v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-30 20:42:36    
Pallati i qitjes i Pekinit dhe Poligoni i pjatave fluturuese nė sheshin e qitjes tė Pekinit

cri

dėgjoni

Qė nga 9 gushti, qitėsja e njohur shqiptare Kodra Lindita do tė fillojė garat e saj olimpike nė Pekin dhe terreni ku do tė zhvillohen kėto gara ėshtė Pallati i qintjes i Pekinit, qė ndodhet fatmirėsisht afėr radios sonė. Do t'ju njeh me kėtė pallat.

Lojėrat Olimpike tė Pekinit iniciatojnė gjithmonė konceptin e olimpiadės tekniko-shkencore, koncept i cili ėshtė mishėruar me tė vėrtetė nė ndėrtimin e Pallatit tė qitjes tė Pekinit.

Pallati i Qitjes ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Pekinit, ku do tė zhvillohen garat e 11 disiplinave tė qitjes. Ndėrtesa 10 metra e lartė dhe 100 metra e gjatė pėr qitje 50 metra dhe ndėrtesa tjetėr gjithashtu 10 metra e lartė, por 80 metra e gjatė pėr qitje 25 metra janė tė lidhura me njė kube tė bukur.

Nė Pekin nė gusht bėn shumė vapė. Pėr t'u ofruar sportistėve e spektatorėve njė mjedis tė kėndshėm, Instituti i Projektimit Arkitekturor pranė Universitetit Qinghua tė Kinės instaloi njė kondicioner qendror dhe hapi nė vendin e qitjes nj; dirtare 3.2 metra tė lartė

Nga dritarja mbi 10 metra e gjatė e mbi 3 metra e lartė e hapur nė mur nė verė del ajri i ftohtė i brendshėm dhe nė dimėr del ajri i ngrohtė i brendshėm, duke e keqėsuar mjedisin e brendshėm dhe mjedisin e garave tė sportistėve. Kėshtu qė ruajtja e temperaturės sė q;ndrueshme u bė njė problem i vėshtirė nė ndėrtimin e Pallatit tė Qitjes tė Pekinit. Pėr tė zgjidhur kėtė problem, Universiteti Qinghua dhe sektorėt pėrkatės vendosėn nė anėn e sipėrme tė gojės sė hapur njė rresht tubash pėr tė sjellė poshtė ajėr, duke formuar njė perde ajri, e cila si njė mur i padukshėm shmang me efikasitet rrzm;t e forta tė ajrit tė brendshėm e tė jashtėm dhe ruan q;ndrueshėmėrinė e temperaturės sė brendshme, nė tė njėjtėn kohė u ofron sportistėve njė mjedis tė rehatshėm. Nė stėrvitjet e pėrditshme mjafton tė hapet vetėm kjo perde ajri, duke u kursyer energjia.

Njė problem tjetėr ėshtė zhdukja e lėkundjeve tė shkaktuara nga kondicioneri qendror. Qitja ėshtė njė sport i veēantė, ēdo lėkundje e vogėl pengon saktėsinė e qitjes dhe rezultatet e sportistėve. Pas shumė provave, Universiteti Qinghua dhe sektorėt pėrkatės projektuan njė amortizator kompleks qė mund tė pakėsojė e madje tė zhdukė lėkundjet e kondicionerit gjatė funksionimit. Pas provave, sportistėt nuk ndiejnė mė aspak lėkundje dhe ky pallat i qitjes ka plotėsuar kėrkesat e Federatės Ndėrkombėtare tė Qitjes. 

Rrėzė kodrės Cuivei nė periferinė perėndimore tė Pekinit, gjendet njė shesh qitjeje me ajėr tė pastėr dhe me ambient tė bukur. Ky ėshtė sheshi i qitjes i Pekinit, qė ėshtė ndėrtuar nė vitin 1955 dhe qė ka qenė gjithmonė si bazė kryesore stėrvitore pėr skuadrėn kombėtare kineze tė qitjes. Kėtu janė pėrgatitur mjaft qitės tė shquar qė janė ngjitur nė podiumin e dhėnies sė medaljeve olimpike. Poligoni i pjatave fluturuese brenda nė kėtė shesh qitjeje do tė pėrdoret si terreni i qitjes me pjata fluturuese tė Lojėrave Olimpike tė Peikinit tė vitit 2008. Kėtu do tė rivalizojnė ashpėr qitėsit e shumtė, tė ardhur nga vende tė ndryshme tė botės.

Ky poligon, qė gjendet nė pjesėn perėndimore tė sheshit tė qitjes tė Pekinit, ka njė sipėrfaqe prej 6170 metrash katrorė dhe 5000 vende spektatorėsh, ndėr tė cilat 1000 vende janė fikse, ndėrsa 4000 tė tjera janė tė pėrkohshme. Nga marsi i vitit 2006 deri nė gusht tė vitit 2007, u bėnė punime pėr modifikimin dhe zgjerimin e kėtij poligoni. Domethėnė, pėr kėto punime u deshėn gjithsej 1 vit e 5 muaj. Nė pėrgjithėsi, punimet u zhvilluan mbarė, por megjithatė pati njė interlud tė vogėl nė fazėn e parė tė punimeve, e cila u bėri ndėrtuesve njė surprizė tė madhe.

Mė 7 maj tė vitit 2006, gjatė punimeve, ndėrtuesit zbuluan njė varr tė lashtė, me njė sipėrfaqe prej 50 metrash katrorė. Nė qendėr tė varrit qėndronte njė monument me njė lartėsi sa njė njeri dhe me lule tė gdhendura, kurse rreth monumentit u gjetėn shumė enė tė bukura prej guri nefriti dhe ari. Instituti Studimor Arkeologjik i Pekinit dėrgoi menjėherė persona tė posaēėm. Pas studimit dhe matjes, ata u mahnitėn, sepse vunė re se kėtu ka mė shumė se 100 varre tė lashta, qė, tė marra sė bashku, kanė njė sipėrfaqe prej 20 mijė metrash katrore.

Zbulimet arkeologjike nė njė sipėrfaqe kaq tė madhe jo vetėm kanė qenė njė punė e vėshtirė pėr arkeologėt, por kjo punė do tė pengonte punimet e modifikimit dhe zgjerimit tė poligonit tė pjatave fluturuese, sepse puna ndėrtimtare nė njė sipėrfaqe prej 20 mijė metrash katrorė duhej tė ndėrpritej dhe tė rifillonte pėrsėri vetėm pas pėrfundimit tė plotė tė gėrmimeve arkeologjike. Megjithatė ndėrtuesit nuk u ankuan, pėrkundrazi, bashkėpunuan me arkeologėt. Me ndihmėn e tyre, arkeologėt mbaruan me sukses tė plotė gėrmimet arkeologjike brenda disa muajve. Nga studimet e kujdesshme del se kėtu ka qenė njė varrezė e dinastisė Ming (1368-1644), numri i varreve tė sė cilės arrin nė 179. Kėtu u zbuluan mė shumė se 1000 relikte kulturore, si monedha tė bronzta, anė, temjanica, sende nefriti dhe sende tė tjera artistike. Shumė prej tyre janė relikte kulturore kombėtare tė kategorisė sė dytė, prandaj kanė vlerė tė madhe koleksioni. (Zheng)(Pina)