Kina nxit eksportimin e pajisjeve mjekësore për përballimin e epidemisë globale

2020-03-05 20:12:19 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:防护服---[fáng hù fú]---Veshje mbrojtëse 

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës deklaroi të mërkurën në Pekin se tani në qytetin Wuhan dhe disa qytete të prekura më rëndë nga epidemia e pneumonisë së koronavirusit të ri janë plotësuar kërkesat për pajisje mjekësore dhe veshje mbrojtëse. Ministria i inkurajon ndërmarrjet kineze të prodhimit të veshjeve mbrojtëse t'u përgjigjen aktivisht kërkesave të vendeve të tjera, që të japin kontribut për përballimin e përbashkët të epidemisë globale.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, drejtori i Drejtorisë së Pajisjeve Industriale të kësaj ministrie Luo Junjie bëri të ditur se, deri të martën, ndërmarrjet kryesore kineze i kanë ofruar provincës Hubei, dhe kryesisht qytetit Wuhan, kryeqendra e kësaj province, afro 65 mijë pajisje mjekësore për mjekimin klinik. Këto pajisje u mblodhën në mënyrë urgjente nga mbarë vendi ose u blenë me emergjencë në vende të ndryshme të botës.

Drejtori i Drejtorisë së Pajisjeve Industriale të kësaj ministrie Luo Junjie

Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Mao Qunan tha se, me përpjekjet e mbarë vendit, në provicën Hubei nuk ekziston më mungesa e pajisjeve mjekësore dhe është realizuar ekuilibri mes ofertës dhe kërkesës.

Gjatë gjendjes epidemike, shumë fabrika veshmbathjesh nisën të prodhojnë veshje mbrojtëse mjekësore, duke rritur kështu shumë kapacitetin dhe vëllimin e prodhimit të këtyre veshjeve specifike. Zyrtarja e Drejtorisë së Mallrave të Konsumit pranë Ministrisë së Industrisë e Teknologjisë së Informacionit të Kinës Cao Xuejun bëri të ditur se aktualisht numri i veshjeve mbrojtëse për provincën Hubei arrin në 250 mijë në ditë, shifër kjo që i ka kaluar nevojat e kësaj province për mbi dhjetë ditë me radhë. Ajo theksoi gjithashtu se, megjithëse në mbarë Kinën duket prirja e uljes së numrit të rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri, epidemia gjendet ende në periudhën intensive dhe ritmet e prodhimit e të furnizimit të veshjeve mbrojtëse nuk do të ulen.

 Zyrtarja e Drejtorisë së Mallrave të Konsumit pranë Ministrisë së Industrisë e Teknologjisë së Informacionit të Kinës Cao Xuejun

"Kemi vëmë re se epidemia është shfaqur në shumë vende të botës dhe në disa prej tyre gjendja epidemike është acaruar dhe ka mungesë të materialeve mbrojtëse mjekësore. Si vend i madh i prodhimit të veshjeve mbrojtëse, Kina i nxit ndërmarrjet e saj përkatëse t'u përgjigjen aktivisht nevojave të vendeve të tjera dhe të eksportojnë produktet sipas standardeve përkatëse, që të japin kontribut për përballimin global të epidemisë," tha Cao Xuejun-i.

Krahas pajisjeve mjekësore dhe veshjeve mbrojtëse, edhe reaktivët e testimit të koronavirusit të ri dhe ilaçet përkatëse përmbushin kërkesat në provincën Hubei. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore