Fjalimi i Vitit të Ri 2020 i kryetarit të CMG-së për audiencën e huaj

2020-01-01 16:37:10 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:新年---[xīn nián]---Viti i ri

Më 1 janar të vitit 2020, kryetari i Grupit Mediatik të Kinës(CMG) Shen Haixiong mbajti fjalimin e urimit për Vitin e Ri për të gjithë audiencën e huaj, nëpërmjet Radios së Jashtme të Kinës dhe uebsajtit të saj. Më poshtë vijon teksti i plotë i fjalimit.

Të dashur miq,

2020-a është një numër i lumtur dhe i bukur, që në gjuhën kineze ka shqiptim të ngjashëm me fjalët "Të dua, të dua" sipas përdoruesve të internetit kinezë. Me ardhjen e vitit të ri 2020, në emër të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), ju bëj urimet për Vitin e Ri nga Pekini!

Historia njerëzore është shkruar moment pas momenti. Shumë momente të vitit 2019 janë shndërruar në kujtime të paharrueshme. Më 1 tetor festuam solemnisht 70-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës. Miqtë tanë shikuan programet e shkëlqyera të CMG-së, si filmi dokumentar në gjuhë të ndryshme "Udhëtimi historik", filmi "Parada ushtarake e Ditës Kombëtare të Kinës 2019" me qartësi ultra të lartë 4K etj., duke u njohur me përvojën e mrekullueshme të 70 vjetëve të Republikës Popullore të Kinës. Unë mora edhe shumë urime të sinqerta nga miqtë tanë. Eksperti italian i çështjeve kineze Francesco Maringio na shkroi një letër, ku tha: "Dua të vlerësoj lart arritjet e jashtëzakonshme të Republikës Popullore të Kinës në 70 vjetët e kaluar. Mendoj se populli kinez ka plotësisht arsye që të ndiejë krenari për këto arritje të mëdha."

Në vitin që sapo u mbyll, jemi përpjekur të kapim çdo moment të bukur për të treguar Kinën e vërtetë, tripërmasore, të gjithanshme në epokën e re. Duke shfrytëzuar teknologjitë e mënyrat e transmetimit 5G+4K/8K+AI, kemi njoftuar me sukses lidhur me Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për "Një brez, një rrugë", Diagolun e Qytetërimeve Aziatike dhe kremtimin e 20-vjetorit të rikthimit të Makaos në Kinë. Kemi publikuar në gjuhë të ndryshme filmat "Citimet e veprave klasike nga Xi Jinping-u", "Çdo thesar tregon një histori" etj., që kanë hapur një dritare që miqtë tanë të njohin më tej historinë e kulturën kineze dhe konceptin kinez të vlerave në epokën e re. Veprimtaria me dëgjuesit në mbarë botën "Ecim me Kinën", aktiviteti "Gëzuar Kinë-Rusi!", drejtuesit e njohur të programeve në gjuhë të ndryshme etj. kanë tërhequr shumë miq të huaj që të bëhen "fansa të Kinës".

Grupi Mediatik i Kinës ka vetëm dy vjet që është krijuar, por ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se, në kohën e sotme të internetit, nëse nuk përparojmë, atëherë do të tërhiqemi prapa, madje edhe ngadalësimi është një lloj prapavajtjeje. Ne do të mbajmë në mendje udhëzimet e kryetarit Xi, do të vijojmë rrugën e drejtë dhe inovacionin, do të ndërtojmë dhe do të shfrytëzojmë mirë mediet e reja e platformat e reja duke u udhëhequr nga inovacioni, e do të shpejtojmë përparimin drejt medies ndërkombëtare të tipit të ri të nivelit botëror. Gjatë vitit që po përfundon, ne kemi nisur ndërtimin e laboratorit të rëndësishëm kombëtar dhe të vetëm të Kinës për prodhimin e produkteve video e audio me qartësi ultra të lartë (UHD) dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar një medie të re të gjithanshme audiovizive: platformën e medies së re 5G "Yangshipin". Kemi filluar edhe rifreskimin cilësor të programeve, duke krijuar më shumë se 200 programe të reja. Këto të gjitha janë mirëpritur shumë nga shikuesit.

Raportimi i problemeve të nxehta globale në mënyrë të gjithanshme, objektive e të paanshme është parimi ynë i përhershëm. Ne mbajmë qëndrim të hapur e bashkëpunues me mediat brenda e jashtë vendit. Sivjet unë u takova ose zhvillova bisedime me drejtuesit e mbi 150 mediave ndërkombëtare, si "Associated Press", "Reuters", AFP, BBC etj. dhe arrita me ta shumë mendime unanime, duke krijuar miqësi mes nesh.

Në të njëjtën kohë, më vjen keq kur shoh se disa media perëndimore me ndikim të madh kanë zgjedhur të bëjnë një sy të verbër mbi disa njoftime të rëndësishme lidhur me Kinën, madje publikojnë lajme të bazuara në thashetheme ose gënjeshtra, të cilat shkelin faktet, e madje disa janë njësoj si romanet. Ne të gjithë jemi të mendimit se faktet janë jeta e raportimit. Nëse bëjmë lajme në bazë të imagjinatës ose shkruajmë lajme siç shkruajmë romane, kjo do të dëmtojë rëndë besueshmërinë e çdo medieje dhe çdo punonjës profesional i medies duhet të mbajnë vigjilencën ndaj kësaj dukurie.

Shkrimtari britanik i shekullit të 18-të William Hazlitt ka një shprehje të famshme: "Paragjykimi është fëmijë e padijes". Gjetja e së vërtetës dhe zhdukja e paragjykimeve janë gjëra shumë të çmuara. Grupi Mediatik i Kinës do të vazhdojë t'i përcjellë të vërtetën dhe zërin e drejtë bashkësisë ndërkombëtare, duke mbajtur qëndrim objektiv dhe të paanshëm.

Në një vjershë të poetit kinez të shekullit të 7-të (të dinastisë Tang) Zhang Jiuling thuhet: "Mund ta njohësh tjetrin pavarësisht nga largësia, fqinjëria arrihet edhe kur je larg." Fati e bëri që ne të jetojmë bashkërisht në këtë planet. Kur vizitova Brazilin dhe Argjentinën, pashë me habi të njëjtat lloje lulesh e zogjsh që kisha parë në Guangdong, kur punoja atje. Ndërsa në Itali e në Spanjë, shijova së bashku me kolegët e medies raki e proshutë shumë të ngjashme me ato të vendlindjes sime. Ndjeva nga afër, në mënyrë konkrete dhe të gjallë, konceptin e "Fshatit global"! Njerëzit që banojnë në këtë "fshat" s'kanë arsye të mos kontaktojnë, të mos zhvillojnë shkëmbime dhe të mos integrohen. Jam gjithmonë i mendimit se shkëmbimet midis mediave mund të zhdukin mosmarrëveshjet e paragjykimet, që më shumë njerëz të bëhen miq mes tyre.

Viti 2020 është një vit vendimtar për ndërtimin nga Kina të një shoqërie të gjithanshme të mirëqenies dhe për të arritur zhdukjen e varfërisë absolute në një vend me 1.4 miliardë banorë, gjë që është e paparë në historinë njerëzore. CMG-ja do ta regjistrojë këtë epokë me standarde të përsosura dhe profesionale, duke rrëfyer më shumë histori që ndodhin në Kinë dhe në mbarë botën për miqtë tanë dhe duke ofruar më shumë energji pozitive për të promovuar krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Viti 2020 sjelltë dashuri në mbarë botën!

Urimet më të mira për Kinën, për botën dhe për ju!

Mrekulli
Lajmet Kryesore