Çfarë tregojnë përfundimet e ekspertëve ndërkombëtarë pas vizitës në Kinë?

2020-03-02 14:24:30 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:措施---[cuò shī]---Masë

"Kina ka marrë masat më të guxishme, më elastike dhe më proaktive në histori", thuhet në "Raportin e misionit të përbashkët Kinë-OBSh për COVID-19" që u publikua në ditën e fundit të shkurtit.

Ky është një përfundim i nxjerrë pas një inspektimi nëntëditor nga 25 ekspertë kinezë, gjermanë, japonezë, jugkoreanë, nigerianë, rusë, singporas, amerikanë dhe të OBSh-së.

Këshilltari i lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OBSh-së, dr. Bruce Aylward, ishte drejtuesi i palës ndërkombëtare i këtij grupi inspektimi. "Kina mendon se, meqë nuk ka ilaç e vaksinë, le ta përballojmë epideminë me ato që kemi, të përshtatemi si të mundemi dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë që mundemi. Këto metoda kanë treguar se janë të suksesshme", i vlerësoi ai masat e Kinës.

Nga ndërtimi i dy spitaleve me 2500 shtretër për afro 10 ditë në Wuhan deri në krijimin i rrjetit të reagimit të shpejtë të kontrollit të epidemisë deri në nivelin bazë, duke u bazuar në respektimin dhe mbrojtjen e jetës, fuqia e jashtëzakonshme e mobilizimit dhe e zbatimit dhe fryma kolektive altruiste, u kanë lënë ekspertëve mbresa të thella.

Dr. Aylward përmendi se gjatë vizitës së tij në provincën Sichuan, pa nga afër komunikimin në internet të ekspertëve mjekësorë me grupet e hetimit epidemiologjik në zonat e largëta. Ai vlerësoi edhe përpjekjet e palës kineze për shfrytëzimin e teknologjisë së lartë, si 5G, të dhënat masive dhe inteligjenca artificiale.

Deri tani, mbi 40 mijë punonjës mjekësorë nga mbarë vendi po ndihmojnë provincën Hubei. Ndërkohë, i gjithë populli kinez po përpiqet të garantojë furnizimin me materiale atje, duke bërë dhurime. Siç thuhet në raport, sinqeriteti dhe sakrificat e popullit kinez i kanë prekur thellë të gjithë anëtarët e grupit të ekspertëve.

Tani, epidemia po përhapet në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së ka ngritur nivelin e rrezikut global të pneumonisë së koronavirusit të ri nga "i lartë" në "shumë i lartë". Frenimi i epidemisë po bëhet një ndër punët parësore të komunitetit ndërkombëtar.

Në raportin e grupit të inspektimit theksohet se metodat e marra nga Kina japin përvoja të rëndësishme. Për z. Aylward, si "mbyllja" e qytetit Wuhan, ashtu edhe gjetja e shpejtë e pacientëve, gjurmimi dhe izolimi i çdokujt që ka pasur kontakt të ngushtë me të infektuarit, janë pika referimi.

Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping, gjatë bisedave telefonike ose takimeve me liderë të vendeve të tjera, ka theksuar gjithmonë se i përkasim së njëjtës bashkësi të fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe se pala kineze do të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit me vendet përkatëse për të përballuar epideminë, duke mbrojtur sigurinë publike rajonale dhe globale.

Siç mësohet, Kina po ndan informacionet dhe përvojat e veta, duke i ofruar ndihmë materiale mjekësore Japonisë, Koresë së Jugut, Iranit dhe vendeve të tjera të prekura nga epidemia.

Përhapja e virusit nuk njeh kufij. Prandaj, çdo vend duhet të jetë i gatshëm. Por nuk duhet të ketë panik. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tendros Adhanom Ghebreyesus, po të merren masa të drejta, epidemia do të frenohet. "Ky është një ndër informacionet kyçe që vijnë nga Kina".

Mrekulli
Lajmet Kryesore