v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-22 20:43:13    
Stadiumi Kombėtar, "Foleja e zogut"

cri

dėgjoni

Pas mbi 4 vjet ndėrtimi, mė 28 qershor tė kėtij viti u pėrurua Stadiumi Kombėtar i Kinės, "Foleja e zogut". "Foleja e zogut" ėshtė stadiumi kryesor i Lojėrave Olimpike tė Pekinit, ku do tė zhvillohen ceremonia e hapjes sė Lojėrave Olimpike dhe ajo e Paralimpiadės, garat e atletikės dhe finalja e futbollit tė Lojėrave Olimpike. Nė programin e sotėm do tė shkojmė sė bashku me ju pikėrisht nė kėtė skenė tė rėndėsishme tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit.

Stadiumi Kombėtar, si stadium kryesor i Lojėrave Olimpike tė Pekinit, i ngjan shumė folesė sė zogut nga pamja e jashtme, prandaj e quajnė "Foleja e zogut". Ai ndodhet nė parkun olimpik nė pjesėn veriore tė Pekinit, sipėrfaqja e tij e ndėrtimit ėshtė 258 mijė metra katrorė dhe kapaciteti i tij ėshtė 91 mijė vende uljeje. "Foleja e zogut" ėshtė njė nga 37 objektet sportive tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe tė qyteteve tė tjera bashkėrenduese qė u pėrurua i fundit, kjo ka lidhje me vėshtirėsitė e ndėrtimit tė tij.

Nė mars tė vitit 2002, projekti i "Folesė sė zogut" i pėrgatitur bashkėrisht nga Zyra zvicerane e projektimit Herzog, Instituti i Projektimit Arkitekturor i Kinės etj. u zgjodh pas vlerėsimit tė specialistėve dhe votimit popullor. Projekti i "Folesė sė zogut" pėrfshihet nė sistemin e strukturės sė ēeliktė nė formė samari dhe ėshtė njė projekt me strukturė origjinale.

Projekti i veēantė ka forcė tė madhe tėrheqėse, por struktura e formės sė samarit nė pjesėn e jashtme, pjesa e brendshme me vende uljeje nė formė tasi dhe kapaciteti i madh prej 90 mijė vetash kanė kėrkesa tė rrepta pėr shtyllat e ēelikta. Pėr kėtė Kina studioi dhe prodhoi vetė 4.2 tonė prokate ēeliku tė tipit Q460, nė tė cilat u mbėshtet me sukses "Foleja e zogut", duke e bėrė atė njė nga veprat mė tė mėdha tė strukturės sė ēeliktė nė botė. Ka pasur vėshtirėsi edhe nė saldimin e prokateve tė ēelikut. Kryepėrgjegjėsi i kėsaj vepre z. Tan Xiaochun tha:

"Nė 'Folenė e zogut' ka 320 kilometra saldime, tė cilat i kryen me cilėsi 1100 saldatorė brenda 1 viti e 3 muajve, duke krijuar njė mrekulli nė historinė arkitekturor tė Kinės."

"Foleja e zogut" ka 8 kate, ndėr to njė ėshtė i nėndheshėm. Ajo ėshtė 280 metra nga lindja nė perėndim dhe 333 metra nga jugu nė veri, duke qenė stadiumi mė i madh tani nė Kinė. Sipas projektimit ajo ėshtė njė ndėrtesė sportive e kategorisė sė posaēme, mund t'i rezistojė tėrmetit 8 ballėsh dhe afati i shfrytėzimit arrin nė 100 vjet.

Vendet e spektatorėve nė formė tasi janė me 3 shkallė, nuk ka asnjė shtyllė horizontale, kėshtu qė distanca midis spektatorėve dhe qendrės sė stadiumit ėshtė 140 metra, pavarėsisht se ku ulen ata. "Foleja e zogut" ėshtė e gatshme edhe pėr raste urgjente. Kryetari i Kėshillit Drejtues tė Kompanisė me pėrgjegjėsi tė kufizuar tė Stadiumit Kombėtar, z. Li Aiqing, u shpreh:

"Nė rast urgjent spektatorėt mund tė dalin brenda 8 minutash nė vend tė sigurt nga kanale tė ndryshme."

"Foleja e zogut" i kushton rėndėsi tė madhe edhe konceptit tė olimpiadės sė gjelbėr. Kėtu pėrdoret energjia diellore si energji pastrimi, ndėrsa 5.8 mijė tonė ujė shiu qė mund tė mblidhet nė vit pėrdoren pėr ujitje dhe pėr pastrimin e tualeteve.

Nė prill e maj nė Stadiumin Kombėtar u organizuan nė kuadėr tė veprimtarive "Paē fat Pekin" gara e ecjes sportive 2008, gara e maratonės etj., sportistėt e funksionarėt pjesėmarrės, si dhe spektatorėt e pranishėm vlerėsuan lart cilėsinė dhe funksionet e Stadiumit Kombėtar. Lidhur me kėtė kryetari Li Aiqing tha:

"Nėpėrmjet kėtyre garave, mund tė themi se funksionet e "Folesė sė zogut" janė tė plota dhe cilėsia ėshtė e mirė."

Nga fillimi i punimeve deri nė pėrurimin e saj, "Foleja e zogut" ka tėrhequr vėmendjen e mbarė botės. Nė vitin 2007, gazeta angleze "The Times" e pėrfshiu kėtė ndėrtesė nė 10 veprat mė tė mėdha tė botės nė ndėrtim e sipėr. Nė vitin 2008 revista e pėrjavshme amerikane "Time" ka zgjedhur 100 projektet me ndikime mė tė mėdha nė botė, "Foleja e zogut" zuri vendin e parė. Mė 8 gusht nė orėn 8 tė mbrėmjes, do tė organizohet ceremonia e hapjes sė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, le tė presim qė "Foleja e zogut" tė na japė bukurinė dhe forcėn mė tė madhe tėrheqėse. (Pina)