BE-ja: CIIE-ja krijon raste të reja tregtare

2019-11-05 17:38:00 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:商机---[shāng jī]---Rast tregtar

Ditët e fundit, delegacioni i BE-së në Kinë bëri një deklaratë, ku thuhet se BE-ja i mirëpret rastet tregtare të sjella nga Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) për vendet anëtare dhe ndërmarrjet e BE-së. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh të hënën se pala kineze beson se vendet dhe ndërmarrjet evropiane që marrin pjesë në CIIE, "do të vijnë këtu me gëzim dhe do të kthehen të kënaqura".

Në konferencën e shtypit të hënën, Geng Shuang-u bëri të ditur:

"Sipas deklaratës, shumë ndërmarrje të BE-së që morën pjesë në edicionin e parë të CIIE-së vitin e kaluar thanë se pjesëmarrja në ekspozitë e ka shtuar vëllimin e shitjeve të tyre ose ka ndihmuar në gjetjen e klientëve të rinj. Lidhur me edicionin e dytë të CIIE-së, entuziazmi i vendeve evropiane nuk është pakësuar aspak. Siç njoftohet, 17 vende evropiane do të marrin pjesë në këtë edicion. Franca, Italia, Republika Çeke dhe Greqia janë vendet e ftuara kryesore të këtij edicioni. Sipërfaqet ekspozuese të kompanive nga Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Suedia renditen në 10 vendet e para. Besojmë se këto vende dhe ndërmarrjet pjesëmarrëse në ekspozitë do të vijnë këtu me gëzim dhe do të kthehen të kënaqura."

Sipas deklaratës së BE-së, Unioni i mirëpret premtimet e Kinës për këmbëngulje në Reformën dhe Hapjen, por mendon që ekziston rreziku i "lodhjes nga premtimet". Për këtë, Geng Shuang-u tha:

"Pala kineze e mban gjithmonë fjalën e vet. Ne do të zbatojmë në përgjithësi dhe efektivisht premtimet tona. Realizimi i premtimeve është përgjegjësia e palës kineze për komunitetin ndërkombëtar dhe ndërmarrjet e huaja, është edhe nevoja e brendshme e Kinës për nxitjen e zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë, për formimin e strukturës së re të hapjes dhe për përmirësimin e nivelit të jetesës së popullit. Zhvillimi përsëri i CIIE-së tregon se masat e mëdha të Kinës për hapjen e tregut ndaj botës nuk janë për qëllime afatshkurtra, por janë për zhvillimin e përbashkët afatgjatë. Prandaj, i lutemi palës evropiane të mos jetë e shqetësuar. Pala kineze do të bëjë përpjekje të pandërprera për zbatimin e premtimeve të veta. Nuk ekziston 'problemi i lodhjes'."

Geng Shuang theksoi gjithashtu se Kina dhe BE-ja janë dy ekonomi të rëndësishme dhe dy fuqi të mëdha të qëndrueshme, të cilat kanë konsensus të gjerë kundër proteksionizmit dhe unilateralizmit:

"Shpresojmë që pala evropiane do të bëjë përpjekje të përbashkëta me palën kineze dhe do të vazhdojë frymën e respektit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta, të hapjes e gjithpërfshirjes dhe të zgjerimit të bashkëpunimit, për t'i sjellë përfitime popullit kinez e popujve evropianë, dhe më shumë elemente qëndrueshmërie dhe gjallërie botës."

Mrekulli
Lajmet Kryesore