PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të mirat e jogës
2015-01-27 09:30:08 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë njerëz bëjnë yoga për qëllime të ndryshme dhe rezultatet janë tepër të kënaqshme. Yoga është një grup ushtrimesh i kombinuar që ndihmojnë mendjen, trupin dhe shpirtin. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme pse yoga preferohet sot nga pjesa më e madhe e njerëzve, kryesisht prej femrave.

Tonifikim trupi

Sot, kërkesa për të qenë në formë është shumë e lartë dhe duket se yoga është një nga ushtrimet më të mira për tonifikimin e trupit.

Çlirimin e stresit

Stresi në jetën e sotme është i pashmangshëm, prandaj duhet të mësohemi si të jetojmë me të. Lajmi i mirë është se yoga është mënyra më e mirë për të çliruar çdo lloj stresi… dhe ju merr vetëm pak minuta nga dita juaj. Më të këshillueshmet për çlirimin e stresit janë meditimi dhe pranayama. Yoga gjithashtu ka një rëndësi tepër të madhe në detoksifikimin e organizmit.

Paqe e brendshme

Kur jemi të qetë mendërisht, kemi tendencë të mendojmë më qartë dhe në të njejtën kohë të jemi më krijues. Dhe këtë qetësi yoga e mundëson fare lehtë.

Përmirëson sistemin imunitar

Mendja kontroll trupin në shumë aspekte. Kur nuk ndiheni mirë mendërisht, ose kur keni nivel të lartë stresi, i gjithë organizmi do të vuajë pasojat. Sistemi imunitar dobësohet duke humbur aftësinë e luftimit të sëmundjeve. Yoga forcon sistemin imunitar duke siguruar qetësinë mendore. Ajo gjithashtu është një grup ushtrimesh që masazhojnë organet e brendshme të trupit më mirë se çdo ushtrim tjetër.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China