Mbyllen Lojërat e 7-a Ushtarake Botërore

2019-10-28 16:54:45 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:闭幕---[bì mù]---Mbyllje

Mbrëmjen e së dielës në qytetin Wuhan të Kinës u mbajt ceremonia e mbylljes së Lojërave të 7-ta Ushtarake Botërore. Gjatë 10 ditëve, 9300 sportistë ushtarakë të ardhur nga 109 vende të botës zhvilluan 27 gara të mëdha duke thyer 7 rekorde botërore dhe 85 rekorde të Lojërave Ushtarake. Në ndeshje u fituan 329 medalje të arta dhe delegacioni i Kinës, i Rusisë dhe ai i Brazilit u renditën përkatësisht në tre vendet e para në tabelën e medaljeve. Lojërat Ushtarake Botërore të Wuhan-it janë bërë një platformë paqësore e miqësore e ushtarëve botërorë duke lënë gjurmën e Kinës në historinë e këtyre lojërave.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Sportit Ushtarak Dorah Mamby Koita u shpreh:

"Sportistët tanë kanë luajtur shumë mirë, disa prej tyre madje arritën në kulmin e jetës së tyre sportive. Ata thyen shumë rekorde të Lojërave Ushtarake, veçanërisht në fushën e notit, të qitjes, të atletikës etj. Këto sporte janë sportet bazë ushtarake dhe kjo tregon se vendet e ndryshme u kanë kushtuar shumë rëndësi sporteve ushtarake."

Në Lojërat Ushtarake të Wuhan-it, delegacioni rus fitoi gjithsej 51 medalje të arta. Drejtuesi i delegacionit rus Aleksander Ivanov vlerësoi se Lojërat Ushtarake të Wuhan-it janë Lojërat më të mira deri tani:

"Jemi të mrekulluar nga puna e hollësishme organizative, ndeshjet e mrekullueshme, kushtet e mira të fshatit të sportistëve, ushqimet e shijshme etj. Këto janë Lojërat më të mira Ushtarake deri sot, na pëlqyen shumë. Ky nuk është vetëm një takim sportiv, por gjithashtu dhe një takim miqësor."

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e mbylljes, kryetarja e komisionit organizativ të Lojërave të 7-ta Ushtarake Botërore dhe zv-kryeministrja kineze Sun Chunlan u bëri thirrje të gjithëve të bashkohen, të ndërtojnë urën e ndërlidhjes me sport duke dhënë së bashku një kontribut më të madh për mbrojtjen e paqes botërore dhe për krijimin e komunitetit të fatit të përbashkët të njerëzimit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore