Shpjegimet e ekspertëve për marrëdhëniet kino-evropiane

2020-05-26 17:53:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:解读---[jiě dú]---Shpjegim

Në konferencën e shtypit të 24 majit, në kuadër të dy sesioneve të Kinës, ministri i Jasthëm i Kinës Wang Yi iu përgjigj pyetjeve për dyshimet ndaj Kinës në marrëdhëniet kino-evropiane. Ai theksoi se Kina dhe Evropa nuk janë konkurruese për sa u përket sistemeve, por partnere të gjithanshme strategjike. Dy ekspertë të marrëdhënieve kino-evropiane dhanë shpjegime mbi deklaratat e ministrit të Jashtëm Wang Yi.

Cui Hongjian është drejtori i Departamentit të Evropës në Institutin e Studimit të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës. Ai tha se në këtë konferencë shtypi, pyetjet e gazetarëve evropianë ishin kryesisht në dy aspekte: lidhur me vlerësimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës gjatë pandemisë dhe mbi opinionin e palës evropiane për Kinën dhe kursin e ndryshimit të këtij opinioni.

"Bashkëpunimi përballë pandemisë ka gjetur përkrahje aktive në qarqet qeveritare dhe ato popullore. Kina dhe Evropa kanë ecur më përpara në ndihmën ndaj njëra-tjetrës në materiale mjekësore dhe në ndarjen e përvojës së mjekimit. Ky bashkëpunim shërben si shembull në luftën përballë pandemisë të mbarë globit," shpjegon Cui.

Por gjatë kësaj periudhe, opinioni evropian ka qenë i shqetësuar se Kina do të shtojë ndikimin në Evropë nëpërmjet bashkëpunimit përballë epidemisë. Për këtë problem, ministri Wang Yi dha përgjigje të gjithanshme dhe të sakta. Në shpjegimin e vet lidhur me këtë, Cui u shpreh:

"Vitet e fundit, opinioni evropian ka pasur gjithnjë e më pak besim përballë një Kine gjithnjë e më të fuqishme dhe me më shumë vetëbesim. Mendoj se ky është shkaku kryesor i opinionit negativ në Evropë gjatë epidemisë. Por, me t'u kuptuar se qeveria e populli kinez japin ndihmë të pakursyer dhe krejtësisht në frymën humanitare ndërkombëtare, mendoj se ato thënie të një pjese të vogël paragjykuese do të zhduken vetë."

Anëtari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Song Jingwu është i mendimit se marrëdhëniet e jashtme të Kinës janë të gjithanshme, duke përfshirë marrëdhëniet qeveritare, politike dhe popullore. Ndër to, diplomacia popullore është një pjesë përbërëse e diplomacisë së përgjithshme të vendit dhe shtojcë e diplomacisë qeveritare.

Ai tha se shkëmbimet njerëzore dhe kulturore do të jenë në ndihmë të mirëkuptimit të njëri-tjetrit dhe kështu marrëdhëniet midis vendeve do të bazohen në respektin e gjerë midis popujve dhe do të bëhen më të forta.

"Diplomacia popullore, më konkretisht është lidhja midis njerëzve. Gjatë kësaj epidemie, Kina dhe Evropa e kanë ndihmuar njëra-tjetrën dhe kanë kapërcyer bashkërisht vështirësitë. Pavarësisht nga disa zëra joharmonikë, Kina dhe Evropa duhet ta shfrytëzojnë këtë krizë dhe ta shndërrojnë rastin në forcë nxitëse për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve," komentoi ai.

Në konferencën e shtypit, ministri Wang Yi përmendi gjithashtu se teksa linjat ajrore janë pezulluar gjatë epidemisë, trenat e mallrave Kinë-Evropë patën rritje në numër dhe në vëlllimin e transportit, përkatësisht me 24 % dhe 27 %, dhe kanë transportuar afro 8 mijë tonë materiale për përballimin e epidemisë. Hekurudha përmes kontinentit euroaziatik është bërë me të vërtetë "rruga e jetës". (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore