Boniface: Komuniteti ndërkombëtar ka nevojë më shumë se kurrë për bashkëpunim

2020-05-15 17:20:41 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:合作---[hé zuò]---Bashkëpunim

Epidemia COVID-19 është një sfidë e përbashkët e njerëzimit. Tani gjendja ende është serioze dhe janë bërë gjithnjë e më shumë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar. Por në këtë moment, epidemia, një problem i shëndetit publik, është politizuar dhe ka pasur deklarata dhe veprime që përbaltin vendet e tjera, duke shfrytëzuar epideminë.

Pascal Boniface është drejtor i Institutit të Studimit të Strategjive dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Francës. Në një intervistë me CMG-në, ai u shpreh që epidemia ka treguar që komuniteti ndërkombëtar ka më shumë nevojë se kurrë më parë për bashkëpunim dhe duhet të mbështetë luajtjen nga OBSh-ja të një roli thelbësor në luftën kundër epidemisë. Sipas tij, është për të ardhur keq që ShBA-ja zbaton unilaterizmin dhe e ka shfrytëzuar COVID-19 si një mjet politik kundër organizatave ndërkombëtare dhe vendeve të tjera.

"COVID-19 nuk do të goditë Francën, por jo Senegalin, nuk do të goditë Kinën, por jo ShBA-në. Prandaj, kjo është një sfidë globale dhe masat përballuese duhet të jenë globale dhe shumëpalëshe. Më vjen keq që në këtë krizë, SHBA-ja zbaton politika të njëanshme," tha Pascal Boniface.

Ai vuri në dukje se, në një kohë që kërkon solidaritet, ShBA-ja ka marrë vendim gjeopolitik kundër komunitetit ndërkombëtar:

"Më vjen keq që, megjithëse epidemia është shumë e rëndë, ShBA-ja nuk bashkëpunon me vendet e tjera, por vendosi të veprojë e vetme. Është e dukshme që ShBA-ja niset nga arsye gjeopolitike, duke shfrytëzuar epideminë për ta akuzuar OBSh-në dhe për të sulmuar Kinën bashkë me aleatët e vet të ngushtë, Australinë dhe Britaninë. Por vendet e tjera nuk e ndjekin pas ShBA-në. Vendimet e Trump-it nuk duhet të shihen nga ana e shëndetit publik, por nga ana gjeopolitike."

Boniface theksoi që veprimet e ShBA-së nuk janë befasuese: "Mund të shohim qartë qëndrimin armiqësor të ShBA-së ndaj organizatave ndërkombëtare dhe multilaterizmit. Epidemia e ka vërtetuar edhe një herë këtë. Kjo nuk është shkaktuar nga epidemia. Para shpërthimit të kësaj krize, ligjvënësit në ShBA kishin kërkuar të pakësohen ndihmat për OBSh-në."

Pascal Boniface është i mendimit që komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështetë OBSh-në të luajë rol thelbësor në luftën ndaj epidemisë.

"Pa OBSh-në, gjendja epidemike do të ishte më serioze. Për këtë arsye, nuk është normale dhe e drejtë, madje është e rrezikshme që të akuzohet OBSh-ja. Përpara zjarrit në ndërtesë, nuk duhet të fajësojmë zjarrfikësit. COVID-19 është përhapur në mbarë botën, por ShBA-ja po sulmon OBSh-në. Në këtë kohë, njerëzit që e kuptojnë shëndetin publik, si Bill Gates, i kanë shtuar ndihmat për OBSh-në. Ai vepron sipas rregullave ndërkombëtare dhe e kupton qartë që OBSh-ja është mënyra më e mirë për ta trajtuar krizën e tanishme," thotë Boniface.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore