v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-29 18:10:33    
Maxhun Peka: "Sigurisht do tė shkoj nė terren olimpik dhe tė pėrpiqem tė inkurajoj sportistėt shqiptarė."

cri

dėgjoni

Ambasadori i Shqipėrisė nė Kinė Maxhun Peka ka ardhur para afro 2 vjetėsh nė Pekin. Ashtu si tė gjithė banorėt e thjeshtė, ai i kushton rėndėsi shumė tė madhe edhe progresit tė punės pėrgatitore tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Nė prag tė hapjes sė Lojėrave Olimpike tė pekinit, z.Peka dha njė intervistė pėr korrespondentin e Radios sonė, duke shprehur ndjenjat e tij pėr Kinėn dhe ndjenja tė shumėllojshme pėr Lojėrat Olimpike. Mė poshtė do tė ndiqni tani reportazhin e korrespondentit tė Radios sonė Jiang Lei.

Shkėlqimi i Pekinit:

Para ngarkimit tė tij me funksion nė Kinė, z. Peka ka ardhur shumė herė nė Kinė. Ai tha se gjatė vjetėve tė fundit, Pekini dhe Kina kanė tėrhequr gjithnjė e mė shumė vėmendjen e botės, sidomos historia dhe kultura e gjatė e tyre kanė tėrhequr pandėrprerė njerėzit e vendeve tė ndryshme tė botės.

"Mund tė them se ėshtė historia dhe kultura shumė e lashtė e Kinės ajo qė ngjall interes te tė gjithė vizitorėt e huaj. Cilido i huaj e ka ėndėrr tė shohė Murin e Madh Kinez, tė vizitojė terrakotat nė Si`an, tė njihet me filozofinė e Konfucit apo tė shikojė ndryshimet marramendėse tė Kinės tė kėtyre 30 vjetėve tė fundit."

Ambasadori Peka, i cili ka punuar mbi 30 vjet nė diplomaci, vuri nė dukje gjithashtu se pėrveē turistėve tė huaj, Kina ėshtė njė vend qė edhe titullarėt diplomatikė dėshirojnė tė vijnė.

"Diplomatėt preferojnė tė punojnė nė Kinė, tė ndjekin zhvillimet e brendshme, si dhe politikėn shumė aktive ndėrkombėtare tė saj, rolin e Kinės nė zgjidhjen e tė gjitha krizave tė sotme botėrore."

Puna e dalluar pėrgatitore e Lojėrave Olimpike tė Pekinit:

Duke folur pėr punėn pėrgatitore tė pekinit, ambasadori Peka vlerėsoi se puna pėrgatitore e Lojėrave Olimpike tė Pekinit ka arritur suksese tė kėnaqshme dhe i la atij njė pėrshtypje shumė tė thellė. Me nxitjen e lėvizjes olimpike dhe me pėrkrahje tė mėdha tė Komitetit Organizativ Olimpik tė pekinit dhe tė masave popullore, Pekini ka bėrė transformimin urban nė pėrmasa tė mėdha, duke ndėrtuar me frymė krijuese stadiumet sportive, fshatin olimpik tė nivelit mė tė lartė dhe rrugėt e reja automobilistike. Ai tha gjithashtu se nė jetesėn e njerėzve ka njė afmosferė tė plotė olimpike. Njėkohėsisht ndėrtimi i infrastrukturės pėr Lojėrat Olimpike ėshtė gjithashtu shumė i dalluar.

"Por ėshtė evidente qė qysh prej kohėsh jetojmė nė atmosferėn e Olimpiadės. Jemi tė befasuar me infrastrukturėn e jashtėzakonshme tė ndėrtuar vitet e fundit nė funksion tė Olimpiadės."

Koha e Pekinit ka qenė gjithmonė njė fokus i diskutimeve tė njerėzve. Pėr tė krijuar "Lėvizjen e gjebėr olimpike", Komiteti Organizativ Olimpik i Pekinit ka bėrė njė pėrpjekje shumė-vjeēare. Ambasadori Peka tha se nė problemin e cilėsisė ajrore, Kina ka bėrė shumė pėrpjekje, duke marrė shumė masa konkrete.

"Pėr klimėn dhe ndotjen e ambientit nė Pekin ėshtė folur vazhdimisht dhe vazhdohet tė flitet. Jemi dėshmitarė tė masave qė kanė marrė autoritetet e vendit pėr tė siguruar njė ambient sa mė tė pastėr, tė mundshėm pėr Lojėra."

Pritet realizimi i ėndrrės olimpike si dhe sukseset e sportistėve

Megjithėse nuk ka patur suksese tė dalluara, Shqipėria ka marrė pjesė aktivisht nė zgjedhjen e disiplinave tė ndryshme tė Lojėrave Olimpike. Ambasadori Peka na tha se Shqipėria ka njė shpresė tė pėrbashkėt pėr Lojėrat Olimpike, do tė thotė pjesėmarrja nė Lojėrat Olimpike.

Nė vitin 1972, Shqipėria mori pjesė pėr herė tė parė nė Lojėrat Olimpike, pastaj nė Lojėrat Olimpike tė Barcelonės, Atlantės, Sidnejit, dhe tė Athinės. Pjesėmarrja nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit tė vitit 2008 ėshtė hera e parė e pjesėmarrjes sė vendit tė Shqiponjės nė Azi. Ajo dėrgoi njė delegacion qė pėrbėhet nga 27 veta, 11 prej tyre janė sportistė, ata do tė marrin pjesė nė ndeshjet e qitjes, notimit, mundjes, peshėngritjes etj. Ky ėshtė numri mė i madh i sportistėve tė delegacionit olimpik tė dėrguar nga Shqipėria. Nė qitje Shqipėria ka potencialin e rivalitetit pėr medalje. Delegacioni sportiv i Shqipėrisė nuk ka fituar medalje tė artė nė ndeshjet e Lojėrave Olimpike, por ambasadori Peka u shpreh optimist pėr nivelin e sportistėve dhe tha se do tė shkojė nė vendin e ndeshjeve pėr t'u dhėnė zemėr sportistėve shqiptarė.

"Sigurisht qė do tė shkoj dhe do tė pėrpiqem tė inkurajoj sportistėt shqiptarė. Ata pėrfaqėsojnė Shqipėrinė dhe do tė jenė krenaria e kombit. Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, me pėrvojė dhe kushtet e kufizuara nė zhvillimin e sporteve. Jo tė gjithė qė marrin pjesė nė Olimpiadė marrin medalje. Ne gėzohemi dhe krenohemi me ēdo sukses tė sportistėve shqiptarė."

Njė rast pėr forcimin e shkėmbimeve midis dy vendeve

Si njė ambasador nė Kinė, Peka ėshtė shumė i qartė se forcimi i shkėmbimeve dhe bashkėpunimit nė fushėn kulturore ka njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr tė forcuar miqėsinė midis qeverive dhe popujve tė tė dy vendeve. Organizimi i Lojėrave Olimpike nė Kinė ėshtė njė rast shumė i mirė pėr konsolidimin dhe forcimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve. Ai tha se qeveria shqiptare dhe ambasada e Shqipėrisė nė Kinė i kushtojnė rėndėsi shumė tė madhe kėtij rasti. Ambasadori Peka na tha se kryeministri i Shqipėrisė, z. Sali Berisha do tė marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike tė Pekinit.

"Pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike do tė vijė nė Pekin njė delegacion shqiptar i kryesuar nga kryeministri, prof. dr. Sali Berisha. Ne shpresojmė dhe dėshirojmė qė kryeministri shqiptar tė ketė takime tė veēanta dhe me drejtues tė shtetit kinez. Kjo do t'i shėrbente forcimit tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve tradicionale miqėsore midis dy popujve dhe dy vendeve tona."

Urojmė Lojėrave Olimpike tė Pekinit

Pėr tė organizuar me sukses Lojėrat Olimpike, Komiteti Organizativ Olimpik i Pekinit dhe masat popullore kanė bėrė pėrgatitje tė mjafttueshme. Tė gjitha pėrpjekjet kanė pėr qėllim qė tė shfaqin para njerėzve tė mbarė botės njė edicion tė shkėlqyer tė Lojėrave Olimpike.

Nė prag tė hapjes sė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, ashtu si masat popullore tė Kinės dhe tė vendeve tė tjera, ambasadori Peka shprehu bindjen se Pekini do tė organizojė si duhet Lojėrat Olimpike.

"Autoritetet e vendit kanė marrė masa tė jashtėzakonshme pėr Lojėrat Olimpike, qė gjithēka tė shkojė shumė mirė, tė mos ketė probleme. Ju uroj suksese pėr Lojėrat Olimpike!" (Sihai)