Zhvillohet në Shangai mbledhja e vogël ministrore e OBT-së

2019-11-06 17:50:58 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:部长---[bù zhǎng]---Ministër

Të martën u zhvillua në Shangai mbledhja e vogël ministrore e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Pas hyrjes së Kinës në OBT në vitin 2001, kjo është hera e dytë që në Kinë organizohet e ashtuquajtura mbledhje e vogël ose minimbledhje e ministrave të OBT-së. Në këtë mbledhje morën pjesë 33 ministra ose përfaqësues të ministrave të vendeve anëtare të OBT-së, si BE-ja, Rusia, India etj. Përgjegjësi përkatës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh se në këtë mbledhje është arritur një konsensus i gjerë për të përkrahur sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe për të kundërshtuar unilateralizmin e proteksionizmin.

Në mbledhje, ministri i Tregtisë i Kinës Zhong Shan u shpreh se tani janë forcuar elementet e unilateralizmit e të proteksionizmit dhe se autoriteti e efektiviteti i OBT-së po përballojnë sfida. Organizimi i kësaj mbledhje nga pala kineze ka si synim për të formuar një platformë dialogu e komunikimi me palët e ndryshme dhe për të përmirësuar sistemin e tregtisë shumëpalëshe. Të gjithë ministrat që morën pjesë në këtë mbledhje, shprehën përkrahjen për sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe kundërshtuan unilateralizmin e proteksionizmin. Zyrtari i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Hong Xiaodong bëri të ditur në një konferencë shtypi:

"Përballë forcimit të unilateralizmit e të proteksionizmit, ministrat që morën pjesë në mbledhje folën në përkrahje të sistemit të tregtisë shumëpalëshe të bazuar te rregullat, duke kërkuar forcimin e autoritetit dhe efektivitetit të OBT-së. Përballë uljes së vëllimit të tregtisë dhe ekonomisë botërore, ruajtja e sistemit të tregtisë shumëpalëshe dhe zhvillimi i tregtisë ndërkombëtare mund të nxitin rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vazhdueshëm."

Në mbledhjen e vogël të ministrave të OBT-së, u shkëmbyen mendime për rezultatet e Mbledhjes së 12-të Ministrore të OBT-së, reformën e OBT-së etj. Ministrat ose përfaqësuesit e ministrave pjesëmarrës përkrahën reformën e nevojshme të OBT-së. Hong Xiaodong tha:

"Ministrat bënë thirrje njëzëri për zgjidhjen e problemit të mungesës së anëtarëve të Trupës së Apelit dhe përmirësimin e efikasitetit të organeve të OBT-së, duke nxitur zhvillimin e rregullave të OBT-së. Në të njëjtën kohë, palët e ndryshme përkrahën idenë që zhvillimi të jetë thelbi i punës së OBT-së dhe që t'i kushtohet vëmendje e madhe çështjes së statusit të vendeve në zhvillim anëtare të kësaj organizate." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore