Zhvillimi i Brezit Ekonomik përgjatë Lumit Jance në qytetin Changsha

2020-01-07 17:13:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:长江---[cháng jiāng]---Lumi Jance

Katër vjet më parë, më 5 janar, presidenti i Kinës Xi Jinping tha në konferencën e organizuar në Chongqing mbi zhvillimin e Brezit Ekonomik të Lumit Jance se si tani ashtu edhe në të ardhmen e largët duhet t'i kushtojmë rëndësi më të madhe rimëkëmbjes së mjedisit ekologjik të Lumit Jance.

Gjatë 4 viteve, Kina nxiti punë të ndryshme për zhvillimin e këtij brezi dhe arriti përparim në rimëkëmbjen ekologjike, transformimin e përmirësimin e zhvillimit të gjelbër dhe të reformave institucionale dhe novatore.

Provinca Hunan ndodhet në bregun jugor të lumit Jance dhe në afërsi të liqenit Dongting dhe është zonë shumë e rëndësishme e grupit të qyteteve të pjesës së mesme të lumit Jance. Vitet e fundit, sipas strategjisë së zhvillimit të Brezit Ekonomik të lumit Jance qyteti Changsha i provincës Hunan nxiti ngritjen e nivelit dhe ndryshimin e modelit të ndërmarrjeve industriale, zhvilloi teknologjinë dhe nxiti zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë, duke krijuar qytet me "prodhime të zgjuara".

Në vitin 2019, nisi zbatimi i 77 projekteve industriale në zonën e teknologjisë së lartë dhe të re të qytetit Changsha dhe investimet e përgjithshme kapën shifrën e 200 miliardë juanëve. Para disa viteve, kjo zonë u përball me vlerë të ulët të shtuar industriale dhe nivel të ulët të inovacionit të shkencës dhe teknologjisë. Por si arriti ky qytet të dalë nga vështirësia?

Changsha ndoqi modelin që sipas strategjisë së zhvillimit të ekonomisë së lumit Jance të nxitet ndryshimi i modelit të industrisë me prodhime të zgjuara. Drejtori i Drejtorisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së informacionit të qytetit Changsha Kang Xiaoping tha:

"Si pjesa e mesme midis zonës bregdetare të pjesës lindore dhe pjesës së perëndimore të Kinës, ashtu edhe pjesa që lidh Brezin Ekonomik të të Lumit Jance me Zonën Ekonomike Bregtare provinca Hunan nxit zhvillimin me cilësi të lartë nëpërmjet prodhimeve të zgjuara dhe ndryshimit të modelit të industrisë."

Vitet e fundit, për të drejtuar riparimin e prodhimeve të zgjuara, qyteti Changsha publikoi një sërë politikësh që ofrojnë garanci për ndërmarrjet në fushën e politikave dhe të fondeve. Changsha ftoi gjithashtu 17 specialistë për t'u bërë pjesë e grupit të studimit të prodhimeve të zgjuara për të ofruar shërbime më cilësore dhe më moderne.

Përveç transformimit të industrive tradicionale, Changsha u fokusua edhe në fusha të reja të prodhimit të mençur si makina inteligjente, pajisje inteligjente, terminal inteligjent, kontrollueshmëri autonome dhe siguri e informacionit etj. Changsha po ndërton kryesisht 22 zinxhirë industrialë me epërsi.

Deri në fundin e vitit 2019, 668 ndërmarrje në Changsha zhvilluan transformimin e prodhimeve të zgjuar dhe efikasiti i përgjithshëm u rrit 30%. Njëkohësisht, në Changsha ka 27 pika të prodhimeve të zgjuar në nivelin kombëtar, duke zënë vendin e parë në nivel kryeqendrash në Kinë. Po ashtu në këtë qytet ka 29.6 patenta për çdo 10 mijë veta dhe aftësia e krijimit të të rejave po përmirësohet dita-ditës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore