Ambasadori kinez në Uashington kërkon mbajtjen e arsyeshmërisë së politikave amerikane ndaj Kinës

2019-10-30 17:40:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:理性---[lǐ xìng]---Arsyeshmëri

Në një seminar të zhvilluar dy ditë më parë në qytetin Houston me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve kino-amerikane, ambasadori kinez në Uashington Cui Tiankai shprehu dëshirën që politikat amerikane ndaj Kinës të ruajnë sensin e arsyes të bazuar mbi fakte dhe jo të çorientohen nga kokëfortësia dhe keqkuptimet.

Në këtë veprimtari të organizuar nga Fondi George H.W. Bush për Marrëdhëniet Amerikano-Kineze, z. Cui tha se i ndjeri presidenti Bush, pavarësisht në postin e drejtorit të lidhjes me Kinën para vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe apo në rrethana kur këto marrëdhënie gjendeshin në vështirësi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, gjithmonë ngulte këmbë në respektin reciprok dhe forcimin e mirëkuptimit dhe të besimit nëpërmjet kontakteve dhe dialogut.

Sipas tij, kjo jo vetëm u ka shërbyer mirë interesave thelbësore të ShBA-së, por gjithashtu ka çelur një perspektivë të ndritur për të dyja palët.

Gjatë zhvillimit prej katër dekadash, marrëdhëniet kino-amerikane kanë bërë përparim historik, lidhjet ekonomike janë forcuar dhe shkëmbimet njerëzore e kulturore janë thelluar më tej, gjë që ka çuar interesa të përbashkëta dhe bashkëpunim midis tyre për paqen e lulëzimin e botës në një nivel të pashembullt.

"Mirëpo, tani për tani, këto marrëdhënie janë errësuar nga re që rrallë janë parë në 40 vjet. Konceptet ideologjike si "lufta tregtare", "Lufta e re e Ftohtë", "shkëputja e plotë", "përplasja e qytetërimeve" po spekulohen gjerësisht. Madje disa prej tyre janë bërë një pjesë e së ashtuquajturës "strategji e mbarë qeverisë amerikane mbi Kinën", tha ambasadori Cui.

Në fjalim, ai vuri në dukje se pasi u themelua 70 vjet më parë, Kina e Re ka gjetur me eksplorim një rrugë të socializmit me karakteristika kineze, e cila ka ndryshuar krejtësisht Kinën e vjetër, duke ndikuar pozitivisht zhvillimin e tërë botës. Gjatë kësaj periudhe, Kina nuk ka synuar asnjëherë të fitojë vetë duke dëmtuar palët e tjera. Kina beson se bashkëpunimi sjell përfitim reciprok, prandaj ajo propozoi krijimin e një bashkësie të fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Z. Cui shprehu shpresë që politikat e ShBA-së ndaj Kinës të bazohen në arsye dhe realitet dhe jo të çorientohen nga kokëfortësia dhe keqkuptimi.

"Urrejtja, ksenofobia dhe izolimi nuk kanë qenë kurrë vlera kryesore të asnjë qytetërimi. Tani, marrëdhëniet kino-amerikane ndodhen në një udhëkryq të ri dhe e ardhmja e tyre varet nga vendimet e sotme", tha përfaqësuesi diplomatik i Kinës në ShBA.

Sipas tij, prirja e integrimit dhe përparimit të përbashkët ekonomik Kinë-ShBA është i pandalshëm, "shkëputja e plotë" nuk është në të mirën e dy popujve, zgjidhja dhe përballimi i shumë problemeve ndërkombëtare si bisedimet bërthamore të Gadishullit Korean, ndryshimi i klimës etj., nuk bëhen pa bashkëpunimin dhe bashkërendimin e dy vendeve.

"Vijimi i bashkëpunimit miqësor është rryma kryesore e opinioneve publike në dy vendeve, i cili është edhe e vetmja zgjedhje e drejtë për të dyja palët. Respekti ndërsjellë dhe ruajtja e pikave të përbashkëta me mënjanimin e diferencave janë garantim bazë i zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane. Historia 40 vjeçare ka vërtetuar se sukesi i Kinës është thelbësor për ShBA-në dhe anasjelltas. Bashkëpunimi sjell leverdi, ndërsa lufta dëm", theksoi ambasadori Cui Tiankai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore