra, zorra e hollë dhe gjuha.

•Emocioni i zjarrit është gëzimi

•Shija që përfaqëson elementin e zjarrit është e hidhura, dhe ngjyra është e kuqja.

•Ushqimet e tjera që rekomandohen gjatë stinë së verës janë: patatet e ëmbla, shalqiri, trangulli, pjepri i hidhur dhe pjeshkat.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China