v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-15 18:54:41    
Rėnia e Lojėrave Olimpike tė Lashtėsisė

cri

dėgjoni

Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė qė u zhvilluan pėr kaq shumė vjet, kishin njė lidhje me sistemin shoqėror. Nė shekullin e 5-tė para erės sonė, shoqėria skllavopronare e Greqisė sė Lashtė hyri nė periudhėn e lulėzimit tė saj e po kėshtu njė periudhė lulėzimi patėn edhe Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė. Por pa kaluar shumė kohė, me acarimin gjithnjė e mė shumė tė kontradiktave shoqėrore nė Greqinė e Lashtė, sidomos me shpėrthimin e luftės sė Peloponezit nė fund tė shekullit tė 5-tė para erės sė re, shoqėria skllavopronare greke filloi tė shkonte drejt rėnies, e po kėshtu, edhe Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė shkuan drejt rėnies. Lufta e Peloponezit qe njė luftė e madhe midis dy qytet-shteteve tė Greqisė sė Lashtė, domethėnė midis Ligės sė Peloponezit me Spartėn nė krye dhe Ligės sė Delianit me Athinėn nė krye. Kjo luftė zgjati 27 vjet, nga viti 431 deri nė vitin 404 para erės sė re. Nga kjo luftė ekonomia e Greqisė pėsoi shkatėrrime serioze dhe qytet-shtetet greke, qofshin fituese apo humbėse, nuk kishin aspak fuqi tė rimėkėmbnin lulėzimin e dikurshėm. Qė nga ajo kohė Greqia filloi tė shkonte drejt rėnies.

Nė tė njėjtėn kohė, edhe Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė kaluan nga lulėzimi nė rėnie dhe garat humbėn gradualisht rėndėsinė e mėparshme. Nė fillim tė zhvillimit tė Lojėrave Olimpike tė Lashtėsisė, sportistėt me pėrpjekjet e tyre fitonin nga njė kurorė me degė ulliri, njė vlerėsim moral. Por me ndryshimin e frymės shoqėrore, njerėzit filluan ta konsideronin pjesėmarrjen nė Lojėrat Olimpike si njė mjet pėr tė synuar pasuri. Nė Greqinė e Lashtė Lojėrat Olimpike zhvilloheshin si blatim pėr kryehyjninė Zeus, e krahas tyre zhvilloheshin edhe Lojėra tė tjera, si ato qė i blatoheshin hyjnisė sė Diellit Apollo, ato si blatim pėr hyjninė e detit Poseidon, ato pėr hyjninė e forcės Herakėl etj., etj. Nė kėto Lojėra nė fillim vihej theksi mbi stimujt moralė, por dalėngadalė qytet-shtetet nisėn t'u kushtonin njė vėmendje gjithnjė e mė tė madhe vlerėsimit tė sportistėve me privilegje tė ndryshme, duke u dhėnė falas jo vetėm ushqime, por edhe strehim. Pėr shembull, sportistėt mund tė fitonin amnisti nė ēėshtjet penale. Nė sfondin e rėnies ekonomike, gjithnjė e mė shumė sportistė filluan tė ndėrronin nderin dhe sukseset e tyre, tė fituara nė garat e ndryshme, me pasuri mė tė madhe, duke e konsideruar kėtė ndėrrim si njė mjet tė sigurimit tė tė ardhurave pėr jetesėn e tyre. Njėkohėsisht, edhe ata vetė u bėnė gradualisht sportistė profesionistė, qė i konsideronin ndeshjet si njė profesion tė tyre. Dalėngadalė nė fushat e ndeshjeve u shfaqėn dukuri tė kėqija, si shfrytėzimi i postit pėr matrapazllėqe, pėr pėrvetėsim dhe nė dėm tė interesave tė tė tjerėve etj.

Pėrveē faktorit luftė qė shpejtoi rėnien e Greqisė sė Lashtė dhe madje nxiti edhe rėnien e Lojėrave Olimpike tė Lashtėsisė, edhe anėt e kėqija tė Lojėrave Olimpike u bėnė faktorė tė brendshėm qė shpejtuan kėtė rėnie. Nė veēanti ishin tė dukshme dalja e sportistėve profesionistė dhe profesionalizimi i ndeshjeve. Nga kėta faktorė, pėrpjesėtimet e Lojėrave Olimpike tė Lashtėsisė nuk ishin si tė mėparshmet, e po ashtu edhe entuziazmi i njerėzve pėr pjesėmarrjen dhe ndjekjen e ndeshjeve u ul shumė. Pas pushtimit tė Greqisė sė Lashtė nga Roma, ra me tė vėrtetė kambana e vdekjes pėr Lojėrat Olimpike tė Lashtėsisė. (Drita-Daming)