v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-08 21:31:20    
Intervista e shefit tė misionit tė delegacionit olimpik tė Shqipėrisė

cri

dėgjoni

Drejtuese? Tė dashur dėgjues, pėr tė arritur rezultate tė mira nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, Shqipėria nė Evropėn jugore ka dėrguar nė Kinė delegacionin mė tė madh tė saj nė histori, tė pėrbėrė nga 27 anėtarė, duke pėrfshirė 11 sportistė. At0a do tė marrin pjesė nė garat e 6 disiplinave, si qitje, mundje, peshėngritje etj. Mė 3 gusht shefi i delegacionit olimpik shqiptar Fidel Ylli dha njė intervistė pėr gazetarin e radios sonė Jiang Lei. Tani ju ftoj ta ndiqni mė hollėsisht atė.

Z. Fidel Ylli, 45-vjeēar, ka marrė pjesė mė se njė herė nė olimpiada, por nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, nė krye tė delegacionit shqiptar, ai ndihet ndryshe nga herėt e kaluara. Ai na tregoi se Shqipėria i kushton rėndėsi shumė tė madhe pjesėmarrjes nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit dhe ka dėrguar delegacionin mė tė madh nė numėr nė histori dhe me sportistė mė cilėsorė, disa prej tė cilėve janė kampionė evropianė ose radhiten nė vendet e para nė botė.

"Ky ėshtė delegacioni ynė mė i madh nė numėr. Nga olimpiada nė olimpiadė ne kemi rritur numrin e sportistėve, por edhe nė cilėsinė e tyre ky delegacion tani ka kualitet brenda. Pėrveē numrit mė tė madh se nė olimpiadat e mėparshme, tani ka edhe cilėsi brenda dhe ne pretendojmė. Kjo ėshtė pozitive."

Duke filluar nga viti 1972, Shqipėria ka marrė pjesė nė disa lojėra olimpike, por fatkeqėsisht deri tani ajo nuk ka fituar asnjė medalje olimpike. Duke folur pėr objektivin e Shqipėrisė nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, z. Ylli u tregua optimist dhe i matur. Ai u shpreh se sportistėt shqiptarė pjesėmarrės janė shumė tė dalluar, po tė marrin njė medalje tė bronztė nė Pekin, duke thyer "rekordin zero", ata do tė kėnaqen shumė.

"Ne nuk pretendojmė nė shkallė sipėrore, qė tė themi ne patjetėr do tė marrim medalje. Ne kemi sportistė cilėsorė, si Sahit Prizreni apo Elis Guri, qė i kanė mundur tė gjithė kampionėt e botės vitin e kaluar, dhe pse mos e mundin kinezin pėrsėri, pse mos e mundin rusin pėrsėri, kur ai e mundi nė kampionatin botėror. Pra kjo tregon qė sportistėt tanė, po tė jenė nė momentin e mirė psikologjik, tė gjendjes fizike e emocionale, dhe tė kenė edhe pak fat nė hedhjen e shortit, qė dy ndeshjet e para tė mos u bien direkt me kampionėt e botės, ėshtė shumė e mundur qė ata tė hyjnė nė zonėn e medaljeve."

Kur arriti nė Pekin nė fund tė korrikut, zotit Ylli i lanė pėrshtypje shumė tė thella punėt pėrgatitore pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Duke folur pėr punėn e Komitetit Organizativ Olimpik tė Pekinit, Ylli e vlerėsoi lart atė:

"Unė jam pjesėmarrės nė disa olimpiada, por fshati olimpik ėshtė mrekulli, pėr sa i pėrket investimit, godinave, dhomave tė fjetjes, infrastrukturės brenda, dhe nė fund tė fundit mbėshtetjes qė i kanė bėrė me vullnetarė, ku nė ēdo hyrje tė ēdo godine ose ēdo apartamenti ka nga 3 ? 4 vullnetarė, qė rrinė gjithė kohės tė pėrkulur, qė rrinė gjithė kohės duke pėrshėndetur: 'Mirėmbrėma!', 'Si u ngrysėt!', 'Natėn e mirė!', 'Mirė se erdhėt', me njė lloj edukate qė s'e kemi parė nė vende tė tjera."

Delegacioni shqiptar merr pjesė pėr herėn e parė nė lojėrat olimpike nė Azi. Para se tė vinin, shumė sportistė qė jetojnė nė brigjet e Mesdheut ishin tė shqetėsuar pėr ushqimet e kėtushme. Z.Ylli tha se faktet kanė hequr merakun e tyre:

"Edhe mensa ėshtė po mjaft gjigante, me njė larmi ushqimesh brenda, duke filluar nga ushqimi aziatik, nga ushqimi nacional, nga ushqimi mesdhetar, nga ushqimi tipik kinez, e gjithēka. Mund tė them qė, nė qoftė se do tė vazhdojė kėshtu, kėto lojėra do tė mbahen mend jo vetėm te delegacioni shqiptar, po do tė mbahen mend edhe te gjithė sportistėt e tjerė."

Drejtuese: Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, ndoqėt Intervistėn e shefit tė misionit tė delegacionit olimpik shqiptar Fidel Ylli".