v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-30 17:37:37    
Hysen Domi: Olimpiada ėshtė njė jetesė e pėrbashkėt nė njė familje tė pėrbashkėt

cri

dėgjoni

Mė 4 prill, presidenti i Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar Hysen Domi arriti nė Pekin. Gjatė vizitės sė tij, Domi mori pjesė nė asamblenė e 16-tė tė Shoqatės sė Komiteteve Olimpike Kombėtare dhe diskutoi mbi tema tė sportit me kryetarėt e komiteteve olimpike tė vendeve tė ndryshme.

Gjatė intervistės, zoti Domi na bėri tė njohur vėmendjen e treguar nga mediat shqiptare pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit, duke na treguar edhe rėndėsinė e kushtuar nga Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar pėr pėrhapjen e informacioneve tė lidhura me Olimpiadėn e kėsaj vere.

"Dy vjet mė parė ne si Komitet Olimpik pėrgatitėm njė strategji pėr pėrgatitjen e kandidatėve pėr lojėrat olimpike, pėr masat qė duhen marrė pėr pjesėmarrjen e tyre nė aktivitete kualifikuese, dhe sigurisht qė mediat e kanė pasqyruar herė pas here tė gjithė veprimtarinė e Komitetit Olimpik, tė gjithė veprimtarinė me sportistėt olimpistė, me takimet e ndryshme, me promovimet e ndryshme qė i bėjmė nė televizionet shqiptare delegacionit shqiptar. Ne si Komitet Olimpik kemi prej kohėsh tė hapur njė uebsajt, nė tė cilin japim informacione tė herėpashershme, shpėrndajmė nė tė gjithė botėn ato pėrgatitje qė po bėn Shqipėria pėr pjesėmarrjen nė Olimpiadė."

Duke folur pėr ceremoninė kremtuese tė zhvilluar nė Pekin nė gusht tė vitit 2007, zoti Domi tha se ajo ceremoni i ka lėnė atij njė pėrshtypje shumė tė thellė dhe shprehu bindjen qė nė 8 gusht tė vitit 2008, do tė ketė njė ceremoni hapjeje mė tė bukur.

"Ajo ishte njė ceremoni jo vetėm sportive. Ajo ceremoni ishte, le tė themi, njė parapėrgatitje shpirtėrore pėr pjesėmarrėsit se ēfarė do tė ndodhė nė Pekin 2008. Dhe unė kam bindjen qė, edhe nga kontaktet me miqtė e mi, ajo ceremoni ishte njė parapėrgatitje e opinionit publik tė thjeshtė, jo vetėm e neve qė do tė jemi kėtu, se ēfarė do tė ndodhė mė 8 gusht nė ceremoninė e ēeljes. Le tė themi se tė gjithė presin qė do tė ndodhė mrekulli, le tė themi pas ceremonisė sė ēeljes sė Athinės presin diēka akoma edhe mė tė bukur, mė tėrheqėse. Ky ėshtė opinioni i pėrgjithshėm."

Krahas kėtyre, zoti Domi na tregoi se Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar ka edhe synime jashtė fushės olimpike.

"Olimpiada, dhe ne e kemi ndier edhe nė Athinė, nuk ėshtė vetėm njė garė sportive. Misioni i olimpiadave tė mėdha nuk ėshtė vetėm gara sportive, por ėshtė edhe krijimi i mundėsive pėr shkėmbime kulturore, pėr njohje tė mjediseve, pėr njohje tė njėri-tjetrit, dhe pėrcjell njė mision qė pėr ne olimpistėt ėshtė ndėr mė edukativėt, sepse duke jetuar tė gjithė sportistėt nė njė fshat olimpik, 11-12 mijė sportistė nga tė gjitha kontinentet, tė bardhė, tė zinj, aziatikė, vajza, djem, tė tė gjitha feve, atje ėshtė e gjithė bota nė tė gjitha nivelet kulturore, tė racave, gjinore. Mund tė shpėrndaheshin nė shtete tė ndryshme a nė hotele tė ndryshme, por misioni i lojėrave olimpike nuk ėshtė thjesht gara, siē janė kampionatet botėrore a kampionatet e ndryshme, por ėshtė njė mision shumė mė i madh e fisnik, sepse pėrēon paqen, miqėsinė, bashkėjetesėn e larmishme nė njė fshat tė vetėm."

Zoti Domi tha se nė lojėrat olimpike ka gjithashtu edhe njė fshat rinor olimpik ku ēdo shtet i botės pėrfaqėsohet me dy tė rinj nėn 18-vjeēarė, tė cilėt nuk marrin pjesė nė garė, por kanė aktivitete kulturore, edukative, argėtuese, sportive nė kėtė fshat. Ai shtoi: "Ēdo shtet i botės paraqitet me dy tė rinj, njė djalė dhe njė vajzė, tė cilėt detyrimisht duhet tė njohin gjuhėn angleze, nė mėnyrė qė tė kontaktojnė me njėri-tjetrin, tė shkėmbejnė me njėri-tjetrin nivele kulturore, tė marrin informacione nga njėri-tjetri, tė argėtohen me njėri-tjetrin, tė bėjnė aktivitete tė pėrbashkėta dhe tė ndjekin aktivitete sportive." Ai tha se ideja e kėtij aktiviteti ėshtė lidhja e miqėsive nė tė gjithė botėn dhe mendon qė tė gjitha kėto dalin pėrtej qėllimit qė ka njė garė sportive.

"Gara ėshtė thjesht njė garė, nė fushėn e lojės, kurse kjo ėshtė njė jetesė e pėrbashkėt pėr 25 ditė nė njė familje tė pėrbashkėt. Kanė bėrė shumė mirė dhe unė jam plotėsisht dakord qė e quajnė familja olimpike. Dhe ky ėshtė misioni edhe pėr ne qė punojmė nė Shqipėri me rininė shqiptare, me sportistėt shqiptarė, sepse edhe ne atje pėrpiqemi tė stimulojmė jo vetėm proceset e garės, tė ndeshjes sportive, por edhe proceset e bashkėjetesės, tė komunikimit me njėri-tjetrin, tė marrjes sė informacioneve nga njėri-tjetri."

Tė dashur dėgjues, ky ishte pjesa e dytė e intervistės sė posaēme me presidentin e KOKSH-it Hysen Domi. Ju falėnderojmė pėr shoqėrinė, mirudėgjofshim herėn tjetėr! (Jiang Lei)