Marrëdhëniet kino-europiane: Bashkëpunimi është shumë më i madh se konkurrenca

2019-12-26 15:13:42 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 合作---[hé zùo]--- bashkëpunim

Më 16 dhjetor, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mbajti një fjalim me titull "Shtimi i besimit të ndërsjellë dhe thellimi i bashkëpunimit për të pritur të ardhme më të bukur të marrëdhënieve kino-europiane" në mbledhjen e shkëmbimeve mediatike të Think-Tankut të Europës zhvilluar në Bruksel. Në fjalimin e tij, Wang shtjelloi 3 çështje kryesore: Kina është një vend i zhvilluar apo në zhvillim? Kina është partnere bashkëpunimi apo konkurrente? Kina është mike apo kërcënim?

Këtë vit, me acarimin e mosmarrëveshjeve tregtare midis Kinës e ShBA-së dhe me tkurrjen e ekonomisë globale, Kina dhe Europa kanë arritur mendime të gjera unanime në sistemimin global, mbrojtjen e multilateralizmit e të tregtisë së lirë etj. Por nën presionin e madh të ushtruar nga ShBA-ja, në Europë kanë lindur disa dyshime për bashkëpunimin kino-europian. Në mars të këtij viti, Komisioni Europian u shpreh përmes dokumentit "Parashikimi Strategjik Europë-Kinë" se Kina është konkurrente e Europës. Në gazetën gjermane "Suddeutsche Zeitung" u botua një artikull se Kina është një kërcënim.

Në fakt, për shumë vjetë, Europa përfituar shumë nga bashkëpunimi me Kinën. Sipas të dhënave, nga viti 2001 deri në vitin 2018, rritja mesatare vjetore e eksporteve europiane në Kinë arriti në 14.7% duke mbështetur rreth 4 milionë vende pune. Investimet kineze në Europë janë shtuar pandërprerë. Deri në fund të vitit 2017, Kina hapi mbi 2900 ndërmarrje në BE duke krijuar 176 mijë vende pune. Në vitin 2016, Grupi COSCO i Kinës bleu 67% të aksioneve të portit grek të Pireut dhe nga një port në prag të falimentimit ai sot është shndërruar në portin e 4-t më të madh në Europë dhe i pari në Mesdhe.

Në të njëjtën kohë, me zgjerimin e mëtejshëm të hapjes me botën e jashtme, Kina është bërë më tërheqëse për investime të huaja. Nga janari deri në nëntor të këtij viti, vëllimi tregtar kino-europian u shtua 7.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga janari deri në korrik, investimet e BE-së në Kinë u shtuan 18.3%. 60% e ndërmarrjeve të BE-së e konsiderojnë Kinën si destinacion kryesor të investimeve. Sot, çdo ditë afro 100 fluturime ajrore lidhin Kinën dhe Europën duke e çuar në rreth 8 milionë numrin e udhëtarëve nga dy palët në vit.

Kina dhe Europa ndajnë interesa të ngushta afatgjata. Siç tha dhe kryediplomati kinez Wang Yi, midis Kinës dhe Europës, bashkëpunimi është shumë më i madh se konkurrenca, mendimet unanime janë më të shumta se mosmarrëveshjet dhe dy palët janë partnerë dhe jo konkurrentë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore