PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
5 ushqimet që janë më të shëndetshme të gatuara
2014-01-17 18:07:19 CRI Komenti juaj Printoni

Të gjithë ne e dimë që vitaminat dhe mineralet ruhen më mirë tek perimet e pagatuara. Por ekzistojnë disa ushqime të cilat nëse gatuhen u rriten vlerat ushqyese, duke rezultuar edhe më fitimprurëse për organizmin.

Vitaminat luajnë rol jetësor në trupin e njeriut. Ne nuk jemi në gjendje t'i prodhojmë vetë ato, dhe marrja e tyre nëpërmjet ushqimit apo dietës që marrim, është thelbësore për trupin tonë që të funksionojë në mënyrë të balancuar.

Është e vërtetë që perimet humbasin vlerat e tyre kur gatuhen, por kjo nuk vlen për të gjitha. Ja disa nga perimet që janë më të shëndetshme të gatuara.

1. Spinaqi

Spinaqi i gatuar rrit aftësinë e organizmit për të përthithur përbërësit ushqyes që përmban kjo perime me gjethe jeshile si kalcium, hekur, magnez, lutein dhe antioksidantë të tjerë si beta-karoten. Një fakt interesant është se kur spinaqi gatuhet, sasia e kalciumit trefishohet.

2.Lakra jeshile

Lakra jeshile kur është e pa gatuar është më e vështirë për t'u tretur nga stomaku. Një fakt interesant është se lakra jeshile e gatuar përmban më shumë vitamina A dhe K, po ashtu edhe fibra, se lakra jeshile e gjallë.

3. Kërpudhat

 

Gatimi i kërpudhave është shumë i rëndësishëm, pasi ka disa prej tyre që nuk mund të konsumohen të gjalla. Kërpudhat e pagatuara si duhet janë tepër të vështira për t'u tretur nga organizmi. Nëse gatuhen, kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D, po ashtu gjatë gatimit eleminohen të gjitha toksinat që mund të përmbajnë ato.

4. Domatet

Gjatë gatimit tek domatet ndodh një proces kimik që rrit nivelin e likopenit. Nga ana tjetër, domatet e freskëta çlirojnë vetëm 4% të këtij antioksidanti që lidhet me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Salca e domateve ka gjithashtu shumë vlera kur gatuhet, por duhet të bëni kujdes që të mos përdorni salcën nga kutitë prej teneqeje, por nga shishet apo vazot prej qelqi.

5. Karotat

Falë beta-karotenit, një antioksidant që në trup shndërrohet në vitaminë A, karotat janë perime që na ndihmojnë për shëndetin e syve. Megjithatë karotat e pagatuara besohet se janë të vështira për t'u tretur nga organizmi. Gatimi i tyre sidomos në avull e elimininon këtë problem, po ashtu gjatë gatimit shtohen edhe vlerat e saj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China