Qyteti italian i Padovës, aktiv në ndërtimin e "Një brez, një rrugë"

2020-01-31 14:58:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 城市---[chéng shì]---qytet 

Padova, një qytet mbi 3000-vjeçar, është një qendër e tregtisë dhe e shërbimeve në rajonin e Venetos në verilindje të Italisë. 120 kompani vendore realizojnë një vëllim vjetor eksportesh me vlerë afro 10 miliardë euro. Carlo Pasqualetto, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe përgjegjës i çështjeve të zhvillimit inovativ të qytetit, u shpreh në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës se Kina është partnere e rëndësishme tregtare e Padovës dhe nisma "Një brez, një rrugë" favorizon forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe në fushën ekonomiko-tregtare.

"Jemi të mendimit se kjo nismë ka domethënie shumë pozitive dhe duhet ta mbështesim. Tani gjeopolitika dhe mjedisi botëror po ndërlikohen, kështu që propozimi për bashkëpunim e jo për shkëputje është i drejtë. 'Një brez, një rrugë' përfaqëson pikërisht këtë drejtim. Jemi kundër proteksionizmit dhe pro liberalizmit tregtar. Prandaj, ne që po bëjmë përpjekje në këtë drejtim, kemi shumë dëshirë të bashkëpunojmë me Kinën", tha z. Pasqualetto.

Porti i Vados në rajonin e Ligurias është porti i parë gjysmë i automatizuar i kontejnerëve me investime kineze në Itali. Mallrat që ngarkohen këtu mund të transportohen drejt Europës Qendrore e Perëndimore, e madje edhe Azisë Qendrore dhe Kinës. Kështu që ai vlerësohet si "porta" e Italisë për në nismën "Një brez, një rrugë". Mirëpo, midis porteve të Gjenovës, duke përfshirë Vadon, dhe rajonit të Venetos me industri dhe bujqësi të zhvilluar, deri tani ende nuk ka një projekt të transportit të drejtpërdrejtë.

Kjo mundësi është shfrytëzuar nga kompanitë e Padovës. Qyteti, që ndodhet pikërisht në korridorin e transportit rrugor-detar midis Mesdheut e thellësisë së Europës dhe shërben si nyjë e transportit Lindje-Perëndim në Europën Jugore, ka epërsi gjeografike në këtë drejtim. "Interporto Padova" është një kompani e madhe transporti. Sipas planit, ajo do të hapë një linjë të transportimit hekurudhor të mallrave që lidh portin e Gjenovës me rajonin e Venetos.

Kryemenaxheri i kompanisë Roberto Tosetto u shpreh se linja e drejtpërdrejtë e transportit mund të ndihmojë në forcimin e shkëmbimeve tregtare midis Kinës dhe Italisë. "Rrugët e drejtpërdrejta të transportit shpejtojnë tregtinë mes Kinës e Italisë. Po ashtu, me mjete transporti si trenat dhe kamionët me energji të pastër, mbrohet edhe mjedisi. Përveç kësaj, krijimi i linjës hekurudhore të drejtpërdrejtë me Kinën mund të favorizojë zhvillimin e përgjithshëm industrial të Italisë", u shpreh ai lidhur me rëndësinë e këtij projekti.

Universiteti i Padovës, i krijuar në vitin 1222, është një ndër universitetet më të vjetra europiane. Siç mësohet, me rastin e Festës së Pranverës ose Vitit të Ri Kinez, Instituti "Konfuci", që u themelua para 10 vjetësh në këtë universitet, organizoi një sërë veprimtarish kulturore në qytetin e Padovës dhe aeroportin e Venecies, duke i ftuar banorët vendorë të ndajnë gëzimin e festës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore