"The New York Times": Kompanitë e huaja nuk duan të "shkëputen" nga Kina

2020-06-17 17:53:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:市场---[shì chǎng]---Treg

Për shkak të pandemisë COVID-19, ekonomia dhe tregtia botërore përballen me shumë sfida. Disa individë predikuan "shkëputjen" nga ekonomia kineze. Më 15 qershor, "The New York Times" publikoi një artikull me titullin "A doni të shkëputeni nga ekonomia kineze? Këta tre sektorë ju tregojnë se sa e vështirë është". Sipas këtij artikulli, fuqia ekonomike kineze është shpresa e fundit për të shmangur rënien e vazhdueshme ekonomike globale, ndërmarrjet e huaja nuk dëshirojnë të "shkëputen" nga ekonomia kineze.

Ky artikull analizon 3 ndërmarrje të huaja që varen kryesisht nga tregu i Kinës.

Në këtë artikull përmendet përvoja e një biznesi familjar të peshkimit të karkalecave të detit.

1.Peshktarët e Austrialisë: Tregu i Kinës është gjigant

Në vitet 90 të shekullit të kaluar, familja e Camarda-s nisi peshkimin e karkalecave të detit në bregdetin perëndimor të Australisë dhe produktet e tyre

janë shituar në vende të ndryshme. Karkalecat e freskët të detit u shitën në Japoni, ndërsa ato të konservuarat në ShBA.

Prej vitit 2000, tregu kinez ka ofruar çmimet dhe kërkesën më të lartë për karkalecat e detit australianë. Deri në fillim të këtij viti, 95% e karkalecave të detit nga Australia janë shitur në tregun e Kinës.

Për shkak të shpërthimit të epidemisë, Kina ndaloi importimin e karkalecave të detit nga Australia, duke shkaktuar pezullim të peshkimit të 234 varkave në bregdetin perëndimor të Australisë dhe humbjen e mbi 2000 vendeve të punës.

Më vonë, tregtarët e karkalecave të detit bënë përpjekje për të gjetur tregje të reja dhe komunikuan me blerës të vendeve të ndryshme që kishin bashkëpunuar në të kaluarën. Por këto përpjekje nuk sollën përmirësim të dukshëm. Në shkurt, mars dhe prill, shumë pak varka australiane peshkimi dolën për peshkim dhe produtet e tyre të detit ishin të pakta.

Ndërmarrja e Camarda-s rifilloi peshkimin para një muaji, për shkak të kthimit të porosisë nga tregu i Kinës me gjymën e çmimit të janarit dhe kërkesa të pakta. Por sektori vendor i karkalecit të detit tha se do të ishte më mire të riformohej marrëdhënia ekonomiko-tregtare me tregun kinez dhe jo të zbulohen tregje të tjera.

Kryetari i Shoqatës "Western Rock Lobster" Matt Taylor u shpreh:"megjithëse çmimi është më i ulët dhe kërkesa është pakësuar, na nevojitet tregu i Kinës."

Peshktari i brezit të 3-të i familjes së Camarda-s, Fedele Camarda tha:"kur filloi epidemia, po kërkonim tregje të rinj. Më vonë, edhe vendet e tjera të botës u prekën nga COVID-19, ndërkohë që vetëm tregu i Kinës filloi rinormalizimin."

2.Ndërmarrja gjermane: asnjë treg nuk mund të zëvendësojë statusin e Kinës

Gjatë krizës financiare të vitit 2008, industria gjermane përballoi krizën e rënies serioze, rritja e shpejtë ekonomike kineze dhe kërkesa e madhe e Kinës për teknologjinë perëndimore ndihmuan ndërmarrjeve gjermane që të rikthen shpejt në rrugën e rritjes.

Kryeshefi Ekzekutiv i Osram-it, kompania e njohur e pajisjeve ndriçimi gjermane, Olaf Berlien u shpreh:"në vitin 2008, shkova në dy tregjet: Kina dhe Lindja e Mesme."

Berlien theksoi se asnjë treg nuk mund të zëvendësojë statusin e Kinës si motor i rritjes ekonomike globale. Tregu indian ka potencial, por nuk është i rregullt. Arabia Saudite, Katari dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme nuk janë aq të pasura si në të kaluarën, për shkak të rënies së madhe të çmimit të naftës.

3. Prodhuesi i tualetit luksoz japonez: vazhdojmë këmbënguljen

TOTO është kompania më e madhe japoneze e prodhimit të tualetit. Deri vitin e kaluar, gjysma e vlerave të produkteve të shitura në vendet e jashtme e TOTO-s erdhi nga Kina dhe kjo kompani ka hapur 7 degë në Kinë.

Në janar dhe shkurt, prodhimi ndaloi për shkak të shpërthimit të epidemisë së COVID-19. Por TOTO nuk mendoi asnjëherë të largohej nga Kina. Së pari, tregu i Kinës është shumë i madh dhe po vazhdon rritje. Së dyti, në Kinë ekzitojnë shumë punëtorë me teknika që i nevojiten TOTO-s.

Zëdhënësi i TOTO-së Sonoko Abe tha:"Kina është vend fqinj i Japonisë, ku ka shumë shumë punonjës profesionistë."

Sipas Sonoko-s, krerët e lartë të kompanisë TOTO bënë diskutime të shumta mbi "Si mund të përshtatim gjendjen aktuale?". Megjithëse TOTO ka vendosur edhe degë në Tajlandë dhe Vietnam, kompania nuk dëshiron të transferojë fabrikat e veta të Kinës në këto vende.

Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kina është një ndër vendet e pakta që mund të realizojnë rritjen pozitive ekonomike në vitin 2020. Strategu i aksioneve i Goldman Sachs-it, Kathy Matsui tha:"Bota është ndërlidhur, rritja e vazhdueshme ekonomike kineze është shumë e rëndësishme për pothuajse të gjitha ekonomitë kryesore të botës"(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore