PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ja çfarë duhet të konsumoni për flokët tuaj
2014-02-10 09:09:58 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas specialistëve flokët për të qëndruar të bukur duhen ushqyer jo vetëm nga jashtë nëpërmjet aplikimit të produkteve bimore, por edhe nëpërmjet një diete të balancuar. Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale forcojnë folikulin e flokut, po ashtu ushqejnë flokët duke i bërë ata më të shndritshëm. Në thelb flokët përbëhen nga proteinat, prandaj është tejet i rëndësishëm konsumi i ushqimeve që përmbajnë poteina.

Për flokë të shëndetshëm konsumoni:

1. Salmoni

Ky peshk përmban ato që i duhen flokëve tuaj proteina dhe vitaminë D, po ashtu acidet yndyrore Omega-3, që ndihmojnë për të mbajtur të hidratuar flokët.

2. Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban nivelin më të lartë të beta-carotenit që në trup shndërrohet në vitaminë A. Çdo qelizë në trupin tonë e ka të pamundur të mbijetojë pa sasinë e mjaftueshme të vitaminës A. Nëse keni probleme me rrënjën e thatë të flokët, zbokth etj., mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës A në organizëm.

3. Arrat

Arrat përmbajnë Omega-3 dhe për të gjithë ata që nuk preferojnë prodhimet e detit duhet të konsumojnë arrat. Arrat kanë shumë veti të çmuara dhe përmbajnë biotinë dhe vitaminë E, të gjitha këto të vlefshme për shëndetin e flokëve, por edhe kundër rrudhave. Mungesa e biotinës në trup çon në rënie të flokut.

4. Vezët

Veza është një burim proteinash, po ashtu përmban zink, selen, squfur dhe hekur. Specialistët theksojnë rëndësinë e konsumit të një veze në ditë jo vetëm për shëndetin e flokëve, por edhe për mbarë organizmin.

5. Spinaqi

Me të drejtë spinaqi është renditur në grupin e superushqimeve, pasi ai përmban jo vetëm hekur dhe nivel të lartë të vitaminës K, por gjithashtu sasi të konsiderueshme beta-caroteni, acidi folik dhe vitamine C, të gjitha këto për flokë të mrekullueshëm, por jo vetëm.

6. Bananet

Me bananen mund të bëni maska për flokët e dëmtuar, të ashpër dhe të thatë. Vitamina B që ndodhet tek bananet ndihmon në parandalimin e krijimin të majave të shumëfishta. Bananet ndihmojnë gjithashtu edhe për heqjen e zbokthit, zbusin skalpin dhe flokët.

7. Fasulet, bizelet dhe thjerrëzat

Konsumoni fasulet dhe bizele të paktën 2 herë në javë për të pasur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China