Nga dalin njoftimet për "burimin laboratorik të koronavirusit"?

2020-05-05 16:31:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:起源---[qǐ yuán]---Burim

Me acarimin e epidemisë në ShBA, po shtohen zërat kritikues ndaj administratës së presidentit Donald Trump. Megjithatë, në vend të veprimeve aktive kundër COVID-19, lideri amerikan dhe mbështetësit e tij po i vënë përgjegjësitë te Kongresi, OBSh-ja dhe ditët e fundit, Kina është bërë "bomba tymuese", duke e akuzuar për "prodhimin e virusit në laborator".

Një teori konspirative dhe e pavërtetuar po qarkullon në mediat konservatore amerikane, si "Fox News" etj., sipas së cilës koronavirusi i ri e ka burimin nga një laborator në Kinë. Sipas njoftimeve të "Fox News"-it, virusi që shkakton COVID-19 "ka mundësi" që e ka burimin nga Instituti i Virologjisë në Wuhan dhe se "pacienti zero" punon në laboratorin e këtij instituti dhe e përhapi virusin te qytetarët vendorë.

Në një raportim në uebsajtin "BuzzFeed" thuhet se "kjo teori është shumë tërheqëse për Trump-in dhe përkrahësit e tij, sepse u ofron një kokë turku". Tani kjo teori ka evoluar në një variant më absurd, sipas të cilit koronavirusi është nxjerrë enkas nga laboratori si armë biologjike. Ndërkohë, uebsajti i medias së djathtë ekstreme "Zero Hedge", pa asnjë dëshmi, njoftoi se virusin e prodhuan shkencëtarët në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it.

Lidhur me këtë, "BuzzFeed" vuri në dukje në një artikull të kohëve të fundit me titull "Shkencëtarët ende nuk kanë gjetur dëshmi për daljen e koronavirusit nga laboratori në Wuhan, por mbështetësit e Trump-it po e përhapin megjithatë thashethemin", se ata që e shpallin këtë ide kanë interesa politike.

Faktikisht, kjo teori konspirative është hedhur poshtë nga shumë shkencëtarë.

Studiuesi i Qendrës së Zhvillimit Global të ShBA-së (CGD) Jeremy Konyndyk u shpreh në mediat sociale se, megjithëse administrata e Trump-it bën çmos të gjejë lidhje ndërmjet laboratorit kinez me koronavirusin, përsëri nuk ka gjetur asgjë. Sipas tij, si për krijimin me dashje apo daljen pa dashje, deri tani nuk ka asgjë dëshmi që të mbështetë burimin laboratorik të koronavirusit.

Profesori i mikrobiologjisë dhe i imunologjisë pranë Universitetit të Kolumbias Vincent Racaniello deklaroi gjithashtu se "nuk ka mundësi që virusi të ketë dalë nga laboratori. Po të ishte kështu, studiuesit do të ishin infektuar. Ata që e mbrojnë këtë hipotezë, nuk e dinë se çfarë po thonë. Askush nuk mund të dizenjojë një virus të tillë".

Epidemiologu i njohur dhe anëtar i grupit të përballimit të epidemisë të Shtëpisë së Bardhë, dr. Anthony Fauci, vuri në dukje se të gjitha dëshmitë tregojnë se burimi i virusit përputhet plotësisht me teorinë e transmetimit nga kafshët te njeriu. Ai theksoi se studimet për gjenomin e virusit tregojnë se ai ka kaluar nga kafshët te njeriu dhe nuk është prodhuar artificialisht.

Ndërsa dr. Kristian Andersen, studiues i imunologjisë dhe mikrobiologjisë pranë Institutit Studimor "Scripps", deklaroi në një artikull të publikuar në revistën mjekësore "Nature Science" se, pas krahasimit të koronavirusit të tipit të ri me gjashtë koronaviruse të mëparshme që kanë infektuar njerëzit, del se ky koronavirus i ri nuk është prodhuar artificialisht.

Mrekulli
Lajmet Kryesore