ShBA, kongresmenët shesin aksionet në bursë para paralajmërimit të publikut mbi epideminë

2020-03-23 17:50:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:隐瞒---[yǐn mán]---Mbulim

Ditët e fundit, rastet e infektimit nga koronavirusi kanë pasur rritje të ndjeshme në ShBA, duke i kaluar 30 mijët. Sipas njoftimeve mediatike, në mesin e shkurtit, para rënies dramatike të treguesve në bursa për shkak të ndikimeve të shpërthimit të virusit, senatori republikan Richard Burr, duke e qetësuar publikun me fjalët se epidemia është "e kontrollueshme", shiti një shumë të madhe të aksioneve. Ndërkohë, edhe disa senatorë të tjerë amerikanë u gjetën se kishin bërë shitje masive në tregun e letrave me vlerë.

Richard Burr nga shteti i Karolinës së Veriut është kryetari i Komisionit të Zbulimit dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë të Senatit. Sipas Radios Publike Kombëtare(NPR) të ShBA-së, Burr-i ka marrë pjesë rregullisht në dëgjesat e mbajtura në Senat për epideminë e koronavirusit. Më 13 shkurt, ai së bashku me bashkëshorten shitën 33 aksione me një vlerë midis 628 mijë dhe 1.7 milionë dollarë amerikanë.

Siç mësohet, ata që vepruan si Burr-i para ardhjes së stuhisë në tregun e aksioneve përfshijnë edhe tre senatorë të tjerë, që janë anëtarja republikane e Komisionit të Zbulimit Dianne Feinstein, demokrati nga shteti I Oklahomës James Inhofe dhe republikania nga Xhorxhia Kelly Loeffler.

Ndërkohë, një audio e regjistruar fshehurazi publikuar kohët e fundit nga Radio Publike Kombëtare ka ngjallur një bujë edhe më të madhe. Sipas kësaj audioje, në një drekë më 27 shkurt të Klubit të "Kapitol Hill"-it, Richard Burr-i i paralajmëroi disa votues që "kishin marrëdhënie të mira" me të se epidemia e koronavirusit do të përhapej shpejt si "gripi masiv i vitit 1918" dhe se ata duhej të ishin përgatitur.

Kurse në të njëjtën ditë, presidenti Donald Trump e minimoi rrezikshmërinë para publikut. "Një ditë, ai (koronavirusi) do të zhduket mrekullisht. Ndoshta para se të përmirësohet, situata mund të përkeqësohet, por ai mund të zhduket. Le të shohim çfarë do të ndodhë në vijim", i tha shtypit kreu i shtetit amerikan.

Sipas të dhënave statistikore nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve e ShBA-së, deri më 27 shkurt, ishin konfirmuar 15 raste të prekjes nga COVID-19, ndërsa tani, ky numër i ka kaluar 30 mijët.

Mrekulli
Lajmet Kryesore