Organizohet Samiti i 2-të i Muzeut

2019-11-29 17:59:11 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:博物馆---[bó wù guǎn]---Muze

Nga 28 deri më 29 nëntor, Departamenti i Shërbimeve Argëtuese dhe Kulturore i Hong-Kongut dhe Muzeu i Britanisë së Madhe organizuan së bashku Samitin e 2-të të Muzeut në Hong-Kong. Në samitin me titull "Formimi dhe transformimi" morën pjesë mbi 30 përfaqësues nga muzetë e njohura botërore dhe organet kulturore.

Në këtë samit morën pjesë gjithashtu mbi 600 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Artisti hongkongas i ftuar në këtë forum Chen Yushu u shpreh se muzetë e vendeve të ndryshme ruajnë thelbin e kulturës dhe qytetërimit historik, të cilat frymëzuan artistët me ide e krijime artistike.

"Në muzetë e vendeve të ndryshme të botës janë prezentuar veprat e tyre të pasura përfaqësuese artistike, të cilat janë thelb e frut i kohës dhe bërthamë e artit. Nëse i studiojmë me kujdes mund të zbulojmë një rrugë të veçantë të krijimit artistik. Ky është drejtimi i përpjekjeve tona."

Drejtori i Zyrës së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Rajonit të Posaçëm të Hong-Kongut Lau Kong-wah u shpreh më 28 nëntor në ceremoninë e hapjes se ky samit ofron një platformë, që frymëzon pjesëmarrësit të mendojnë dhe të diskutojnë transformimin e muzeve për integrimin e teknologjisë së re dhe ndryshimin e modelit të jetës, si dhe sfidat e ndryshme të sjella nga veprimtari të shumta kulturore.

Në pjesën e parë të fjalimit kryesor të këtij samiti, përfaqësuesi i Muzeut Britanik Richard Lambert nënvizoi se me zhvillimin e shpejtë të shkencës, pritja dhe pjesëmarrja e spektatorëve është shtuar në mënyrë të pandërprerë, tradita e organeve kulturore si muzeu etj., është ndryshuar. Tema e këtij samiti "Formimi dhe transformimi" ngriti pyetje për zhvillimin e muzeut të sotëm dhe u diskutuan mënyrat e përballimit të sfidave të sotme.

"Në vende të ndryshme të botës muzetë vizitohen nga shumë njerëz. Në të njëjtën kohë, teknologjitë e reja mund të plotësojnë kërkesat e vizitorëve për t'u njohur me historinë përkatëse në muze. Këto raste dhe sfida na shpjegojnë përse duhet të bëjmë ndryshim dhe transformim. Në kohën e ndryshimeve të shpejta, të gjithë muzetë duhet të kuptojnë qartë objektivin e punës së tyre dhe arsyet e mbrojtjes së vazhdueshme të këtyre thesareve."

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore