Temat e jashtëzakonshme në dy sesionet e Kinës

2020-05-21 18:01:54 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:话题---[huà tí]---Temë

Të enjten do të nisin në Pekin dy sesionet vjetore të Kinës, që u shtynë për shkak të epidemisë së COVID-19. Si ngjarjet më të rëndësishme politike vjetore, "dy sesionet" hartojnë politikat në fushën politike, ekonomike, shoqërore, ushtarake, diplomatike etj. dhe janë një dritare për njohjen e Kinës nga bota e jashtme. Këtë vit, epidemia e koronavirusit të tipit të ri është përhapur në mbi 210 vende e rajone të botës, duke ndikuar më shumë se 7 miliardë veta, dhe më se 300 mijë njerëz kanë humbur jetën prej saj. Në këtë moment të jashtëzakonshëm, dy sesionet e Kinës kanë tërhequr vëmendje të gjerë.

Nëpërmjet përpjekjeve të palodhshme, Kina e ka vënë përgjithësisht nën kontroll epideminë, por gjendja globale është ende serioze. Krahas ShBA-së e Europës, tani epidemia po përhapet në Afrikë dhe situata nuk është optimiste. Në kuadrin e globalizimit, asnjë vend nuk mund t'i shpëtojë epidemisë. Prandaj Kina nxit aktivisht krijimin e bashkësisë së shëndetit të njerëzimit dhe bashkëpunimin global kundër epidemisë. Më 18 maj, në Asamblenë e 73-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, presidenti kinez Xi Jinping shpalli pesë masat e Kinës, duke përfshirë dhënien e dy miliardë dollarëve ndihmë në luftën globale kundër epidemisë. Besojmë se normalizimi i gjithanshëm i gjendjes ekonomike-shoqërore do të jetë një temë e rëndësishme në dy sesionet e këtij viti.

Nën ndikimin e epidemisë, në tremujorin e parë të këtij viti, GDP-ja e Kinës u ul 6.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me rifillimin e punës në mbarë vendin, ekonomia kineze po rimëkëmbet. Por mjedisi i jashtëm i përkeqësuar ka bërë që ekonomia kineze të gjendet përpara faktorëve të papërcaktuar. Sipas parashikimeve, nga prilli deri në qershor, GDP-ja e Gjermanisë mund të ulet 10 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në tremujorin e dytë, GDP-ja e ShBA-së do të ulet 42.8 %. Pra, për shkak që goditjes nga epidemia, ekonomia botërore sigurisht që do të bjerë. Për përballimin e gjendjes së vështirë, realizimi i rimëkëmbjes së ekonomisë kineze do të jetë një temë tjetër e rëndësishme në dy sesionet.

2020-a është viti vendimtar për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies dhe për çlirimin nga varfëria në Kinë. Deri tani në Kinë ka ende 52 konte të varfra dhe 5.5 milionë të varfër. Realizimi i objektivit të zhdukjes së varfërisë në vitin 2020 është premtimi i bërë nga qeveria kineze për botën. Pas kryerjes së kësaj detyre, Kina do të realizojë 10 vjet para kohe objektivin e zbutjes së varfërisë në kuadër të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Ky do të jetë një kontribut i madh i Kinës për zhvillimin e njerëzimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore