Li Keqiang-u kryeson mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit

2020-05-14 17:04:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:建议---[jiàn yì]---Sugjerim

Kryeministri kinez Li Keqiang kryesoi të mërkurën mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit të Kinës, ku u planifikua të bëhet një punë e mirë në dëgjimin e mendimeve dhe sugjerimeve të deputetëve në dy sesionet vjetore të Kinës, që do të mbahen së shpejti në Pekin.

Në mbledhje u theksua se, gjatë dy sesioneve vjetore të vendit, drejtuesit e departamenteve të ndryshme të Këshillit të Shtetit duhet të dëgjojnë dhe t'u përgjigjen menjëherë mendimeve dhe sugjerimeve të deputetëve të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe të anëtarëve të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Kjo është një masë e rëndësishme për pranimin nga qeveria të mbikëqyrjes së njerëzve dhe për promovimin e vendimmarrjes shkencore dhe demokratike. Sivjet, duke marrë parasysh situatën e veçantë ende në normalizim të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, përmes videos, telefonit dhe internetit, do të dëgjohen dhe shqyrtohen mendimet e pjesëmarrësve në të dy sesionet, sidomos ato që kanë të bëjnë me pritshmëritë e aktorëve të tregut dhe të masave popullore.

Sipas rregullimeve përkatëse të të dy sesioneve, së pari, departamentet përkatëse do të organizohen në mënyrë të unifikuar përmes lidhjeve video për të dëgjuar transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të grupeve të ndryshme të deputetëve të AKP-së, për diskutimet mbi raportin e punës së qeverisë dhe për të dëgjuar mendimet e sugjerimet gjatë gjithë procesit. Për ato që përfshihen në përgjegjësitë e një departamenti të caktuar, ky departament duhet të bëjë një studim të kujdesshëm dhe të përgjigjet. Së dyti, të gjitha departamentet duhet të krijojnë një linjë telefonike të drejtpërdrejtë, duke pasqyruar situatën dhe duke siguruar që dikush të jetë në detyrë për t'u përgjigjur. Thirrjet e përfaqësuesve dhe anëtarëve duhet të regjistrohen me kujdes dhe duhet të jepen shpjegime e përgjigje para mbylljes së sesioneve. Së treti, Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit duhet të mbledhë dhe të rendisë çështjet që lidhen me punën e qeverisë në dy sesionet, të studiojë me kujdes mendimet dhe sugjerimet e paraqitura nga përfaqësuesit e anëtarët, dhe menjëherë t'i kalojë ato që duhen shqyrtuar në departamentet përkatëse, duke i nxitur këto të fundit të bëjnë reagimet e duhura. Për sa u përket çështjeve të nxehta dhe të vështira që përbëjnë shqetësim të përgjithshëm për shoqërinë, të gjitha departamentet duhet t'i studiojnë ato dhe t'u përgjigjen në kohën e duhur.

Mbledhja theksoi se, përballë vështirësive dhe sfidave të papara, duhet të mbrohen në mënyrë të vendosur punësimi i banorëve, jetesa e masave popullore, gjallëria e tregut, siguria ushqimore dhe energjetike, stabiliteti i zinxhirit të furnizimit dhe i zinxhirit industrial, si dhe funksionimi i bazës. Duhet të shfrytëzohet plotësisht roli i politikave të makrokontrollit, monetare, të sigurimeve shoqërore dhe të punësimit për të zbatuar një kontroll më të saktë, të intensifikohet Reforma e Hapja dhe të nxitet gjallërimi i aktorëve të tregut dhe i risive shoqërore. Gjithashtu, duhet të zgjerohet hapja, të stabilizohet zinxhiri i furnizimit dhe zinxhiri industrial, dhe të shtohet vazhdimisht forca dhe potenciali i zhvillimit ekonomik. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore