Kina: RCEP-i, një marrëveshje e tregtisë së lirë me cilësi të lartë

2019-11-07 17:21:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:贸易---[mào yì]---Tregti

Zv.ministri i Tregtisë i Kinës Wang Shouwen u shpreh të mërkurën në Pekin se Partneriteti i Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) është një marrëveshje e tregtisë së lirë me cilësi të lartë dhe me nivel të hapjes së tregtisë së mallrave prej 90 %.

Wang Shouwen-i bëri të ditur se ditët e fundit, në mbledhjen e 3-të të liderëve të RCEP-it të zhvilluar në kryeqytetin e Tajlandës Bangkok, u publikua Deklarata e Përbashkët e Liderëve të RCEP-it. Sipas kësaj deklarate, 15 vendet anëtare të RCEP-it kanë përfunduar negociatat për tekstin e marrëveshjes dhe bisedimet thelbësore mbi hyrjen në treg.

"Në këtë mbledhje të liderëve u shpall se 15 vendet anëtare të RCEP-it kanë përfunduar në përgjithësi negociatat, gjë që shënon një arritje të madhe në ndërtimin e zonës së tregtisë së lirë me popullsinë më të madhe, me strukturën e vendeve anëtare më të shumëllojshme dhe me potencialin më të madh. 15 vendet anëtare të RCEP-it kanë 2.2 miliardë banorë, një PBB të përgjithshme prej 29 trilionë dollarësh amerikanë, një vëllim eksporti prej 5.6 trilionë dollarësh amerikane dhe investime të huaja prej afro 370 miliardë dollarësh amerikane," bëri të ditur z. Wang.

Në vitin 2012, dhjetë vendet e ASEAN-it nisën negociatat për RCEP-in, ku ishin të ftuara dhe Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Australia e Zelanda e Re. Wang Shouwen-i u shpreh se dhjetë vendet e ASEAN-it dhe vendet e ftuara kanë nënshkruar përkatësisht marrëveshjen e tregtisë së lirë "10+1" (Australia dhe Zelanda e Re kanë nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë të përbashkët me ASEAN-in). Objektivi i RCEP-it është arritja e një marrëveshjeje të madhe e të re moderne, të gjithanshme, të nivelit të lartë dhe me përfitime të ndërsjella.

Sipas Wang Shouwen-it, marrëveshja përfshin edhe përmbajtje mbi tregtinë elektronike, pronësinë intelektuale, politikat e konkurrencës, prokurimet qeveritare, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, gjë që shfaq karakterin modern të saj. Wang-u u shpreh gjithashtu se rezultatet e negociatave kanë marrë plotësisht parasysh interesat të palëve të ndryshme, duke plotësuar në nivel më të lartë kërkesat e zhvillimit të tyre.

Numri dy i dikasterit kinez të tregtisë vuri në dukje gjithashtu se, në hapin e ardhshëm, ekipet negociuese do të fillojnë shumë shpejt punën e shqyrtimit të tekstit të marrëveshjes, me qëllim që ajo të nënshkruhet brenda vitit 2020. Disa probleme të rëndësishme të Indisë ende nuk janë zgjidhur. Palët e ndryshme, përfshirë edhe Kinën, do të vazhdojnë negociatat me palën indiane dhe mirëpresin pjesëmarrjen sa më të shpejtë të Nju-Delhit në marrëveshje .(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore